Author: tirana

Edhe këtë vit modelja shqiptare Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman kanë zgjedhin bregdetin shqiptar, për të kaluar disa ditë pushimi bashkë me fëmijët e tyre. Prej vitesh, çifti i njohur kanë zgjedhur të kalojnë pushimet e tyre në Shqipëri, duke vizituar disa nga atraksionet në jug të vendit. Kështu kanë bërë edhe këtë vit duke vazhduar ‘traditën’ e tyre. Me të mbërritur në bregdetin shqiptar, të dy kanë publikuar foto dhe video, nga të cilat kanë zbuluar se po qëndrojnë në Dhërmi.

Read More

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, ka thënë të martën se në shoqërinë ukrainase po rriten zërat gjithnjë e më shumë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe se një numër i caktuar i deputetëve në Parlamentin e Ukrainës po e përkrahin qëndrimin për njohjen e mundshme të Kosovës. Megjithatë, Tolkach theksoi se qëndrimi i Ukrainës për njohjen e Kosovës mbetet i pandryshueshëm, për shkak se çështja e “krijimit dhe zbatimit të politikës së jashtme në përputhje me legjislacionin ukrainas i takon presidentit të Ukrainës”. Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e shpallur në shkurt 2008. Tolkach i…

Read More

Gjykata e Janinës rrëzon ekstradimin për Laert Haxhian. Ai do të qëndrojë në burg vetëm për akuzat, largim nga vendi i aksidentit dhe prishje të qetësisë publike. Sipas tij në Shqipëri i rrezikohet jeta nga banda e Aldo Bares. Laert Haxhiu, 31 vjeç, aktualisht është i arrestuar në Greqi i akuzuar edhe për masakrën e vitit 2017-ës ku u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Nga ana tjetër, Orges Bilbili, 33 vjeç, është i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e 2017-ës, bashkë me Anterio Kaloshin, ndërsa Ardian Ahmetaj, 49 vjeç, aktualisht ndodhet në burg në Greqi, i arrestuar…

Read More

Virusi i Covid 19 duket se është rikthyer në vendin tonë, duke paralajmeruar qytetaret se duhet te jene te kujdesshem per te reaguar shpejt ndaj tij. Mjekët nëpër qendra shëndetësore kanë konfirmuar nëpërmjet rapid test raste të infektuara me Covid. Koronavirusi ka prekur edhe fëmijët vegjël, madje ka dhe raste të shtruara në shërbimin pediatrik. Mjekët thonë se ka raste nga më të lehtat, deri tek ato mesatare me simptoma ku dominon temperaturë e lartë për tre ditë. Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare se cili është varianti i Covid-19 që po qarkullon në këtë sezon në vendin tonë. Mjekët bëjnë…

Read More

Ndërsa Ligji që detyron sigurimin e banesave nga tërmeti ka hyrë në fazë të avancuar dhe është nxjerrë për konsultim publik, ai përcakton se subjektet do dëmshpërblehen vetëm për dëmet në pronë dhe për asnjë dëmtim tjetër. Më specifikisht, në draft përjashtohen dëmet e tjera të çdo lloji qofshin, me përjashtim të pasurisë së siguruar. Kështu, do të përjashtohen nga mbulimi i sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet të gjitha lëndimet trupore duke përfshirë edhe vdekjen, ashtu si dhe dëmet morale. Përjashtohen gjithashtu edhe të gjitha sendet brenda banesës së objektit të siguruar. Ndërkaq, të prekurit do jenë gjithashtu të detyruar…

Read More

Vitet e fundit, Shqipëria nuk ka parë vetëm rritjen e numrit të turistëve të huaj që vizitojnë vendin kryesisht gjatë sezonit veror. Një numër i lartë pensionistësh kryesisht nga Italia zgjedhin vendin tonë për koston tepër të ulët të jetesës. Megithatë janë edhe të rinjtë ata që gjithnjë e më tepër marrin vendimin për të jetuar në vendin tonë. Kryesisht janë ata të cilët kanë mundësi të punojnë nga distanca. Kjo është edhe historia e një çifti nga Britania e Madhe. Për mediet e huaja ata kanë rrëfyer se si vendosën të jetojnë në Shqipëri, prej disa muajsh, që kur…

