Këtë të hënë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me reshje shiu në veri dhe verilindje. Temperaturat minimale do luhaten 11-19 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rritje 23 -27°C e veri, 30-31°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3- 4 ballë në det të hapur.
Author: tirana
Dashi Ju jeni në kërkim të emocioneve dhe dashurive të reja. Në ditët në vijim do të favorizohen takime të reja dhe dashuri të reja, të cilat do t’ju bëjnë të harroni monotoninë që e urreni aq shumë. Demi Të hënën një lajm i shkëlqyer për ju. Gjatë orëve të ardhshme do të keni shumë energji në anën tuaj. Gjërat do të priren të përmirësohen gjithnjë e më shumë gjatë javës. Binjakët Kjo javë që fillon tani do të jetë një javë që ju duhet të harroni ose në çdo rast që do t’ju bëjë të pendoheni për të kaluarën.…
Janë publikuar pamjet e momentit të përplasjes me armë zjarri në ambientet e ‘’Bon Vivant’’ në Kosovë. Nga përplasja mbeti i vrarë një person dhe disa të tjerë u plagosën Në pamjet e publikuara nga mediat në Kosovë shquhet momenti i nisjes së sherrit. Fillimisht përplasja ka nisur duke përdorur shishet e qelqit dhe më pas ka shkuar deri në përdorimin e armës.
Një repere e vetëshpallur, me emrin e artit “Wall Street Crocodile” dhe bashkëshorti i saj biznesmen e haker njëkohësisht, janë deklaruar fajtorë për grabitjen dhe përpjekjen për të “pastruar” Bitcoin me vlerë rreth 4.5 miliardë dollarë. Dyshja pasi u arrestuan, u deklaruan fajtorë për pastrim parash në lidhje me vjedhjen nga platforma e shkëmbimit të kriptomonedhave Bitfinex.Ilya Lichtenstein dhe Heather Morgan paraqitën kërkesat e tyre përpara gjykatësit në SHBA, pasi qeveria i kishte akuzuar ata për një mega-komplot ku do të pastronin 119,754 Bitcoin që ishin vjedhur pas një hakerim të ndodhur në vitin 2016. Lichtenstein, i cili njihej në…
Një 19-vjeçar shqiptar i cili jetonte në Altamura të Barit, humbi tragjikisht jetën pasi u mbyt në det. Mediat italiane shkruajnë se viktima është Anxhelo Cara. Ai kishte shkuar bashkë me të dashurën në plazhin në Baia Verde për të kaluar ditën e diel, por fati i të riut rezultoi të ishte tragjik. Paraprakisht dyshohet se i riu u fut në det për të ndihmuar të dashurën e tij që u gjend në vështirësi për shkak të rrymave, por prej andej nuk arriti të dilte i gjallë.
Arsenal ka fituar trofeun e 17-të të Superkupës së Anglisë, pasi mundi me penallti Manchester Cityn. Në “Wembley” koha e rregullt përfundoi 1-1, në një sfidë spektakolare. Skuadra e drejtuar nga Michel Arteta iu afrua shumë golit në minutën e 25-të me Havertz dhe Martinelli, por as njëri as tjetri nuk u treguan të saktë, duke shpërdoruar kështu një rast të artë. Në fundin e fraksionit, portieri Ortega shpëton portën nga një gol i sigurt, teksa sërish Havertz gaboi nga fare pranë portës. Trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola bën lëvizjen e duhur në pjesën e dytë, duke larguar Haaland dhe…
Të dielën ish-presidenti amerikan, Donald Trump vuri në shënjestër gjykatësen federale të caktuar në çështjen ku ai akuzohet për përpjekje për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Avokati i zotit Trump ka argumentuar se veprimet që ndërmori klienti i tij pas humbjes ishin thjesht “kërkesa”. Përmes një postimi në median sociale, zoti Trump shkruante me shkronja të mëdha se, “NUK MUND TË KEM NJË GJYKIM TË DREJTË NGA GJYKATËSJA E CAKTUAR”, duke shtuar se ai kishte në plan të kërkonte që gjykatësja Tanya Chutkan ta përjashtonte veten nga gjykimi i çështjes dhe që gjyqi të mos zhvillohej…
