Presidenti Bajram Begaj përkujtoi sot Dëshmorin e Atdheut, Komisar Gani Malushi. “Dëshmori i Atdheut, Komisar Gani Malushi do të nderohet gjithmonë si shembull frymëzimi për Policinë e Shtetit”, u shpreh Presidenti Begaj. “Do të kujtohet me respekt për luftën pa kompromis me bandat e krimin”, theksoi Begaj. “Profesionistë si ai lartësojnë figurën e Policisë së Shtetit dhe rrisin besimin tek ajo”, përfundoi mesazhin e tij Kreu i Shtetit.
Author: tirana
Rrjetet shqiptare të drogës janë fokusuar në trafikimin dhe shpërndarjen e kokainës. Kjo është një nga gjetjet kryesore të antidrogës italiane, të publikuar në raportin e saj të fundit për vitin 2023. Sipas këtij raporti, vetëm në vitin e fundit, rreth 1200 shqiptarë u denoncuan në prokuroi nga seksioni i antidrogës, në lidhje me aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta, nga 1127 që ishin denoncuar më 2021. Ndërkohë që rastet për transportin dhe shpërndarjen e kanabisit, ishin më të ulëta se një vit më parë. Një rënie të ndjeshme pësoi edhe numri i shqiptarëve të denoncuar për aktivitetin…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se lulishtes së fundit të Tiranës po i vjen fundi. Përmes një postimi në Facebook, ajo thekson se Tirana po kthehet në një fjetore që nuk ka jetë. Njerëzit janë kthyer në banorë të një qyteti që ofron kutitë e betonit si shtëpi, pa identitet, pa urbanizim. “Prej dekadash Tiranën e qelbte një moçal që ishte burimi ndotjes dhe modeli perfekt i zhvillimit. Aty u vendos në 2011 të ndërtohej një park, për të mbyllur një herë e mirë epokën e një Tirane të mbytur në pisllëkun e asaj grope. Fatkeqësisht asaj lulishte…
121 680 euro u tentuan që të futeshin në mënyrë ilegale në Shqipëri. Sasia e parave u kap në Portin e Durrësit dhe pronari i kishte fshehur eurot në tavanin e autobusit. Në pranga ka rënë Leonard Nikolli. Njoftimi i plotë Operacioni policor i koduar “Fluksi”, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia Kufitare, në të gjithë vendin. Sekuestrohen 121 680 euro të padeklaruara në PKK Port Durrës. Operacioni, rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se me një autobus, po trasportohej një shumë e konsiderueshme eurosh, me qëllim shmangien e deklarimit të tyre në pkk.…
34-vjeçari Francesco Zhuta, është përplasur për vdekje teksa udhëtonte me motoçikletën e tij. Ngjarja e rëndë është regjistruar në provincën Rosignano të Livornos në Itali, ku raportohet se i riu nga Shqipëria është përplasur nga një mjet tip “Audi Q3” dhe për pasojë ka humbur kontrollin duke u përplasur më pas me një pemë. Ai u gjet në tokë pa ndjenja dhe me një plagë të thellë në kokë. Shërbimet e urgjencës ndërhynë menjëherë, por nuk mundën të bënin asgjë, pasi shqiptari humbi jetën në vendin e ngjarjes Policia e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, ndaloi shoferin e…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përkujtuar 20 vjetorin e ndarjes nga jeta të Komisar Gani Malushit, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në vitin 2003. Ai thekson përmes një postimi në Facebook, se ka nisur një erë e re në Policinë e Shtetit, duke nënvizuar se do të bëjë çmos që të shkëpusë nga uniformat blu fijet e rrjedhjes tek krimi të informacioneve sensitive të punës dhe aksioneve policore. “Sot 20 vite më parë Policia e Shtetit humbi një nga oficerët e saj më të lartë, dhe këtë nuk e them për gradat, por nga përgjegjësitë e mëdha…
Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Aurela Gaçe e ftuar pak ditë më parë në “Pushime on Top”, e pyetur nëse do të bënte një bashkëpunim me Luzin, NUK REFUZOI, por tha se asaj i kanë rezultuar bashkëpunimet më të mira jo kur ajo dhe kolgët e saj kanë qenë “on top”, por kur i kanë arritur qëllimet dhe bashkëpunimet i kanë bërë për qejf. Ajo gjithashtu, e ftoi Luizin (pasi t’i kalonin vitet e famës) të bashkëpunonte edhe me të, pse jo? E vërteta është që lajmi u transformua, u keqinterpretua, madje bëri shumë zhurmë në rrjet. Aurela reagoi…
Aktorja fituese e çmimit Oscar, Helen Mirren luan rolin e Golda Meir, kryeministrja e parë femër që drejtoi shtetin e Izraelit. Me regji të Guy Nattiv, aktorja britanike sjell në ekran kryeministren e izraelit, e vetmja në një qeveri kryesisht mashkullore, gjatë periudhës komplekse të Luftës së Yom Kipurit. Filmi përshkruan kohën kur Izraeli drejtohej nga një grua ndërsa toka izraelite u sulmua nga Egjipti dhe Siria, duke shkaktuar kështu luftën komplekse të Yom Kippur. Kryeministrja Golda Meir, e papërgatitur për sulmin si pjesa tjetër e vendit të saj, tani është e detyruar të udhëheqë qeverinë izraelite në një nga…
Filmi “Barbie” e Greta Gerwick pritet t’i kalojë 1 miliard dollarë në arkat botërore në vetëm tre javë në kinema, duke thyer rekordin e mbajtur më parë nga “Wonder Woman” e Patty Jenkins. “Barbie”, të cilin Gerwig e drejtoi ku është edhe bashkëskenariste, fitoi 53 milionë dollarë të tjerë nga 4 178 vende në Amerikën e Veriut këtë fundjavë, sipas vlerësimeve të publikuara nga studioja sot, raportoi Reuters. Filmi me aktoren protagoniste Margot Robbie është në vendin e parë për tre javë tani dhe Warner Bros tha se do të kalojë 1 miliard dollarë të ardhura para fundit të ditës.
Junta ushtarake në Niger ka mbyllur hapësirën ajrore të vendit pas përfundimit të ultimatumit nga unioni i vendeve të Afrikës Perëndimore, që kërkonte rikthimin në detyrë të presidentit të rrëzuar Mohamed Bazoum. Hapësira ajrore do të qëndrojë e mbyllur për një afat të pacaktuar dhe kjo për shkak të kërcënimeve nga fqinjët për të ndërhyrë ushtarakisht në Niger. Presidenti Bazoum u rrëzua nga pushteti më 26 korrik dhe ishte gjenerali i rojeve presidenciale, Abdourahmane Tchiani ai që e shpalli veten disa ditë më vonë si lideri i ri. Ky grusht shteti në Nigeri është dënuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtar, përfshirë…
Xhamia e Plumbit në Shkodër po i nënshtrohet një rikonstruksioni me fondet e Turqisë, që prej një viti më parë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga ecuria e punimeve, ku shkruan se do t’ia kthejnë besimtarëve, por do të jetë një tjetër destinacion turistik që i shtohet vendit tonë. “MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i punës në Xhaminë e Plumbit, për kthimin e këtij tempulli jo vetëm besimtarëve, por edhe Shkodrës, si një tjetër destinacion atraktiv turistik, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Papa Françesku thotë se Kisha Katolike është e hapur për të gjithë, përfshirë komunitetin LGBT, dhe se ka për detyrë t’i shoqërojë ata në një rrugë personale të spiritualitetit, por brenda kornizës dhe rregullave të saj. Një gazetar i tha Papës gjatë udhëtimit, se ai kishte thënë më parë se Kisha ishte e hapur për “të gjithë, të gjithë, të gjithë” dhe e pyeti nëse nuk ishte jokoherente që disa, si gratë dhe homoseksualët, nuk kishin të njëjtat të drejta. Kjo ishte një referencë e dukshme për gratë që nuk lejohen të bëhen priftërinj, ndërsa çiftet e të të njëjtit…