Author: tirana

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje Kryebashkiakut Erion Veliaj ti përgjigjet pyetjeve të deputetes Monika Kryemadhi, mbi inceneratorin e Tiranës. Sipas saj Bashkia prej 60 ditësh nuk i përgjigjet deputetes, duke shkelur ligjin për informimin publik. Ajo tha se për këtë i është drejtuar zyrës së Kryeministrit, Kryetares së Kuvendit dhe zyrës së Komisionerit për Informimin Publik. “Në 12-qershor, deputetja Kryemadhi i ka dërguar një letër me pyetje dhe kërkesë për informacion sipas ligjit kryebashkiakut Erion Veliaj. Pyetjet nuk synojnë asgjë tjetër përveç se transparencës. I…

Read More

Pas zbulimit të parcelës me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka thirrur një mbledhje urgjente. Janë liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion 4 ushtarakë të repartit ushtarak ku ndodhi ngjarja. Njoftimi Me datë 04 gusht 2023, ora 08.30, një ekip i Policisë së Shtetit (Komisariati nr. 5, Kamëz, Tiranë) së bashku me përfaqësues nga Policia Ushtarake, u paraqitën në pronën e një repart ushtarak të Forcës Tokësore në Babrru, me qëllim ushtrimin e një kontrolli për kultivimin e bimëve narkotike. Nga kontrolli u konstatua se në pronën e këtij repartit,…

Read More

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka dhënë qëndrimin e tij për kullën “Mali i Tiranës” që do të ndërtohet prapa Teatrit të Operës dhe Barletit. Bardhi thotë se për ndërtimin e kësaj kulle, por edhe për të tjerat ka pasur dijeni Edi Rama dhe Erion Veliaj. Sipas tij, këto ndërtime shërbejnë për të pastruar paratë e pista. Ai bën thirrje që SPAK të hetojë. “Ka një llogari të institucioneve të specializuara se në një periudhë 2 vjeçare, në Shqipëri pastrohen 1.6 miliard euro në sektorin e ndërtimit. A mund të ndodhë kjo pa dijeninë e 2 njerëzve…

Read More

Një studim i fundit ka vërtetuar se nuk ka asnjë provë që përhapja globale e Facebook-ut është e lidhur me problemet psikologjike, sipas BBC. Instituti i Internetit të Oksfordit njoftoi se hulumtimi vëzhgoi se si ka ndryshuar mirëqenia në 72 vende me rritjen e përdorimit të platformës së mediave sociale, teksa kundërshtuan se janë të dëmshme. Disa vende, përfshirë Britaninë e Madhe, po shqyrtojnë legjislacionin për të mbrojtur përdoruesit e rrjeteve sociale nga dëmtimet në internet. Meta, e cila zotëron Facebook-un, është përballur me shqyrtimin pas dëshmive për ndikime negative tek disa përdorues. Raporti përfshin ndikimin e përgjithshëm të përdorimit të…

Read More

SPAK zgjat me tre muaj hetimet për laboratorin e drogës në Fier. Organi i akuzës është në pritje të letërporosive nga Kolumbia. Në fshatin Frakull të Fierit u sollën rreth 430 kg kokainë e përzier me pleh kimik. Për këtë çështje SPAK ka firmos 15 urdhërarreste ndërkohë janë arrestuar 10 persona. Laboratori do të ngrihej në banesën e ish-kryetarit të komunës Frakull, Viktor Çervanaku. Ndërkohë porosia ishte bërë në emër të vëllait të tij Zenel Çervanaku. Në kërkim është edhe shtetasi kolumbian i cili kishte mbërritur në vendin tonë për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik.