Përdorimi i inteligjencës artificiale është bërë një temë e rëndësishme në grevat e aktorëve dhe skenaristëve në Hollivud. Studiot thonë se kanë ofruar mbrojtje dhe kompensim të drejtë për rastet kur përdoret inteligjenca artificiale. Nga ana tjetër, aktorët dhe skenaristët druhen se inteligjenca artificiale do të përdoret për të kopjuar imazhin dhe zërin e tyre pa i paguar ata dhe mund të shfrytëzohet pa pëlqimin e tyre Inteligjenca artificiale është një temë thelbësore në grevën e aktorëve dhe skenaristëve në Hollivud, të cilët kërkojnë paga më të mira dhe më shumë të drejta nga studiot. Gjatë viteve të fundit është…
Pjeshkët dhe aroma e tyre janë lidhur nga shumica prej nesh me muajt e verës. Ato janë burime të pasura të lëndëve ushqyese të vlefshme me përfitime të shumta shëndetësore. Sa më të freskëta dhe të pjekura të jenë, aq më shumë rritet përmbajtja e tyre antioksidante. Përfshirja e pjeshkës në dietën e përditshme mund të bëhet në mënyra të ndryshme, qoftë me versionin e tyre të freskët apo të tharë, ndërkohë që ka plot receta nga sallatat e deri tek tortat e ëmbla që i përfshijnë. Megjithatë, studimet kanë treguar se pjeshkët e përpunuara dhe të konservuara ruajnë vitaminat…
Kilian Mbape është lënë jashtë planeve të PSG-së, teksa klubi po mundohet që ta largojë atë gjatë merkatos së verës. Por duket se mungesa e futbollit të luajtur nuk po shqetëson shumë lojtarin. Ai ka shfrytëzuar ditën e tij të pushimit për të udhëtuar me avionin e tij privat drejt Sardenjës, për të hequr pak mendjen nga telenovela e merkatos që e rrethon, dhe duket se atje ai ka gjetur personat me të cilët të shtyjë kohën. Më saktësisht, dy bukuroshe me bikini nuk i janë ndarë sulmuesit gjatë gjithë kohës që qëndrimit të tij në një klub në Sardenjë.…
Për shkak të temperaturave të larta është shkrirë asfalti në disa rrugë në Denizli të Turqisë. Administrata Meteorologjike tha se lagështia në qytet ka arritur nivelin në 37 për qind. Temperatura e ajrit arriti deri në 42 gradë celsius. Për shkak të motit tejet të nxehtë dhe lagështisë, në disa rrugë është shkrirë asfalti. Për shkak të shkrirjes së asfaltit në autostradën Denizli – Antalia në vendndodhjet Cankurtaran dhe Gokpinar, automjetet kanë lëvizur shumë ngadalë, raporton Anadolu Agency. Këmbësorët gjithashtu kanë pasur vështirësi në kalimin e rrugës. Ekipet e autostradës spërkatën me pluhur guri dhe ujë rrugët. Shoferi Muhittin Çinar…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përkujtoi Prof. Eqrem Çabej, emrin më përfaqësues të shkencave albanologjike në 115-vjetorin e lindjes së tij. “Shpreh gjithë nderimin dhe mirënjohjen time si President i Republikës së Shqipërisë për Prof. Eqrem Çabejin sot në 115-vjetorin e lindjes së tij, jeta dhe vepra e të cilit e bëjnë akademikun tonë të madh emrin më përfaqësues të shkencave albanologjike. Me përkushtimin, vizionin dhe punën e palodhur prej patrioti të madh dhe intelektuali të shquar, si shkencëtar i rendit të parë, por edhe si dijetar, mendimtar dhe pedagog brilant, Eqrem Çabej jo vetëm i dha identitet shkencor akademizmit…