Filmi “Barbie” i Greta Gerwig ka kaluar 1 miliard dollarë në mbarë botën dhe është kthyer në trendin më të mirë të verës, ndërsa gjigandi Mattel vazhdon furinë e tij të marketingut bazuar në kukullën popullore dhe ngjyrën rozë. Në këtë kontekst, Weird Barbie, kukulla ‘e çuditshme’ e luajtur nga aktorja e njohur Kate McKinnon, mori versionin e saj në botën e Mattel dhe tashmë është në dispozicion për blerje vetëm me porosi, në një sasi të kufizuar. Barbie e çuditshme vesh të njëjtin fustan rozë me atë në film, me modele shumëngjyrëshe dhe çizme leopardi. Ajo ka bojë të…
Author: tirana
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një muze në Britani, ku një burrë ka plagosur me thikë një tjetër burrë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Policia ka arrestuar autorin në vendngjarje. Ngjarja ndodhi në orën 10:00, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital. Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, autoritetet britanike kanë evakuuar vizitorët dhe stafin e muzeut.
A do të largohet Armando Broja nga Chelsea këtë vere? Kjo është një pyetje që tundon shumë aktorë, të parin vetë “bomberin” kuqezi i cili sheh që në Londër hapësirat për të sa vijnë e zvogëlohen, në një kohë kur blutë vijojnë të kërkojnë zgjidhje të tjera në merkato. Sigurisht të interesuarit kryesorë janë drejtuesit e Chelsea-t, Broja është një investim i klubit, një lojtar i ri me shumë potencial tek i cili besojnë pasi është nën kontratë deri në 2028. Për të ardhmen e Brojës është pa diskutim i interesuar edhe trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, Broja në sytë e…
Policia e Shqipërisë dhe Policia e Kosovës, patrullime të përbashkëta për të rritur parametrat e sigurisë në akset më të frekuentuara gjatë sezonit turistik. Në zbatim të Memorandumit të Bashkëpunimit, të lidhur ndërmjet Policisë Rrugore të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, që prej fillimit të muajit gusht, vijojnë të zhvillojnë patrullime të përbashkëta në Rrugën e Kombit, Lezhë, Durrës dhe në akse të tjera rrugore që lidhin zonat bregdetare të vendit. Objektivat madhorë të patrullimeve të përbashkëta, bashkërendimi i burimeve policore dhe atyre logjistike, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Këto objektiva synohet të…
Sindikatat gjermane paralajmërojnë nga kolapsi në shërbimin publik për shkak të mungesës së mësuesve, edukatorëve e policëve. 360.000 vende në administratën e shërbimit publik janë të pazëna. Disa sindikata të administratës së shërbimit publik në Gjermani kanë ngritur alarmin. “Nëse politika nuk vepron, kërcënon një kolaps i personelit”, ka thënë Daniel Merbitz, anëtar i kryesisë së Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës, GEW pët grupin mediatik Funke. Kurse zëvendëskryetari i Sindikatës së Policisë, GdP, Michael Mertens paralajmëron se “në të gjithë sektorët e policisë mungojnë policët”. Në punën hetimore në Gjermani është krijuar prej vitesh një stok dosjesh që duhen përpunuar. “Nga kjo problematikë vuajnë të gjitha…
Armando Broja nuk duket se do jetë vendimtar te Chelsea, pasi trajneri Mauricio Pochettino i ka minimizuar hapësirat. Kjo po e shtyn Brojën për të menduar të largohet nga Blutë e Londrës, por jo nga kryeqytetit anglez. Për shqiptarin ka interes të shtuar nga West Ham. Çekiçët e konsiderojnë 21-vjeçarin si pasuesin ideal të Gianluca Scamacca, i cili duket më pranë se kurrë me Interin. Nga shitja e italianit, West Ham synon të përfitojë rreth 30 milionë Euro dhe do kishte shifrat e duhura për blerjen e kartonit të Brojës. Chelsea do ta ketë të vështirë për të refuzuar një…
Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman i ka shpallur “luftë” avokatëve që ndihmojnë azilantët të fitojnë të drejtën për të qëndruar në Britaninë e Madhe. Ajo tha se disa avokatë po paguheshin deri në 10,000 £ për të krijuar histori të rreme për azil për emigrantët e paligjshëm. Për këtë arsye, është ngritur një Task-Forcë për të identifikuar “mashtruesit”, siç ajo i cilëson. “Këto mashtrime e bëjnë shumë më të vështirë largimin e njerëzve që nuk kanë të drejtë të jenë këtu dhe ata duhet të përballen me forcën e plotë të ligjit. Dua të shoh shkelësit më të këqij në…
Nëna e 29-vjeçarit Michalis, i cili u vra me thikë në “New Philadelphia” mbrëmjen e së hënës nga huliganët kroatë është shfaqur në spital me simptoma të atakut kardiak pas marrjes vesh të lajmit të hidhur. Sipas informacioneve, pas procesit tragjik të identifikimit të djalit, gruas iu shfaqën simptoma që sugjerojnë infarkt, si dhimbje gjoksi, shqetësime, tendencë për të fikët. Ajo do të qëndrojë në spital për arsye parandaluese. Mësohet se viktima para se të jepte frymën e fundit ka marrë në telefon një të afërm për t’i kërkuar ndihmë për ta marrë nga vendi i ngjarjes. I afërmi i…
Gjykata e Tiranës la në burg të hënën 3 ushtarakët Gentian Zhurda, Rustem Koçi dhe Gramoz Mullai. Janë zbardhur edhe dëshmitë jo vetëm të 3 personave me masën e sigurisë “arrest në burg”, por edhe 8 ushtarakë të tjerë, që u morën në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore, pas skandalit me zbulimin e 125 rrënjëve kanabis brenda territorit të repartit ushtarak të Zall Herrit. Dëshmitë si më poshtë: 1-Eduart Roshi, i cili shprehet se ka marrë pjesë në kontrollin e territorit të pronave brenda repartit ushtarak dhe nuk ka konstatuar bimë narkotike. Ai shprehet se ka detyrën e specialistit…
Neymar Junior u ka kërkuar zyrtarisht drejtuesve të klubit të largohet nga PSG këtë verë! Pas rastit “Mbappe”, një sulmues i cili u hoq nga grupi dhe u hodh në treg për refuzimin e rinovimit. Sipas “L’Équipe”, biseda mes Neymarit dhe zyrtarëve të klubit ka ndodhur të dielën. Sulmuesi brazilian 31-vjeçar, i cili ka munguar prej disa muajsh për shkak të dëmtimit, ka kontratë deri në vitin 2025. Duhet mbajtur mend se Mbappé, Neymar dhe Messi, të cilit i përfundoi kontrata dhe u transferua tek Inter Miami këtë verë) formuan treshen luksoze mbi të cilën PSG vari të gjitha shpresat…
Greqia vijon që të ngelet në hartën e rrezikut përsa i përket përhapjes së flakëve. Mediat greke shkruajnë se një rrezik i lartë i përhapjes së flakëve qëndron në 9 rajone të vendit. Sipas Hartës së Parashikimit të Rrezikut nga Zjarri të lëshuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile mësohet se zonat më të rrezikuara janë: Rajoni i Atikës Rajoni i Greqisë Qendrore (Evia duke përfshirë ishullin Skyros, Boeotia, Fthiotida) Rajoni i Thesalisë (NP Magnezia, PE Sporade) Rajoni i Peloponezit (Mesinia) Rajoni i Greqisë Perëndimore (Rajoni Achaia, Rajoni Ilia) Rrethi i…
Punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës kanë dhuruar gjak për t’u ardhur në ndihmë personave të aksidentuar, me dializë apo pacientëve me talasemi. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Policia e Tiranës njofton se mjaftojnë 10 minuta për të shpëtuar tre jetë. “Strukturat e DVP Tiranë dhurojnë gjak në kuadër të fushatës kombëtare, për dhurimin vullnetar të gjakut, në ndihmë të pacientëve me talasemi, të sëmurëve kronikë, hemofilikë, atyre me dializë, si dhe personave të aksidentuar. Në shenjë solidariteti dhe përgjegjshmërinë ndaj misionit fisnik që kanë, punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranë, iu përgjigjën pozitivisht thirrjes…