Mëngjesin e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama e ka nisur me imazhet mbresëlënëse të kripores së Vlorës, pjesë e Peizazhit Natyror Pishë Poro-Nartë. Kreu i qeverisë tregon se kjo kripore merr pamje magjike falë mikroalgave njëqelizore të cilat rriten vetëm në këto habitate duke krijuar ngjyrat surreale. “MIRËMËNGJES dhe me imazhet mbresëlënëse të kripores së Vlorës, pjesë e Peizazhit Natyror Pishë Poro-Nartë, që merr pamje magjike falë mikroalgave njëqelizore të cilat rriten vetëm në këto habitate duke krijuar ngjyrat surreale, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Author: tirana
Dashi Nëse keni një lidhje prej disa kohësh, mund të filloni të ndjeni pak monotoni. Në punë është më mirë të mos pushtoni nga një humor i keq, përpiquni të qëndroni pozitivë. Demi Të mërkurën këto janë ditë të veçanta ku ankthi mund të pushtojë. Në punë ka lajme interesante dhe disa ndryshime që do t’ju ngatërrojnë paksa jetën. Binjakët Pas një momenti stresi, më në fund vjen qetësia në jetën tuaj private. Ndiheni më të lehtë dhe më aktiv. Shtrëngoni dhëmbët në punë sepse pushimet janë afër. Gaforrja Kohët e fundit jeni ndjerë pak të lodhur dhe emocionalisht të…
këtë të mërkurë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të luhaten 12-21 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rritje 26 -29°C në veri, 30-33°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10 -15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4- 5 ballë në det të hapur.
Tush Frroku është në arrati që nga e hëna, pasi me shtatë plumba ekzekutoi dhëndrin e tij. Pas aktit ai u largua nga vendi i ngjarjes. Nën kërcënimin e armës ndaloi një veturë dhe me të u largua në drejtim të panjohur. Policia arriti të gjejë veturën por asnjë shenjë nga i dyshuara. Ai ka edhe vepra të tjera penale si vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Edhe pse ishte ekstraduar dhe arrestuar nga policia ai gjeti lirinë në rrethana që nuk janë sqaruar nga Gjykata Themelore e Pejës. Viktima Anton Prela ishte me pushime në Kosovë. Ai është biznesmen në…
Zhaklin Lekatari ka folur për eksperiencën e saj si opinioniste në BBV2. Gjatë një interviste për “Pushime On Top”, ajo është shprehur se pavarësisht se ka qenë një ‘luftë’ në vetvete, të pasurit këtë pozicion në BBV, e ka rritur profesionalisht. Do ta pranoje sërish po të të vinte ftesa? Zhaklin Lekatari: Po, pse jo! Pasi dhe vetë ajo e shprehu si dëshirë, qarkullon edhe emri i Eva Muratit, për të qenë opinioniste në sezonin e ardhshëm… Zhaklin Lekatari: Po shumë mirë, nëse duan Eva Muratin le ta mbajnë, mua gjithsesi më bëhet qejfi… Po me Arbër Hajdarin ke komunikuar…
Seria A do të jetë liga më e paparashikueshme në garën për titull në 5 ligat më kryesore të Europës. Interi është favorit për të fituar kampionatin por me vetëm 43.6% shanse. “Superkompjuteri i OPTA-s” ka bërë një analizë dhe llogaritje se kush do jetë kampion në kampionatet më elitare në Europë. Në Angli, superkompjuteri parashikon Manchester Cityn kampion me 90.2%. Bundesligan e fiton Bayerni me 69.3% mundësi, ndërsa në La Liga Real Madrid do i marrë fronin Barcelonës me “Los Blancos që kuotohen me 48.4% mundësi për ta fituar kampionatin. Ndërsa në Francë, sipas superkompjuterit të OPTA, PSG ka…
