Author: tirana

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar sërish për kullën “Mali i Tiranës” që do të ndërtohet pas Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë. Tabaku shkruan se projekti i kësaj kulle është simbol i qartë i arrogancës dhe moskujdesjes për trashëgiminë historike, që sipas saj po shkatërrojnë qytetin nga ana urbanistike. Kjo kullë që do të ndërtohet, sipas Tabakut është një shëmbëlltyrë e politikës korruptive që ka ardhur si pasojë e pandëshkueshmërisë. Shkrimi i plotë Në vitet 1990-2011, gropa e Hajdin Sejdisë ishte simboli i kapitalizmit alla Shqipta-ndotja e qendrës së Tiranës, një shëmbull i rëndomtë i paditurisë politike. Edhe…

Read More

Ambientet e mbyllura thithin shumë energji dhe kimikate brenda tyre. Për fat të mirë bimët na ndihmojnë që të arrijmë ta filtrojmë ajrin në mënyrë të vazhdueshme dhe natyrale në çdo ambient. Por vetëm një lloj i caktuar lulesh arrijnë ta kryejnë plotësisht këtë proces. Këto bimë përveçse do të filtrojnë ajrin do të thithin lagështinë, eliminojnë erën e keqe dhe të pastrojnë pluhurin nga shtëpitë tuaja. Fieri Për vite të tëra lulja e fierit ka zënë vend në shtëpitë dhe kopshtet shqiptare. Mund ta vendosni në çdo zonë të shtëpise, në sallon gjethet e shpeshta jeshile do t’i japin…

Read More

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj ka dhënë dorëheqjen. Mediat në Kosovë shkruajnë se kryeministri Albin Kurti ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj. Gjithashtu njoftohet se ministri Mehaj, do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci. Theksohet se ai ka dhënë dorëheqje për arsye familjare. Nuk dihet nëse do të transferohet në ndonjë pozitë në institucionet e Kosovës, apo do të kthehet në vendin ku ka jetuar e punuar në Norvegji.

Read More

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. Fjala është për Henri Gjapi. Gjatë natës së 31 marsit të këtij viti, Gjapi dyshohet se është konfliktuar me Gentian Taljen, ndërsa në sherr ka ndërhyrë më pas edhe Artur Gjolena. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut. Pas përplasjes fizike me këta dy persona, një prej tyre, Gentian Talja ka rënë. Për pasojë 46-vjeçari është përplasur në bordurë dhe ka marrë plagë të rënda në kokë, ndërsa pas 5 ditësh humbi jetën në spital.

Read More

Skena të frikshme dhune pushtuan të hënën në mbrëmje Athinën në stadiumin e AEK-ut. Huliganët e Dinamo Zagrebit sulmuan tifozët e AEK-ut. Për pasojë ka humbur jetën një 22-vjeçar grek. Ai u vra me thikë. Policia ka arrestuar në lidhje me këtë ngjarje 98 persona. Mes tyre janë 87 kroatë, një shqiptar, një austriak, një boshnjak, një gjerman dhe pesë grekë. Skenat e dhunës ndodhën përpara ndeshjes AEK-Dinamo Zagreb që pritet të luhet këtë të martë dhe është e vlefshme për fazën e eliminatoreve të Champions League.

Read More

I pyetur në polici fill pas arrestimit pas vrasjes së ndërtuesit 55-vjeçar Armando Meshaun, Rei Meta, në dëshmitë e tij mban një qëndrim të njëjtë duke treguar të njëjtin version të ngjarjes. Sipas burimeve të policisë Meta ka thënë se nuk ka patur motiv për ta vrarë teksa në qendrën e internetit janë takuar rastësisht sipas tij pasi të dy do të printonin disa dokumente. Rei Meta kallëzon gjithashtu se viktima e ka sharë i pari dhe e ka goditur ai kur konflikti është përshkallëzuar. Meta gjithashtu pretendon se ka goditur për vetëmbrojtje, teksa pretendon se 55-vjecari e ka humbur…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pejë, ku Tush Frroku dyshohet se hyri brenda një lokali plot me klientë dhe qëlloi me armë zjarri një person. Pas ngjarjes, autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes me armën në dorë. Sipas policisë së Kosovës, e cila ka publikuar edhe foton e tij, Tush Frroku gjatë arratisjes nën kërcënimin e armës i ka grabitur automjetin një qytetari dhe është larguar në drejtim të Gurrakocit. Blutë e Kosovës janë vendosur në ndjekje të tij dhe kur kanë mbërritur në fshatin Kosh-Istog, kanë gjetur makinën e braktisur, ndërsa autori u dyshuar…

