Author: tirana

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku një person është marrë me forcë dhe është futur në një makinë. Nga video të publikuara, shihet se si personi merret me forcë nga disa veta dhe futet në një makinë të bardhë. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një arrestim nga forcat operacionale të veshur si civilë, apo me një ngjarje rtë rëndë, rrëmbim të mes të ditës. Pritet një reagim i policisë për të zbardhur ngjarjen.

Read More

Policia e Kosovës ka kryer një aksion kundër drogës në një banesë në lagjen “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut. Zëvendësdrejtori rajonal për veriun, Veton Elshani, tha se gjatë aksionit janë konfiskuar edhe armë. “Banesa është shfrytëzuar nga S.M. [shtetas i Kosovës i nacionalitetit serb] janë gjetur dhe konfiskuar 60 kartela grafike, makina anti-miner S9, 13 ventilatorë, poça elektrik që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit, llambë elektrike për laborator, 51 fishekë, tetë shok-bomba të modifikuara”, tha Elshani për Radion Evropa e Lirë. Ekipit të REL-it nuk i është lejuar që t’i afrohet ndërtesës ku po kryet aksioni. Gazetarëve…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim me strukturat e Policisë Kufitare dhe Delta Forcë, që janë të vendosura dhe operojnë në vijën bregdetare nga Vlora deri në Sarandë për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Përgjatë sezonit veror në vijën bregdetare janë shtuar kontrollet dhe patrullimet për të garantuar siguri të shtuar, për mijëra turistë e pushues. Ministri Balla ka përgëzuar të gjitha njësitë e Policisë së Shtetit që janë të angazhuara drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e sezonit turistik, gjatë një takimi që zhvilloi sot me strukturat e Policisë Kufitare dhe ato të Delta Force, në Vlorë e Sarandë. Ai…

Read More

Në futboll duhet edhe pak fat, por goglat këtë herë nuk u treguan të mëshirshme për ekipin e Partizanit. “Demat” mësuan këtë të hënë rivalin e tyre të mundshëm në fazën e play-off të Confernece League. Në rast se të kuqtë kalojnë Valmieran, atëherë në fazën play-off do të përballen me humbësin e çiftit Astana (Kazakistan)/ PFC Ludogorec (Bullgari), dy rivalë me shumë traditë në Evropë, sigurisht dhe me një buxhet shumë herë më të madh. Ndeshjet e këtij turi do të luhen në datat 24 dhe 31 gusht.

Read More

Konfliktet në të kaluarën dhe borxhet dyshohen të jenë shkaqet kryesore të sherrit të sotëm, në Vlorë, si pasojë e të cilit humbi jetën 55-vjeçari Armando Meshau. Gazetari i ABC News Elton Nikaj thotë se viktima njihet si ndërtues në qytetin bregdetar dhe me profesion ishte inxhinier. Fillimisht ata janë konfliktuar me grushte dhe në sherr e sipër Meshau ka përplasur kokën në tokë dhe për pasojë ka humbur jetën. “Viktima 55-vjec, që njihet në Vlorë si ndërtues dhe inxhinier ndërtimi. Pas sherrit, ai ka rënë në tokë duke përplasur kokën në trotuar duke i sjellë vdekjen e menjëhershme. Mendohet…

Read More

Kreu i zyrës presidenciale ukrainase, Andriy Yermak, njoftoi përmes Telegramit se 22 të burgosur të luftës janë kthyer në Ukrainë nga burgjet ruse më 7 gusht. Në mesin e të liruarve janë dy oficerë, ushtarë të thjeshtë dhe nënoficerë. Ata kishin marrë pjesë në beteja në fronte të ndryshme dhe disa prej tyre ishin plagosur, tha Yermak. Ministria ruse e Mbrojtjes ende nuk ka komentuar për këmbimin e të burgosurve. Këmbimi i fundit i të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës ka ndodhur në korrik të këtij viti. Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit 2022. Lufta…

Read More

Zbardhen detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Qerret të Durrësit, në Katund i Ri. Burime bëjnë me dije se dy persona, pronari i banesës dhe fqinji i tij, kanë qenë duke shembur tarracën e objektit të vjetër, dhe gjatë punimeve, një pjesë e saj është shembur dhe i ka zënë poshtë. Pas alarmit të dhënë nga familjarët, u njoftua policia dhe shërbimi zjarrfikës. Me ndërhyrjen e tyre, u bë e mundur ndalja e personave nga rrënojat, por njëri prej tyre, konkretisht pronari, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Read More

Zbulohet identiteti i pronarit të banesës në Durrës, i cili humbi jetën pasi e zuri poshtë tarraca e banesës. Bëhet fjalë për Shaban Shehun. Pronari i banesës, bashkë me fqinjin e tij, 27-vjeçarin me inicialet A. R., ishin duke shembur tarracën, kur diçka nuk ka shkuar siç duhej dhe rrënojat e kanë zënë poshtë. Qerret, Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 13:15, në fshatin Qerret, është shembur tarraca e banesës së shtetasit Sh. Sh., rreth 55 vjeç, dhe ka zënë poshtë shtetasin Sh. Sh. dhe shtetasin A. R., 27 vjeç (i punësuar nga shtetasi Sh. Sh.), të cilët po kryenin punime ndërtimi.…

Read More

Nxirren dy personat nën rrënoja e tarracës së shembur në Qerret. Mësohet se njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është transportuar në spital. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë policia, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre. Dy personat janë identifikuara si Shaban Shehu, i cili është pronari i shtëpisë dhe Bert Roshi, i cili ka qenë duke punuar. Roshi ndodhet në spitalin e Durrësit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./

Read More

Teoria e kaosit është një ligj i shpallur nga James Yorke dhe që na kujton një fakt thelbësor: bota nuk ndjek një model të saktë dhe të parashikueshëm; duam apo s’duam, në jetën tonë ekziston edhe kaosi, kjo hapësirë ​​e vogël që i është lënë rastësisë, ku është thuajse e pamundur të parashikosh efektin e ngjarjeve të caktuara. Është mjaft e zakonshme të lidhet teoria e kaosit me degët e saj mëmë: matematika dhe fizika. Megjithatë, shpesh harrojmë se këto shkenca kanë një implikim të drejtpërdrejtë në jetën tonë të përditshme, në të vërtetë ka shumë pak sektorë që kanë…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka hedh akuza për grabitjen e fondit të të dhënave të sistemit TIMS. Në deklaratën për shtyp, Noka akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Taulant Balla se qëndrojnë prapa autorëve të vërtetë të grabitjes së fondit të të dhënave të sistemit TIMS, teksa shtoi se PD denoncon me forcë operacionin shtetëror kriminal të Ramës dhe Ballës. Deklarata e plotë e Flamur Nokës: Prej dy ditesh ka shpërthyer superskandali i vjedhjes dhe eksportimit të të gjitha të dhënave të sistemit të TIMS të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, të Krim-ministrit, Edi…

Read More

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar pasi në disa medie qarkulloi lajmi se ai qëndron pas kullës 47 kate që pritet të ndërtohet te Pallati i Kulturës në Tiranë. Përmes një postimi në Facebook, ai hedh poshtë këto pretendime, ndërsa i kërkon kryeministrit Edi Rama të revokojë lejen, ose ndryshe sipas tij akuza nga mediat e financuara nga ai, janë gënjeshtra. Për të e vetmja gjë që ka përfituar nga Rama-Veliaj, janë shpifjet dhe kallëzimet e rreme. Postimi i plotë i Shkëlzen Berishës: Dje dhe sot media të sponsorizuara me tendera dhe para inceneratorësh si dhe të…

Read More