Roja kufitare e Polonisë i ka kërkuar qeverisë të dërgojë 1000 trupa shtesë në kufirin me Bjellorusinë, për të trajtuar një fluks të emigrantëve që tentojnë të kalojnë ilegalisht atë. Sipas tyre të paktën 19,000 njerëz janë përpjekur të kalojnë kufirin deri tani këtë vit, nga 16,000 në vitin e kaluar. Ministria polake e mbrojtjes ka dërguar tashmë mbi 1000 trupa në kufi në javët e fundit, të nxitur nga shqetësimet për praninë e grupit mercenar Wagner brenda shtetit pro-rus. Instituti për Studimin e Luftës thotë se Wagner ka kryer ushtrime stërvitore në një kamp në Brest, qyteti i gjashtë…
Author: tirana
Iluzionet optike dhe testet psikologjike zbulojnë shumë për marrëdhëniet me ata që na rrethojnë dhe gjithashtu për personalitetin tonë. Testi i sotëm vjen për të zbuluar nëse ju jeni në fund të fundit partneri manipulues në një lidhje dhe kjo do të thotë shumë, si për shembull se jeni njohur me manipulimin emocional të personit me të cilin jeni. Kjo është një taktikë psikologjike e suksesshme dhe sipas ekspertëve, padyshim që nuk ka baza të shëndosha dhe shumë lehtë mund ta kthejë një marrëdhënie në një marrëdhënie shkatërruese. Kur dikush manipulohet emocionalisht nga dikush afër tij, ata nuk e kuptojnë menjëherë. Mund të duhet kohë për ta…
Sezoni veror ka rritur ndjeshëm hyrje daljet në pikat e kalimit kufitar të juglindjes së vendit. Gjatë orëve të pasdites është krijuar radhë në pikën kufitare të Kakavijës, por pala shqiptare është duke punuar me sportele të shtuara. Fluksi është po i njëjtë me atë gjatë fundjavës. Pala shqiptare është duke punuar me 8 sportele, ndërsa pala greke me 5 sportele. Ndërsa situata në pikën kufitare të Kapshticë është më e qetë Mësohet se maksimumi i pritjes në Kapshticë ka qenë rreth 15 – 20 minuta. Për sa i përket ditëve në vijim, sipas autoriteteve parashikon lëvizje të shtuara.
Rasti i kanabisit në repartin ushtarak të Zall Herrit nuk është i vetmi që i ndodh një vendi anëtar të NATO-s. Një rast pak a shumë i ngjashëm ka ndodhur në Belgjikë, ku më 22 qershor një vit më parë u zbulua një laborator droge, brenda një baze ajrore.Baza e Kleine-Brogel në verilindje të Belgjikës, ku u zbulua ky laborator për prodhimin e drogave sintetike si ekstazi njihet për rëndësinë e saj strategjike. Belgjika është një nga vendet e para, pjesë e Aleancës Ushtarake të NATO-s dhe një ndër anëtaret dhe themeluesit e Bashkësisë Evropiane, njëherësh kryeqendra e organizatave të…
Beyonce bëri një gjest humanizmi ndaj fansave të saj, në mënyrë që të sigurohej që të gjithë të kthehen të sigurt në shtëpi. Duke pasur parasysh kushtet e motit dhe stuhinë intensive në Maryland, fansat e saj që erdhën në FedEx Field për ta dëgjuar atë, u përballën me vështirësi të mëdha si në transportin e tyre ashtu edhe gjatë qëndrimit në stadium. Përkundër kësaj, publiku qëndroi aty me durim për të dëgjuar këngëtaren e tyre të preferuar, ku me një gjest ajo shprehu mirënjohjen e saj. Sipas një raporti të E!News, ylli dha 100,000 dollarë për të mbajtur trenin…