Read More

Ministri grek Giannis Oikonomou ka anuluar takimin që ishte parashikuar të mbahej këtë të martë me homologun shqiptar Taulant Balla në Kakavijë. Shkak për anulimin e takimit janë bërë trazirat mbrëmjen e djeshme në Greqi, para ndeshjes AEK- Dinamo Zagreb, ku ka pasur një përplasje të dhunshme mes tifozëve dhe një 22-vjeçar ka humbur jetën. Për shkak të këtyre trazirave, Oikonomou nuk do të vijë në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa i pranishëm do të jetë vetëm ministri Taulant Balla.

Read More

Një tifoz i AEK-ut grek ka mbetur i vrarë në një përleshje mes futbolldashësve të atij klubi dhe Dinamos së Zagrebit. Një i ri 22-vjeçar humbi jetën pasi mori plagë të shumta me thikë dhe u plagosën katër grekë dhe katër kroatë. 82 tifozë kroatë, një austriak, një boshnjak, një shqiptar, një gjerman dhe dy grekë, u arrestuan, sipas televizionit. Një grup prej 150-200 tifozësh të Dinamos kanë mbërritur në mënyrë të organizuar rrugës drejt Greqisë, në prag të ndeshjes së turit t tretë të kualifikimeve në Champions League mes AEK-ut dhe Dinamos.

Read More

Sali Berisha ka reaguar për krimin e rëndë në Vlorë. Ish-kryeministri e ka konsideruar si “krim të shëmtuar” vrasjen e inxhinierit Armando Meshau nga Rei Meta djali i anëtares së KLP. Sipas Berishës djali i anëtares së KLP, Nurihan Meta përfaqëson fytyrën e kriminelëve të pushtetit për të cilët ligji nuk ekziston. “Krim i shëmtuar! Rei Meta djali i anëtares së KLP, Nurihan Meta sekser i merr jetën inxhinierit Armando Meshau. Miq, në Vlorë 33 vjeçari Rei Meta, një sekser gjobvënës me emër, në një akt të shëmtuar kriminal i mori jetën me grushte në një kancelari në Vlorë, inxhinierit…

Read More

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK-ut dhe ka ndryshuar masën e sigurisë për Arben Spahiun e Arsen Precin, duke i liruar nga burgu. Ata u arrestuan si të dyshuar nga prokuroria e Elbasanit për sigurim kushtesh për të kryer vrasje, e armëmbajtje pa leje e falsifikim dokumentesh, për rastin e gjetjes te ish-fabrika e konservimit në lagje Emin Matraxhiu me 18 shkurt të këtij viti. Ata janë të njohur të Erjon Alibej. ndërkohë Arben Spahiu është kunati i tij. Erjon Alibej është kreu i një grupi kriminal që urdhëronte vrasje me pagese. Kundërshtarët e tij janë vëllezërit Franc…

Read More

Në ditën kur autoritetet britanike nisën të zhvendosin emigrantët nga qendra e azilkërkuesve dhe hotelet në një anije të stacionuar në Portland, u zbulua edhe ideja më e fundit e qeverisë së Rishi Sunak për ti dërguar jo më në Ruanda, por në një ishull në mes të Atlantikut. Lajmi i mirë shkruan media italiane Corriere della Serra është se për shkak të grushtit të shtetit, ideja e zhvendosjes së emigrantëve në Niger është zbehur përfundimisht. Lajmi i keq është se të gjithë opsionet e tjera qëndrojnë në tavolinë dhe janë të vlefshme për azilkërkuesit që zbarkojnë në ishull. Mbërritjet…

Read More