Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, do të propozojë rinisjen e bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë dhe vendosjen e një armëpushimi, në takimin që pritet të zhvillojë së shpejti me liderin rus, Vladimir Putin. Erdogan deri në këto momente, është lideri i vetëm botëror që ende gëzon besimin e Putin dhe Zelenskin. Më herët gjatë ditës, një deklaratë nga Kremlini konfirmoi se Rusia nuk po kërkon të kontrollojë territore të reja në Ukrainë, përveç atyre të shkruar në Kushtetutë. Nga ana tjetër vijojnë luftimet e ashpra mes dy ushtrive në jug të vendit. Sipas raportimeve të fundit, një ish-deputet ukrainas u…
Author: tirana
Meteorologu Akil Osmani ka bërë parashikimin e motit për ditët e ardhshme. Reshjet e shiut që përjetuam gjatë fundjavës duket se do t’ia lënë vendin motit të ngrohtë të gushtit. Sipas meteorologut duke filluar nga dita e martë do të kemi një ngritje graduale të temperaturave, duke bërë që në zonat e ulëta maksimumet të shkojnë deri në 38 gradë celcius. Ai tha se pushuesit në bregdet nuk duhet të shqetësohen, pasi temperaturat do të shkojnë deri në 34 gradë celcius dhe moti do të jetë i qëndrueshëm. “Pushuesit duhet të jenë të qetë pasi ata që kanë zgjedhur bregdetin,…
Kampionët e Shqipërisë, Partizani, ato të Kosovës, Ballkani dhe të Maqedonisë së Veriut, Struga luajnë takimin e parë të raundit të tretë këtë mesjavë dhe kanë mbetur në garë për një vend në grupet e Conference League. Nëse kualifikohen, tre skuadrat do të mbërrinin në fazën “play-off”, një hap larg kalimit në fazën e grupeve. Në rast se eliminojnë Valmiera, Partizani do të gjente përballë një prej humbësve të çifteve, Zrinjski-Breidablik, Karabak-Helsinki dhe Astana-Ludogorets. Rivalë që janë të domosdoshëm për të kuqtë në rast se duan të sprovojnë veten dhe të arrijnë për herë të parë në grupet e një…
Futbollisti i Vllaznisë Futsall në Shkodër, Ermir Lera është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të marte në moshën 34-vjeçare. Lera pësoi një aksident automobilistik dhe prej 10 ditësh ishte në reanimacion, duke luftuar për të qëndruar në jetë. Futbollisti i sallave nuk ia ka dalë që të fitojë ndeshjen më të rëndësishme në jetë. Ermir Lera ishte edhe mësues i edukimit fizik në një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Shkodrës, ku prej kohësh mësonte të rinjtë për pasionin për sportin. Tifozët shkodranë e mbajnë mend futbollistin Lera për lojën dhe golat e shënuar me ekipin e futsallës së…
Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të hënë masën e sigurisë “arrest me burg” për tre zyrtarët e ushtrisë, të arrestuar në Zall-Herr në kuadër të një operacioni të policisë së shtetit, ku u zbuluan dhe sekuestruan qindra rrënjë kanabis sattiva, brenda raportit ushtarak. Ata nuk e kanë pranuar autorësinë e veprës penale, ku pohuan se nuk mund ta kontrollonin të gjithë hapësirën në fjalë, pasi bëhet fjalë për 140 hektar tokë. Tre ushtarakët akuzohen për “shpërdorim detyre”. Ndërkohë, mbrojtja e të arrestuarve pretendoi se pa një akt-ekspertimi, të pandehurit nuk mund të akuzohen për “kultivim të lëndëve narkotike”. Në…
Nis seanca për dhënien e masës së sigurisë për 3 ushtarakët e arrestuar në lidhje me parcelën e kanabisit që u zbulua në repartin ushtarak të Zall-Herr-it. Masa do të jepet nga gjykata e Tiranës. Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit: – Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;– Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;– Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie. Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë: A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture; P.…
Policia e Fierit ka arrestuar një 40-vjeçar në qytezën e Libofshës, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje. Në pranga u vu Emiliano Gjika, i cili në gjendje të dehur qarkullonte i armatosur me automatik në rrugët e Libofshës, duke shkaktuar panik te banorët, të cilët njoftuan policinë. Ai sapo pa shërbimet e Policisë, hodhi kallashnikovin në një kanal dhe u mundua të largohej, por u neutralizua nga efektivët. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 40-vjeçari në momentin e arrestimit, ishte në gjendje të dehur, rrethanë e cila rrit rrezikshmërinë e posedimit të armës së zjarrit.