Media në rajon po raportojnë për disa lëvizje që sugjerojnë se Mali i Zi po mendon të legalizojë industrinë e kriptomonedhave. Opinionet duken të ndara sidomos për faktin e gjithëpranuar se kriptomonedhat krijojnë hapësirë për pastrim masiv të parave të zeza. “Kriptomonedha është një prirje e tregut, por hapën një hapësirë të madhe, të jashtëzakonshme dhe të paimagjinueshme të pastrimit të parave. Ajo siguron një mënyrë të lehtë për të legalizuar të gjitha aktivitetet ilegale, pa transaksione në kartëmonedhë dhe pa lënë një gjurmë në procesin e pagesave. Do të isha ekstremisht i kujdesshëm dhe nuk do të nxitoja për…
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka çelur aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, për studentët që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, shkencat ekonomike dhe kompjuterike, dhe që kanë mesataren e notave mbi 8, në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në këto degë. Aplikimet fillojnë më datë 10.08.2023 dhe përfundojnë më datë 30.08.2023 dhe bëhen pranë drejtorive vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm. Kuotat e pranimit në Akademinë e Sigurisë, të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të…
Një infermiere në shtëpinë e të moshuarve ka zbuluar 5 gjërat për të cilat pacientët pendohen më shumë para se të vdesin. Georgina Scul ka qenë një punonjëse e kujdesit shëndetësor për shumë vite dhe ka qenë pranë shumë të moshuarve sidomos në ditët e fundit të jetës tyre. Në librin e saj, “Regrets of the Dying”, infermierja ka treguar dëshirat, amanetrt dhe pendesat e të moshuarvë që kanë pasur në çastet e fundit para se të vdisnin. Dëshira e parë: Do të doja të kisha guximin të bëja atë që doja dhe jo atë që donin të tjerët. “Kjo…
Përdoruesit e Instagramit janë pafund të lumtur pasi më në fund kanë mësuar se si mund të lexojnë mesazhet e dërguara, ndërkohë që dërguesi nuk e kupton. Nëse nuk dëshironi që dërguesi ta dijë që ju keni lexuar mesazhin e tyre, atëherë kjo është mënyra se si mund ta bëni këtë. Kjo metodë ka qarkulluar që prej vitit 2019-të por përdoruesit sapo e kanë kuptuar se si mund të lexojnë mesazhet e dërguara, pa jua lënë “seen”. Nëse dëshironi të shihni mesazhin e dikujt, fillimisht ju duhet ta bëni “restrict” dhe ai/ajo nuk do e kuptojë që ju e keni…
Fshati turistik i Vermoshit në Shkodër vitet e fundit është kthyer në një prej destinacioneve më të preferuara për turistët e huaj. I ndodhur në një distancë prej gati 100 km nga qyteti i Shkodrës, në një lartësi prej 1100 metra mbi nivelin e detit, Vermoshi është fshati më i madh i Alpeve të Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjete sociale momente nga vizita e disa motoristëve nga Greqia, që kanë udhëuar për në Vermosh. “Vermoshi, mahnitja e motoristëve nga Greqia”, shkruan Rama. Vermoshi, përbën skajin më verior të Republikës së Shqipërisë. Fshati i Vermoshit është i ngritur…
Jo vetëm në Shqipëri po shkretohen fshatrat. Siç shkruan Protothema, veriu i Greqisë po shkretohet dhe kjo duket veçanërisht nga zvogëlimi i popullsisë në krahinat e tij. Por më e trishtueshme se kjo është se edhe brezi i ri po largohet nga fshatrat, një fakt i pakëndshëm që është realitet dhe po rritet vit pas viti. Ky konstatim konfirmohet edhe nga vendimi për pezullimin e punës, ku 29 shkolla do të mbyllen në vitin e pritshëm shkollor 2023-2024 për shkak të mungesës së nxënësve në njësitë rajonale të Janinës, Artës, Thesprotisë dhe Prevezës. Bëhet fjalë për gjithsej 29 institucione arsimore…