Author: tirana

“Arrest me burg” është masa e sigurisë e dhënë sot për dy autorët e dyshuar të vrasjes së Luljeta Prezës. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë te Ura e Dajlanit në Durrës. Vendimi për Aldo Brahimajn dhe Ylli Grabovarin u dha nga gjykata e Durrësit. 32-vjeçarja e cila punonte si punonjëse seksi u vra poshtë urës së Dajlanit me thike gjate natës. Trupi i saj u konstatua disa orë më vonë nga kalimtare të rastit. “Unë kam ardhur për djalin. Nuk e di është apo nuk është e vërtetë. Të kalbet brenda nëse e ka bërë djali im. Merrej me…

Read More

Pas planifikimit për rritjen e taksës së pronës, qeveria ka vendosur që të aplikojë sigurimin e detyrueshëm për dëmet nga tërmetet për çdo banese në republikën e Shqipërisë, përveç atyre me qerpiç ose me kallama. Sipas projektligjit të nxjerrë për konsultim nga ministria e financave, qytetarët do të jenë të detyruar që çdo vit të bëjnë sigurimin vjetor të banesës, përfshirë dhe banesat sociale dhe ato ne proces legalizim. Polica e sigurimit do të lëshohet nga një fond i posaçëm që do të jetë në pronësi të ministrisë së financave. Sipas projekt ligjit polica e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet…

Read More

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq 13 persona, që akuzohen për kultivim droge në fshatrat e Krujës. Bëhet fjalë për shtetasit; Bujar Sefa (Xaka), Skënder Velja, Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, Vaid Taka, Edison Xaka, Xhemal Zogu, Asim Pulaci, Saba Shehi, Armand Dervishi, Agron Asllanaj, Shkëlqim Ismaili, Ahmet Pulaci dhe Haxhi Murati. NJOFTIMI I SPAK Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka përfunduar hetimet dhe dërguar në gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të…

Read More

Një sherr mes dy personave ka ndodhur këtë të hënë në Vlorë. Dy persona janë konfliktuar me sende të rënda. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por është shënuar një viktimë. Paraprakisht mësohet se viktima ka qenë ndërtues. Ai është identifikuar si Armando Memshani, 55-vjeç, i cili ka gjetur vdekjen pasi është goditur me grusht. Sherri ka nisur në një lokal, ndërsa për shkak të sherrit personi që humbi jetën ka përplasur kokën në pllakat e lokalit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka shoqëruar disa persona, por ka edhe kamera në lokalin ku ka ndodhur ngjarja për ta…

Read More

Pika e kalimit kufitare me Maqedoninë e Veriut në Qafë Thanë funksionon vetëm me një ndalesë, duke synuar shkurtimin e procedurave në kufi dhe kalimin sa më të shpejtë të udhëtarëve nga të dyja vendet. Por me sa duket një javë pas këtij ndryshimi duket se efekti ka qenë i kundërt. Mëngjesi dhe paraditja e kësaj të hënë ka sjellë radhë të mjeteve që prisnin të futeshin në vendin tonë. Personat që prisnin në radhë tregojnë se asnjëherë më parë nuk ka qenë të detyruar të presin kaq gjatë për t’u futur në Shqipëri. Sipas policisë kufitare shqiptare kjo radhë…

Read More

Sali Berisha doli këtë të hënë në një deklaratë për mediat, teksa ka folur për çështjen e sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës. Sipas Berishës, Ministria e Financave e ka refuzuar gjashtë herë kërkesën për ndërtimin e këtij inceneratori. “Vapa e gushtit ra, por flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekziston bëhen gjithnjë e më përcëlluese. Të dhëna autentike, zyrtare, origjinale faktojnë se Erion Veliaj është autori më kryesor së bashku me Edi Ramën i vjedhjes së shekullit me inceneratorin e Tiranës. Këto të dhëna të cilat disponohet plotësisht edhe nga Prokuroria Speciale dëshmojnë se, jo një, por gjashtë herë…

Read More

Ish-finalistja e “Big Brother Albania Vip 2”, Efi Dheshes ka gjetur pak kohë për të kaluar me fansat e saj në Instagram duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre. Shumë e pyesnin për projektet e saj, anën personale, por ishte edhe një koment që tërhoqi vëmendjen e Efit. Pasi një ndjekës e quajti “Llullë”, term që shumë e përdornin për Kiarën gjatë BBV, Efi ka reaguar dhe me përgjigjen e saj, duket se i hodhi një thumb Kiarës, madje edhe duke e imituar. “Unë?”, pyeti ajo e habitur si për të treguar se po ngatërronte person dhe se personit që i…

Read More

Biznesmeni Gjergj Luca ishte këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion dhe në një deklaratë tha se bëri një padi për shpifjet në media që janë bërë ndaj tij. Luca tha se do të luftojë shpifjet në media dhe për gazetarët u shpreh se do të përballet me gjobëvënësit mediatikë për të ruajtur dinjitetin. “Erdha këtu për të ruajtur fytyrën time. Nuk do ta kthej në personale. Dua të hap një betejë për të gjithë mediat e tallavasë. Ja drejtoj të gjithë dallavereve që mundohen për me bo pis çdo gjë në këtë vend. Kur lexova artikull që…

Read More

Investimet në infrastrukturat e shërbimit për Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor vijnë si domosdoshmëri për të ofruar shërbime në kushte dhe standarde bashkëkohore. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kantieri i DRSHTRR Durrës i cili i shërben mijëra mjeteve rrugore dhe drejtuesve të tyre, në funksion të pesë bashkive: Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë dhe Rrogozhinë. “Rrugë e sheshe, vendparkime e aksese, linjë e re shtesë për Kontrollin Teknik, rigjenerim urban e heqje ngrehinash të degraduara nga koha, rrethime e veshje strukturore, brandim e gjelbërim, instalime për hijezim e sinjalistikë orientuese, sistemime në ambiente brenda…

Read More

Nga: Roland Qafoku Zhegu i korrikut ia la vendin shumë shpejt një muaji po aq të nxehtë në temperatura, por që për politikën shqiptare nuk duket i tillë. Me fjalë të tjera, gushti i këtij viti ka gjasa të futet në histori si muaji që do fusë ethet politikës shqiptare. Edhe pse ka shtatë ditë që ka hyrë ai që dikur quhej muaji i pushimeve absolute, për politikanët tani quhet muaji i etheve absolute. Aradha e politikanëve që marrin në dorë një letër në zarf me dërgues nga SPAK ku shkruhet se duhet të paraqiten te godina hijerëndë është e…

Read More

Këtë të hënë Komisioni Rregullator në Komisonin Qendror të Zgjedhjeve miratoi me 3 vota pro dhe 1 kundër rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023. Kundër votoi Muharrem Caka, anëtar i propozuar nga opozita. Kujtojmë se Partia Socialiste mori 53 bashki, koalicioni “Bashkë Fitojmë’ i Sali Berishës dhe Ilir Metës mori 7 bashki dhe 1 bashki e mori minoriteti grek.

Read More