Atletico Mineiro fitoi 0-2 në transfertë me Sao Paolo. Në këtë sfidë goli i parë u shënua nga Hulk, ish-sulmuesi i Brazilit. I njohur për goditjet e forta dhe golat e “çmendur”, Hulk ka shënuar një tjetër gol që të bën të vendosësh “duart në kokë”. Në minutën e katërt të ndeshjes, Hulk provoi nga afro 35 metra për ta dërguar topin në trekëndësh. Edhe pse në fushë kundërshtare, edhe tifozët e Sao Paolo mbetën të befasuar nga një gol i tillë fenomenal. 37-vjeçari ia ka dalë të shënojë kështu një nga golat më të bukur të karrierës, duke i…
Kryeplaku i fshatit Kerr në Klos, Sali Muça ka denoncuar dhunën nga një bashkëfshatari i tij, Besnik Muça, djali i Vebi Muçës me të cilin ka pasur edhe më herët konflikte. Ai ka treguar se konflikti ka nisur me djalin e dhunuesit për shkak të një gurore, ndërsa ky i fundit e ka dhunuar atë në fytyrë e trup. “Kam qenë në kanalin vaditës, kur vjen Besnik Muça i cili ka ardhur menjëherë, më ka goditur me grushte disa herë, në fytyrë e në trup. Më pas është larguar. Unë kam ardhur në spital. Nuk kemi pasur konflikte e asgjë,…
Qyteti i bukur i Sarandës po pret me mijëra turistë dhe pushues, ndaj dhe ekipi i Urgjencës të Spitalit Sarandë po përballet me një fluks të shtuar rastesh që kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Kështu u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu teksa ndau në rrjetet sociale ekipin shëndetësor të Urgjencës të Spitalit Sarandë. “Çdo ditë, mbi 100 qytetarë vendas e të huaj marrin shërbim në spitalin e Sarandës, nga një ekip profesionistësh të përkushtuar”, tha Manastirliu. Ajo shprehu mirënjohje për skuadrën e Urgjencës me Dr. Ina Daja, kryeinfermiere Lime Mihasi, infermierët Islam Liçi, Eva Sulo, Trëndelina…
Një mrekulli ka ndodhur. Rojet bregdetare në Florida shpëtuan një burrë që po lundonte me një varkë gjysmë të mbytur rreth 12 milje larg bregut. 25-vjeçari Charles Gregori kishte dalë për të peshkuar në oqeanin Atlantik dhe prej 35 orësh nuk kishte kontaktuar me njeri, gjë që bëri familjarët të njoftojnë autoritetet. Ai u pikas nga helikopteri, i cili dha koordinatat e sakta që cuan në evakuimin e tij. “Ai ishte trembur për vdekje. Më tregoi se gjatë këtyre orëve në det i ishte lutur Zotit më shumë se kishte bërë gjatë gjithë jetës së tij”, tregon babai i 25-vjeçarit.
Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi tentoi që të vidhte në një filial banke, në Unazë të Re. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Enrik Ismalaj. Ngjarja në fjalë ndodhi në rrugën “Teodor Keko”. NJOFTIMI I POLICISE Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari që tentoi të vidhte në një filial banke, në Unazë të Re. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë,…