Author: tirana

Partia Demokratike, ajo e Lulzim Bashës depozicon në SPAK dosjen për kullën “Mali i Tiranës” që ka nisur të ndërtohet prapa Teatrit të Operas dhe Baletit. Vetë kryetarja e grupit të këshilltarëve të PD-së në këshillin bashkiak të Tiranës, Enriketa Papa ka shkuar në SPAK për të dorëzuar një dosje të plotë denoncuese, kryesisht për mënyrën e financimit për ndërtimin e kulles më të lartë në Tiranë. Pas kullës prapa Teatrit të Operas dhe Baletit, e cila pritet të jetë më e larta në Tiranë, qendrojnë biznesmenë të lidhur me Shkëlzen Berishën.

Read More

Ministria e telekomunikacionit e Irakut tha se ka bllokuar aplikacionin e mesazheve Telegram për shqetësimet e sigurisë kombëtare dhe për të ruajtur integritetin e të dhënave personale të përdoruesve, për të cilat tha se aplikacioni i kishte keqpërdorur. Aplikacioni përdoret gjerësisht në Irak për dërgim të mesazheve, por edhe si burim lajmesh dhe për shpërndarje të përmbajtjeve të ndryshme. Disa kanale përmbajnë sasi të mëdha të të dhënave personale duke përfshirë emrat, adresat dhe lidhjet familjare të irakianëve, shkruan Reuters. Ministria tha në një deklaratë se i kishte kërkuar aplikacionit të mbyllë “platformat që nxjerrin të dhënat e institucioneve zyrtare shtetërore…

Read More

Korriku i vitit 2023, është muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë, konfirmoi sot shërbimi evropian Koperniku, duke renditur të dhënat që kanë “çmendur” të gjithë matësit. Muaji i kaluar, i shënuar nga valët e të nxehtit dhe zjarret në të gjithë botën, ishte 0.33 gradë Celsius më i ngrohtë se muaji i mëparshëm i rekordeve (korrik 2019, i cili ishte mesatarisht 36.63 gradë Celsius). Temperatura atmosferike ishte gjithashtu 0.72 gradë Celsius më e ngrohtë se mesatarja (1991-2020) për korrikun .

Read More

Policia e Vlorës njofton se ka vënë në pranga një 35-vjeçar nga Shkodra, i cili është konstatuar teksa ishte duke ecur në këmbë, me një pistoletë me silenciator, ndërsa gjatë kontrollit fizik, atij i janë gjetur edhe municion luftarak, doreza dhe një kapuç, që i mbante në çantën e shpinës. Në kuadër të operacionit “Silenciatori” u vu në pranga shtetasi A.N 35 vjeç, banues në Shkodër, ndërsa mësohet se pistoleta që mbante i riu ishte me fishek në fole, çka ngre dyshimet se ai mund të jetë nisur për të kryer ndonjë ngjarje kriminale. Njoftimi i Policisë së Vlorës Lëvizte…

Read More

7 zyrtarë të lartë të policisë greke janë shkarkuar në lidhje me incidentet e dhunshme që u regjistruan mbrëmë në Athinë, ku humbi jetën një 29 vjeçar, si dhe u plagosën 8 të tjerë. Për këtë arsye, Ministri i Brendshëm, Janis Oikonomou vendosi të largojë nga detyra disa zyrtarë të lartë të policisë në Janinë, Achaia dhe Corthiaff. Të papranueshëm dhe dështim të policisë e ka cilësuar ministri Oikonomou kalimin e organizuar të huliganëve kroatë në territorin e Greqisë, pa u ndaluar asnjëherë nga autoritetet. Oikonomou la të kuptohet se në lidhje me dhunën në kryeqytet, pritet të ketë dhe…

Read More

Pas radhëve të gjata të një ditë me parë në dalje të territorit grek, drejtorët e dy departamenteve të Kufirit shqiptar Saimir Boshnjaku dhe atij grek Ioannis Stavastrakis kanë zhvilluar sot një takim ku kanë diskutuar mbi menaxhimin e situatës. Drejtori i Departamentit të Kufirit, Saimir Boshnjaku tha se situata është normale për sezonin pavarësisht fluksit në rritje të lëvizjeve ne të dyja anët e kufirit. Ai vlerësoi bashkëpunimin me palën greke dhe kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve. Rreth 10 mijë shtetas kanë kaluar këtë pikë kufitare gjatë 24 orëve të fundit, ku fluksi më i lartë i lëvizjeve është shënuar…