Read More

Më 7 shtator Kombëtarja kuqezi luan transfertën me Çekinë që kryeson grupin E kualifikues, teksa më 10 shtator pret Poloninë në Tiranë, për t’u konfirmuar në vendin e dytë. Spanjollët e njihnin Sylvinhon si fitues të Tripletës me Barcelonën në vitin 2009. Trajneri i Kombëtares nuk humbet rastin të tregojë se objektivi i kuqezinjve mbetet kualifikimi në Euro 2024 në Gjermani. “Shqipëria ka lojtarë cilësorë, të përkushtuar që luajnë në nivele të larta të futbollit europian. Jemi në vendin e duhur të klasifikimit edhe pse grupi është i vështirë. Gjithsesi, objektivi ynë mbetet kualifikimi në Euro 2024. Mendoj se kjo…

Read More

Tirana International Airport u kërkon udhëtarëve që kanë planifikuar që të bëjnë udhëtime përmes Rinasit, që të paraqiten 3 orë para nisjes për në destinacion, për të bërë check-in. “Për të siguruar udhëtim të qetë dhe për të akomoduar pasagjerët e shtuar gjatë kësaj periudhe, do t’iu kërkonim të gjithë pasagjerëve të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara kohës së planifikuar të nisjes”,-thuhet në njoftimin e TIA-s. Njoftimi Tirana International Airport dëshiron t’ju informojë për një përditësim në lidhje me procesin e checkin dhe sigurisë në Tirana International Airport (TIA) nga sot deri më 10 shtator. Për…

Read More

Reperi Tory Lanez është dënuar me 10 vjet burg për plagosjen e Megan Thee Stallion. Lanez e qëlloi fituesen e çmimit Grammy në këmbë, pas një debati mes të dyve pas një feste në vitin 2020. Ai u shpall fajtor për tre akuza në dhjetor dhe që atëherë është mbajtur në burg. Të shtënat e detyruan Megan Thee Stallion t’i nënshtrohet një operacioni për të hequr plumbat nga këmba e saj. Prokurorët argumentuan se Lanez meritonte një dënim më të gjatë dhe për faktin se pas sulmit kreu një fushatë për ta poshtëruar Megan Thee Stallion.

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu së bashku me përfaqësuesit e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Rajonit të Toskanës dhe Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, kanë inspektuar nga afër urgjencën e rikonstruktuar me kapacitete të zgjeruara, sipas standardeve bashkëkohore. “Jam e kënaqur që në këtë kulm sezoni, arritëm që të përfundojmë urgjencën, jo vetëm të zgjerojmë kapacitetet e urgjencës, me një numër të rritur shtretërish, me një triazh që tashmë është sipas parametrave evropiane, për nga pikëpamja e hapësirave, e aparaturave, që do të përmirësojnë dhe të rrisin nivelin diagnostik dhe monitorues në Spitalin e Vlorës. Një…

Read More

Sot 1 euro këmbehet me 103.65 lekë, duke fituar 0.03 pikë në 24 orët e fundit. Për rënien e monedhës euro, ish-kryeministri Sali Berisha ka gjetur shkakun dhe fajëson qeverinë. Teksa tha se vendi është në një situatë dramatike, për të ky është një tregues shumë i qartë se Shqipëria është një narkoshtet. “Situata është dramatike, qeveria me veprimet e saj ka favorizuar këtë fenomen, me kredi që merr në euro, me mbajtjen e investimeve, pra është krijuar një raport shkatërrues për ekonominë, dëshmi më flagrante e narko shtetit. Kjo që ne shohim sot, kjo është shfaqja më e sigurt…

Read More

Pesë prindër janë kapur nga Policia e Shtetit, pasi nxorën fëmijët e tyre të moshave 4-7 vjeç për të lypur. Sipas njoftimit, prindërit ishin organizuar dhe nga Berati shkuan në Durrës. “Kishin ardhur në mënyrë të mënyrë të organizuar, nga qyteti i Beratit, për të shfrytëzuar për të lypur, fëmijët e tyre 4-7 vjeç, procedohen penalisht 5 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, gjatë patrullimeve të vazhdueshme, me qëllime garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë konstatuar se disa fëmijë shfrytëzoheshin për të lypur. Për rastet e konstatuara,…

Read More

26-vjeçari Ertigen Alla është vënë në pranga nga Policia e Shtetit, pasi u konflikua me dy persona si dhe goditi policët. Ai u konfliktua fizikisht me dy shtetas dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë vihet në pranga 26-vjeçari. Njoftimi i plotë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, me marrjen e njoftimit se në qendër të qytetit Bulqizë, po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku ka rezultar se: Shtetasi E.A, 26 vjeç, banues në Bulqizë, për motive të dobëta po konfliktohej me shtetasit B.Ç., 41 vjeç dhe O.V., 35 vjeç. Shërbimet e…

Read More