Ish-banori i “Big Brother Albania Vip 2”, gazetari Bledi Mane në një intervistë televizive zbuloi pak kohë më parë fitimet e banorëve të BBV, duke shuar kureshtjen e të gjithëve. Së fundmi, ka qenë Valbona Mema ajo që ka zbuluar vërtetësinë e shifrave të publikuara. Fitime “të fryra” apo të vërteta? Kjo mund të jetë padyshimpyetja që të gjithë kanë menduar, pasi kanë mësuar shifrat që fitojnë ish-banorët e BBV. Bledi duke iu referuar statistikave, tha se listën e fitimeve e kryeson Luiz Ejlli, i cili fiton në muaj rreth 100 mijë euro, duke përfshirë kontratat komerciale, imazh i bizneseve…
Author: tirana
Një trup i dekompozuar i një shtetasi korean, i cili kishte marrë një banesë me qira në lagjen “Naim Gjylbegu” në Shkodër është gjetur nga Policia. Njoftimi është dhënë nga pronari i banesës, i cili kishte shkuar për të parë, pasi qiramarrësi i ndjerë prej disa kohësh nuk i përgjigjej telefonatës së tij. Policia e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, njofton se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur disa doza lënde narkotike, çka mund t’i ketë shkaktuar edhe vdekjen. Njoftimi i plotë Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Drejtorisë Vendore të…
Ditën e sotme ka pasur një takim në qendrën e bashkëpunimit policor dhe doganor në Kakavijë mes drejtorive të policive kufitare greke dhe shqiptare. Në një prononcim për mediat, drejtori i policisë kufitare shqiptare, Saimir Boshnjaku është shprehur se takimi ka qenë në kuadër të bashkëpunimit dhe menaxhimit të situatës në kufi. Ai ka shtuar se fluksi i kalimeve po shtohet dita-ditës dhe herë pas here ka pasur radhë të gjatë, por sot janë marra masa, që të bëjnë të mundur normalizimin e situatës. Sipas tij masat e marra sot në bashkëpunim edhe me palën greke do të jenë shumë…
Kryeministri Edi Rama ka treguar se ndodhet në Lezhë, ku është takuar me kryetarin e Bashkisë, Pjerin Ndreun. Teksa ka vlerësuar punën e tij që po e kthen Lezhën turistike në Spanjën e vogël të Shqipërisë, kreu i qeverisë tregon edhe një fiksim të vjetër që ka Pjerin Ndreu. “Pjerini e ka fiksim të vjetër të sfidojë Jonin me një zhvillim fantastik në Adriatik. Nëse bashkohet me Benetin ka shumë gjasë t’ia dalin, por halli është se ky do që të sfidojë edhe Shkodrën”,-shkruan Rama. Postimi i plotë Me kryebashkiakun që vit pas viti po e kthen Lezhën turistike në…
Deputetja e PD-së, Flutura Açka thotë se Tirana është sot një qytet i pajetueshëm, si nga cilësia e ajrit dhe mjediseve, nga trafiku e kushte minimale të jetës kolektive dhe nga mungesa e shërbimeve në raport me numrin e popullsisë. “Tiranë të vranë të njëjtët tiranë. Njëherësh me namin që po qarkullon për fat Europës si një perlë e panjohur e Europës për bukuritë natyrore, po ulen me të njëjtën shpejtësi hapësirat e gjelbra, veçmas të qyteteve, e veçmas Tiranës”, shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale. Shkrimi i plotë Tiranë të vranë të njëjtët tiranë. Njëherësh me namin…
Në prangat e Policisë së Gjirokastrës ka rënë një 25-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Road Guard 69”, pasi transportonte me automjet, kundrejt 500 eurove/person, 8 emigrantë. Ditën e djeshme, Policia e Gjirokastrës vuri në pranga 2 bashkëpunëtorët e 25-vjeçarit, të cilët monitoronin rrugën ku kalonte automjeti me emigrantët, për të shmangur patrullat e Policisë. Në pranga u vu shtetasi G.M, 25 vjeç, banues në Krujë. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 23.07.2023, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Kodër”, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka braktisur automjetin me të…