Read More

Shefi i Organizimit të grupit të Rithemelimit të PD, Klevis Balliu akuzon drejtoreshën e QSUT, Albana Fico, duke thënë se i ka dhuruar tender për të pastruar oborret e QSUT firmës “PASTRIME SILVIO” SHPK, të Fiqiri Allmuçajt, duke skualifikuar 7 kompani të tjera. “Drejtoresha e QSUT, Albana Fico, pasi mbushi xhepat e Sadri Abazit me fonde të Shëndetësisë është rikthyer te duar të tjera ‘të ngrohta’ me të cilat, ose ndan paratë, ose keqmenaxhon dhe bën rrush e kumbulla të ardhurat e sektorit dhe të taksapaguesve shqiptarë. Për prapaskenat e aferave të tenderave dhe fondeve në QSUT, Fico ka thirrur…

Read More

Regjisori i njohur dhe fituesi i çmimit ‘Oscar’, William Friedkin ka ndërruar jetë moshën 87-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë bashkëshortja e tij, Sherry Lansing për The Hollywood Reporter, por pa treguar shkakun e vdekjes. Ai ishte ikona e filmave të të viteve 1970, duke përfshirë kështu “The French Connection” dhe “The Exorcist”. Friedkin fitoi çmimin ‘Oscar’ për regjinë më të mirë për filmin “Lidhja franceze” në 1972, duke u nominuar sërish për të njëjtin çmim dy vite më pas për “Exorcist”, i cili mori dhjetë nominime dhe dy çmime. Në vitin 1965 ai bëri filmin…

Read More

Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese në Hollandë ishte në fokus të takimit të Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla me Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të ulëta, Reionut Vos. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla bënë të ditur se në takim është diskutuar ndër të tjera dhe për luftën kundër krimit të oranganizuar dhe sigurinë publike. “Mirëprita në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta Reinout Vos. Bashkëpunim shumë planesh me agjencitë ligjzbatuese hollandeze në luftën kundër krimit të organizuar si dhe mbi mundësitë e marrjes së ekspertizës në fushën e sigurisë publike”, njofton Balla. Më herët, Ministri i…

Read More

Ndërtuesi Armando Meshau u vra dje në Vlorë. Deri tani 10 persona janë marrë në pyetje dhe të gjithë kanë dhënë të njëjtën deklaratë. Në sherr e sipër autori Rei Meta e ka qëlluar me dy grushta në fytyrë, më pas 55 vjeçari ka humbur jetën. Meta gjithashtu pretendon se ka goditur për vetëmbrojtje dhe se vdekja e Meshaut ka qenë aksidentale pasi ai nuk ka dashur ta vriste. Ai ka pretenduar gjatë marrjes në pyetje se 55-vjecari e ka humbur jetën nga përplasja me tokën, ose ndonjë orendi të internet kafesë, në momentin kur është rrëzuar përtokë si rrjedhojë…

Read More

Më 11 gusht në Prishtinë, do të mbahet koncerti i këngëtarit Capital T dhe artisti ka zbuluar suprizën e madhe. Akon, këngëtari botëror është i ftuari suprizë. Në mesin e një prej toure-ve të tij legjendar në Europë, Akon pranoi ftesën për të ardhur në Prishtinë në Time Capsule II. Përpos faktit që është këngëtar i kalibrit botëror, Akon është një producent i shkëlqyer dhe filantrop i rrallë. Po ashtu vetë artisiti ka edhe një mesazh. View this post on Instagram A post shared by Capital T (@truekapo)

Read More

Ish-mbështetësja e Sali Berishës, aktivistja Evi Kokalari ka reaguar lidhur me ndërtimin kullës “Mali i Tiranës” në qendër të Tiranës. Ajo është shprehur se pronarë janë Gim Zeqo dhe Ilir Shpufi, ortaku i Shkëlzen Berishës. Madje ajo shkon edhe më tej, ku thotë se ky projekt është aq i madh sa në këmbim kanë shitur edhe zgjedhjet e 14 majit që ikën dhe ato të 2025-ës. “Kam folur me disa vete dje për të konfirmuar kush është mbas kullave. Njeri prej tyre që e konsideroj burim super serioz për vetë pozicionit që ka, me një fjali tha se pronare janë…

Read More