Një 36 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi akuzohet se ka vjedhur sende me vlerë brenda një objekti kulti. Sipas policisë ky shtetas u kap në flagrancë teksa po tentonte të vidhte në një magazinë, në fshatin Labinot. Nga hetimet ka rezultuar se36 vjeçari gjithashtu autor i vjedhjes së një sendi me vlerë, në një objekt kulti, në qytetin e Elbasanit, vjedhje e dyshuar e kryer më datë 24.12.2022, por e denoncuar në Policinë e Elbasanit, më datë 04.08.2023, nga një përfaqësues i këtij objekti kulti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ohër, ku nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur babë e bir. Sipas mediave maqedonase, ngjarja ka ndodhur në një dasmë të organizuar në një oborr shtëpie në rrugën “Petrino” në Ohër. Mësohet se nga të shtënat me armë nga një 60-vjeçar, janë plagosur babë e bir, I.S, 39 vjeç dhe fëmija i tij i mitur. Të plagosur janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër, ku është kryer ndërhyrje mjekësore.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga shirat e mëdha dhe vërshimet në Slloveni është rritur në gjashtë, raportuan mediat lokale të hënën. Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, i ka përshkruar shirat rrëshek dhe vërshimet e mëdha – të cilat e goditën vendin e Alpeve me dy milionë banorë – si fatkeqësinë më të madhe natyrore që nga shpallja e pavarësisë tri dekada më parë. Shirat dhe rrëshqitjet e dheut, që nisën të enjten, kanë përmbytur pjesë të mëdha të Sllovenisë qendrore dhe veriore, duke e bllokuar qasjen në fshatra dhe duke e penguar trafikun. Të dielën, ekipet emergjente e…
Tani është zyrtare. Abissnet Superiore do të fillojë më 26 gusht, ndyshe sa ishte caktuar më parë data 19 gusht. Shkak për shtyrjen u bë shumica e klubeve të cilat kërkuan shtyrjen me një javë si pasojë e mospërgatitjes në kohë për fillimin e sezonit ri. Postimi i FSHF: Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se nisja e sezonit të Kampionatit Kombëtar “Abissnet Superiore” për sezonin 2023-2024 është shtyrë me një javë. Sezoni i ri futbollistik ishte planifikuar të niste më datë 19 gusht ndërkohë që pas kërkesës së mazhorancës së klubeve për spostimin e…
Një 37 vjeçar është vënë në prangat e polciisë së Durrësit pasi zbulohet se përvetësonte pagesat e qytetarëve që parkonin automjetet në një hapësirë publike që ishte e destinuar nga bashkia, si vendparkim pa pagesë. Sipas polciisë mësohet se ky shtetas gjithashtu shfrytëzonte 2 adoleshtë, si punëtorë në këtë biznes. Ndër të tjera thuhet se 37 vjeçari iu merrte para (300-500 lekë) qytetarëve, për të parkuar automjetet në një hapësirë, në lagjen nr. 1, hapësirë e cila ishte e destinuar nga bashkia e Durrësit, si vendparkim pa pagesë. Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se 37-vjeçari shfrytëzonte si punëtorë në këtë biznes,…
Shpejt do të merret një vendim, por me shumë mundësi, tifozët e Superligës do të duhet të presin më gjatë për të parë nisjen e sezonit të ri. Shumica e klubeve që do të marrin pjesë në edicionin 2023/2024 kanë kërkuar shtyrjen me një javë të kampionatit elitar të futbollit në vend. Burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit tregojnë se shtatë klube kanë firmosur kërkesën drejtuar Komitetit Ekzekutiv për të spostuar nga data 19 gusht në 26 gusht nisjen e sezonit të ri. Në kërkesë mungon firma e klubeve të Tiranës, Vllaznisë dhe Teutës, që nuk janë të bindur me…
Është në pranga autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Vlorë gjatë ditës së sotme. Mësohet se se ai tashmë ndodhet në komisariatin e policisë së qytetit. Vrasja e Armando Meshaut ndodhi pas një sherri në një kancelari në qytet, ku viktima dhe autori debatuan për pronësinë e një apartamenti. “Rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Nga veprimet e shpejta…