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis e ka konsideruar qëndrimin e palës shqiptare për çështjen e Fredi Belerit si “një autogol” duke përdorur shprehjen tradicionale greke “mesa duket Shqipëria po qëllon këmbët e veta”. Gerapetritis u referua në trajtimin e çështjes nga qeveria greke duke mbështetur edhe njëherë qëndrimin se “paraburgosja e Belerit është e paligjshme dhe cënon shtetin e së drejtës”. Ai tregon se qeveria greke ka ndërmarrë një sërë nismash jo vetëm për lirimin, por edhe për betimin në postin e kryebashkiakut, duke theksuar se këto çojnë në përshkallëzim të situatës dhe rritje tensioni. “Me mënyrën se…
Që nga nisja e testimeve me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti janë arrestuar 26 drejtues mjetesh që kanë rezultuar nën efektin e narkotikëve në timon. Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. B., dhe S. L. Këta shtetas u ndaluan për kontroll pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetet e tyre, në mënyrë të parregullt. Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se këta shtetas drejtonin automjetet, në efektin e lëndëve narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të…
Në Itali kanë shpërthyer polemikat pas një veprimi që këngëtari legjendar Eros Ramazzotti ka bërë gjatë një koncerti. Ai ka qenë duke performuar një nga këngët e tij më të suksesshme, pikërisht atë kushtuar të bijës, Aurora, e cila ka ardhur në jetë nga martesa e tij me yllin e televizionit italian, Michelle Hunziker. Gjithçka nisi të marrë vëmendjen e mediave dhe të vetë fansave të këngëtarit, kur ky i fundit, gjatë koncertit, teksa këndonte së bashku me të bijën këngën kushtuar asaj, në një moment e puth në buzë. Një gjest që ka revoltuar në masë të pranishmit jo…
Vijon aksioni për plazh të lirë. Persona të paautorizuar kishin vendosur në plazhin publik të Sarandës çadra pa leje dhe i kërkonin pushuesve para për të qëndruar. Policia Bashkiake e Sarandës ka ushtruar një kontroll dhe ka arritur të sekuestrojë 160 çadra të vendosura pa leje në hapësirën publike të plazhit. Në plazhin publik, Bashkia ka sjellë një risi për pushuesit që zgjedhin bregdetin e Sarandës për të kaluar pushimet, duke iu vënë atyre në dispozicion çadra dhe shezlongë falas. Mirëpo, pas asnjë leje dhe në shkelje të ligjeve, persona të autorizuar kishin vendosur çadra dhe u merrnin para pushuesve,…
Nga: Edison Ypi Në kohën e Mbretit Zog 2 turista që erdhën të dy i vodhën dhe i vranë në Mamurras. Gjatë Diktaturës turistat marksista-leninista që vinin nga bodrumet e Europës numëroheshin me gishtat e dorës. Sot që po vinë me miliona, në dëm të turistave nuk po ndodh asnjë vjedhje, asnjë grabitje, asnjë pritë, asnjë plagosje, asnjë kanosje. Është hera e parë në historinë tonë që botës nuk po i largohemi egërsisht por po i afrohemi paqësisht. Është eventi historik më i rëndësishëm se të gjitha “luftrat” tona që shkaktuan vetëm vdekje, vetëm fukarallëk, vetëm prapambetje. Kjo që po…
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka dhënë një intervistë për gazetën italiane ‘La Repubblica’ me fokus Shqipërinë si vend në trend për vizitorët nga Evropa, ku ata italianë janë rritur ndjeshëm në vitet e fundit. “La Repubblica” i shtohet listës së mediave që promovojnë Shqipërinë ndërkombëtarisht për potencialet turistike që ka për të ofruar. Nga Davide Carlucci/ Intervistë me gjuhëtaren e specializuar në Sorbonë, njëherësh edhe ministre për Mjedsin në vitin e artë të tokës së Shqiponjave. SARANDË—Në “Bianco”, diskotekën më në zë në Ksamil, grupe të rinjsh italianë kërcejnë të djersitur nën ritmin e etnopopit shqiptar dhe…