Në vitin 1983, Sean Penn me rolin e tij kryesor në filmin “Bad Boys”, do të fillonte një karrierë të lakmueshme në Hollywood, me titullin “i ashpër” pas tij. Në Jugosllavinë e atëhershme të bashkuar, ku pas vdekjes së Titos, tendencat nacionaliste filluan të zgjohen gjithnjë e më shumë, “të këqijtë” dhe veprimi i aktorit amerikan në film duket se kanë qenë frymëzimi për krijimin e një bërthame tifozësh që konsiderohet më i ashpër në të gjithë Evropën, ‘Bad Blue Boys’. Janë tifozët e organizuar të Dinamos së Zagrebit ata që të hënën mbrëma shkaktuan një vdekje, plagosje dhe incidente…
Author: tirana
Një tjetër tragjedi me emigrantët e paligjshëm është regjistruar, pranë brigjeve të Italisë. Sipas të dhënave paraprake, 41 persona dyshohet të jenë mbytur pas përmbysjes së një varke me emigrantë të nisur nga Tunizia pranë Lampeduzës. Tragjedia u rrëfye nga 4 të mbijetuar të cilët u gjetën nga një varkë patrulluese e Rojës Bregdetare në ngushticën e Siçilisë. Emigrantët në varkën e mbytur mendohet të kenë qenë nga Bregu i Fildishtë dhe Guinea. Katër të mbijetuarit u thanë ushtarëve se u nisën nga Sfax në Tunizi të enjten dhe në varkë kishte të paktën 3 fëmijë. Pas 6 orësh lundrim,…
Me “bomberin” anglez të sulmit, Tammy Abraham të dëmtuar deri në janarin e vitit 2024, “verdhekuqtë” e Romës dhe tekniku Jose Mourinho po kërkojnë me ngul një sulmues të ri për skuadrën e tyre e mesa duket e kanë gjetur një të tillë. Bëhet fjalë për “fantazistin” brazialin të Santos, Marcos Leonardo dhe sipas mediave italiane, “verdhekuqtë” janë shumë pranë transferimit të 20-vjeçarit, për shifrën e 18 milionë eurove, të ndarë në modulin 12 milionë euro bazë plus 6 të tjera në formën e bonusit. Ndërkaq, kujtojmë se brazilian Marcos Leandro është një talentet më premtues në Brazil, teksa në…
Arta Shurbi është policja e qarkullimit rrugor, e cila mbeti e plagosur këtë të mërkurë nga një aksident i ndodhur në Vorë. Ky është incidenti i dytë që i ndodh efektives. Në vitin 2021 ajo është përplasur nga një kamion në zonën e mbikalimit të Kamzës nga një kamion teksa ishte në shërbim.
Veç plazhit dhe shezlongët të vendosur pa leje, dy pronarë në plazhin e Krorëzit u ofronin turistëve edhe kanabis. Dy lokale në afërsi të njëri-tjetrit në plazhin e Krorëzës, ishin përshtatur për kultivim dhe shitje të cannabis sativës dhe për mbajtje të municionit luftarak, si dhe se për llogari të tyre, ishte pushtuar hapësirë publike, për çadra dhe shezlongë. Pronarët e këtyre lokaleve janë vënë në pranga, A.N, 28-vjeç dhe E.I, 39-vjeç, të dy banues në Sarandë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Kamerieri i cili nuk kallëzonte krimin, do ndiqet penalisht nga organet përkatëse. Policia ka sekuestruar lëndë…
Pas digjitalizimit të shumë prej shërbimeve, në kryeqytet ka nisur puna për vendosjen e impianteve fotovoltaike nëpër shkolla. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka publikuar fotot nga shkolla “Bajram Curri”, që është 1 nga 6 shkollat e Tiranës ku ka nisur puna për vendosjen e impiantit fotovoltaik. “Falë “Sunny School” rrisim pavarësinë energjike të shkollave duke fuqizuar përpjekjet kundër ndryshimeve klimaterike”, shkruan Veliaj në rrjete sociale.
Një aksident u shënua paraditen e kësaj të mërkure në Vorë. Në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore A. Sh., (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore. Vorë/Informacion paraprak Më datë 09.08.2023, rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore A. Sh., (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet…
Që nga humbjet e mëdha në njerëz dhe armatim gjatë luftës në Ukrainë, ka bërë që Putin të hedhë në fushëbetejë të gjithë potencialin e mundshëm që disponon, duke përfshirë dhe këtu armë tepër të vjetra, që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Presidenti rus Vladimir Putin është detyruar të nxjerrë nga një bazë ushtarake në Siberi qindra tanke të vjetra, të ndryshkura të cilat tashmë po modifikohen, pastrohen dhe po zhvendosen drejt frontit ukrainas. Sipas ekspertëve, përdorimi i këtyre armëve të vjetra të periudhës sovjetike është një shenjë e dëshpërimit të Putinit, por edhe e llogaritjes së gabuar…
Pothuajse gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë nuk e kanë kaluar procesin shumë të lavdëruar të vetingut, por mes kolegëve të saj ballkanikë, shqyrtimi i deklaratave të pasurisë lë shumë për të dëshiruar. Prej kohësh ishin ngritur pikëpyetje për origjinën e pasurisë së Artur Malajt. Por kur gjyqtari i vjetër iu nënshtrua procesit të vetingut në Shqipëri, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi atë në detyrë. U desh ndërhyrja e panelit të ekspertëve ndërkombëtarë për të detyruar një rishikim, jo vetëm të pasurisë së Malajt, por edhe akuzave për lidhje me krimin. Apeli rezultoi në shkarkimin e Malajt,…
Ekipi nga Ishujt Faroe, Klaksvik fitoi 2-1 kundër Molde, në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues për Champions League. Ekipi është duke mrekulluar këtë sezon, teksa pasi kaloi gjigantët ballkanas të Ferencvaros, po sheh drejt grupeve të kompeticionit më të fortë në Evropë. Me 5 mijë banorë, 4584 nga të cilët ishin në stadium për të parë ndeshjen, Klaksvik është kthyer në një histori frymëzimi për këdo që shpreson t’ia dalë me punë dhe sakrifica. Lojtarët e Klaksvik janë gjysmë-amatorë dhe me gjasë mëngjesin e sotëm e kanë nisur me punë si elektriçist, bankier, zjarrfikës apo banakier. Dikë…
Ligat kryesore europiane të futbollit janë gati për të startuar dhe ethet se kush do të jetë kampioni i radhës për këtë sezon, duket se kanë nisur. Faqja e të dhënave statistikore për futbollin “Opta” është ajo që ka ndezur në orët e fundit debatin se kush do të jetë fituesja e radhës në Serie A. Të dhënat e futura në superkompjuterin analitik të “Opta” kanë nxjerrë Interin si kampionin e ardhshëm të Italisë, me një diferencë të madhe ndaj ekipeve ndjekëse.
Një situatë e rëndë ka ndodhur në Malin e Zi, ku pronari i një biznesi ka dëbuar një familje myslimane, e cila kishte shkuar për të marrë rreze dielli. Pas incidentit në plazh, kur pronari largoi një familje myslimane për shkak të hixhabit që kishte vajza e tyre, u shpreh edhe Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Filip Axhi, i cili tha se fajtori për ngjarjen ishte Dragan Gj. Ky i fundit është dërguar në ambientet e Departamentit të Sigurisë së Tivarit për deklarim. Axhiç ka theksuar se reagimi i policisë ka qenë i shpejtë, duke shtuar…