Read More

Për herë të parë këtë vit, maturantët që kanë aplikuar në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, do të zhvillojnë testimin e informatizuar pranë Qëndrës së Shërbimeve Arsimore nga data 10 deri më 20 gusht. Në krahasim me vitin e kaluar, numri i aplikantëve ka rënë me 40 %. Studentët aktualë i lexojnë shifrat si një pasojë e ligjit që iu mban peng diplomën dhe I’u heq mundësinë për tu specializuar në shtete të tjera. Sakaq, Ministria e Arsimit e konsideron ligjin në interesin e shumicës së popullsisë, ndërsa këtë vit është rritur edhe numri i kuotave në dispozicion duke shkuar në…

Read More

Kina është prodhuesi më i madh i gazrave të mbinxehjes së planetit në botë. Sipas disa hulumtimeve, vendi përbënte 27% të ndotjes totale të ajrit në botë në vitin 2019 dhe më shumë se trefishoi gazrat e tij ndotës të ajrit gjatë tre dekadave të fundit. Megjithatë, mund të ketë arsye për njëfarë shprese, pasi investimet e Kinës në energjinë diellore dhe automjetet elektrike (EV) mund ta shtyjnë vendin drejt një “pike kthese”, ku përdorimi i pistë i energjisë bie në rënie afatgjatë dhe burime më të qëndrueshme të energjisë mbivendosen, sipas Bloomberg News. Bloomberg pikturoi një skenë të ekspozitës…

Read More

Është publikuar një moment i konfliktit para se të regjistrihej krimi i mesditës së djeshme, rreth orës 11:45, në ambientet e një kancelarie në lagjen “Hajro Cakërri” në Vlorë. Siç shihet nga fotoja e publikuar nga JOQ, 33-vjeçari Rei Meta është duke u konfliktuar fizikisht me 55-vjearin Armando Meshau. Pas debatit, Meta e ka goditur dy herë me grusht në kokë Meshaun duke e lënë të vdekur në vend. Rei Meta ka thënë para policisë, se shkak për sherrin është bërë një shumë parash, që Armando Meshau ia kishte për të dhënë. “Me Armandon kam pasur një konflikt të hershëm…

Read More

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka deklaruar përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook se kanë nisur punimet për të lidhur Shqipërinë Perëndimore nga veriu në jug me Korridorin Blu. Sipas Ballukut në segmentin Thuman -Kashar po punohet me ritme të shpejta, mbi 40% e volumeve,ndërkohë që sa i përket segmenteve Milot-Thumanë,Kashar Lekaj dhe Lekaj-Fier po lidhen tre kontratat që do të pasojnë me fillimin e punimeve.Ndër të tjera sa i përket segmentit Milot-Balldren gara e ndërtimit do të hapet në vjeshtë. Segmenti që shërben për tu lidhur me Malin e Zi është ai i…

Read More

Dy persona janë proceduar penalisht për zënien e hapësirës publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse në Durrës dhe Sarandë. Uniformat blu bëjnë me dije se dy të proceduarit janë shtetasit me iniciale M. M., 31 vjeç, banues në Durrës dhe J. Ç., 24 vjeç , banues në Sarandë. Sakaq janë sekuestruar 106 shezlongë dhe 123 çadra. Njoftimi i policisë: Vijon operacioni policor i koduar “Plazh i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave në plazhe, që janë zënë në kundërshtim me ligjin. Kjo fazë e operacionit u shtri në plazhet e Durrësit dhe të Sarandës, dhe rezultoi…

Read More

Qendra e Kinostudios do të rikualifikohet, për t’u transformuar në polin e ri urban të Tiranës. Nga një hapësirë që, kryesisht ka shërbyer si parkim makinash, qendra e Kinostudios po kthehet në një shesh me kënde lojërash për fëmijë, mjedise çlodhëse për të rriturit, të rrethuara me gjelbërim. Gjithashtu, do të rehabilitohen edhe fasadat e pallateve përreth, si dhe po punohet për asfaltimin e Rr. “Aleksandër Moisiu”, duke përfshirë lidhjen e saj me Rr. “Xhanfize Keko” dhe hapësirat që krijohen midis trotuareve dhe godinave. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili pa nga afër punimet, u shpreh se…

Read More