Kryeministri Edi Rama informon se ka nisur puna për Korridorin Blu, një autostradë e mirëfilltë e standarteve europiane që do të lidhë veriun me jugun e vendit. Edi Rama u kërkoi ndjesë dhe pak durim qytetarëve. “Korridori Blu do të jetë kolona vertebrore e infrastrukturës turistike të Shqipërisë 2030, e cila po merr formë ditë pas dite, si ylli në ngjitje i Ballkanit Perëndimor”, tha Rama, teksa shtoi edhe se “përdoruesit e aksit të rënduar Shkodër-Tiranë nuk do të durojnë më aq shumë sa kanë duruar, edhe pak durim dhe falë edhe Korridorit Blu po edhe shumë veprave publike në…
Author: tirana
Dy vëllezër shqiptarë dhe një rumun akuzohen për një sasi prej 60 kilogramësh që u kap në Irlandë. Ata dolën në seancë dëgjimore në gjykatën e Cork-ut të dielën. Gentjan dhe Donatel Dodaj, bashkë me Daniel Afedoaei akuzohen për posedimin e kokainës me qëllim shpërndarjen e saj. Gjykata vendosi t’i lërë në paraburgim të tre. Gentjan Dodaj, 39 vjeç, mbërriti në seancë dëgjimore me një triko në kokë, për të mbuluar fytyrën. Ai nuk foli gjatë seancës. Ndaj tij u paracaktua një avokat i shtetit pasi Dodaj kohët e fundit kishte nisur një biznes dhe kishte mbetur pa para. Për…
Një skandal ka përfshirë Miss Universe Indonezia, ku disa nga konkurrentet kanë kallëzuar në policie organizatorët e këtij eventi për ngacmim seksual. Në kallëzim shkruhet se organizatorët iu kanë kërkuar vajzave të zhvishen totalisht, dy ditë para finales, për të kontrolluar nëse i ishin nënshtruar ndonjë operacioni plastik për zmadhimin e gjoksit apo nësë kanë celulit dhe tatuazhe. Policia në Xhakarta lëshoi një deklaratë për rastin duke thënë se do të zhvillojë një hetim të thelluar, teksa një gjë e tillë u premtua dhe nga drejtuesja e Organizatës Miss Universe Indonesia, Poppy Capella. Në konferencën për shtyp të së hënës,…
Vrasja në Vlorë, ku pas një konflikti Rei Meta la të vdekur ndërtuesin 55-vjeçar, Armando Meshau ka nxjerrë në publik të tjera detaje që vënë në dyshim figurën e nënës së tij, anëtares së KLP-së, Nurihan Meta. Rei Meta tha se konflikti ishte për një pazar për dhurimin e 1 apartamenti në Vlorë që ai do të përfitonte nga puna që do të bënte si sekser për marrjen e truallit për ndërtim. Pak orë pas ngjarjes u bë publik fakti që Rei Meta është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta. Por jo vetëm anëtarja e…
Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është nominuar në dy kategori në MTV Video Music Awards 2023. Bukuroshja nga Kosova u nominua për “Këngën më të mirë pop” për “Dance The Night” si dhe për ‘Këngën me koreografinë më të mirë’, e cila u realizua nga Charm La’Donna. Përveç Lipës, në MTV VMAs të këtij viti u nominua edhe Bebe Rexha për ‘Bashkëpunimi më i mirë’ për këngën “I’m Good (Blue)” në duet me David Guettan. Ceremonia vjetore pritet të mbahet më 12 shtator në “Prudential Center” në New Jersey.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Ukraina do të humbë gjithçka që ka brenda ditës, nëse e njeh pavarësinë e Kosovës. “Pas kësaj, si mund të thotë ajo se i përmbahet ligjit ndërkombëtar?”, tha Vuçiç më 8 gusht. Ai shtoi se Ukraina është një shtet mike e Serbisë, dhe se nuk ka telashe në marrëdhëniet mes dy vendeve. Më 7 gusht, dhjetëra politikanë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara ia dërguan një letër zyrtarët të lartë të BE-së dhe Uashingtonit, duke iu kërkuar ta ndryshonin qasjen ndaj Kosovës dhe Serbisë.
Nga forcat e policisë janë zbardhur 7 raste të vjedhjes së pasurive në 4 muajit e fundit në Dibër dhe në Mat, nga dy grupe shtetasish. Dibër/Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për vjedhje, për të vjedhur sërish, së bashku me 2 shtetas të tjerë, arrestohet 32-vjeçari dhe 2 bashkëpunëtorët e tij (autorë të 5 vjedhjeve). Mat/Vodhi në bashkëpunim me një 17-vjeçar, 2 motomjete, identifikohet dhe shpallet në kërkim 44-vjeçari. Procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, 17-vjeçari. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët e seksioneve për Hetimin e Krimeve të komisariateve…
“10 vjet pa përjetuar një marrëdhënie romantike” ishte deklarata e Zhaklin Lekatarit, pak kohë më parë, e cila nuk ishte jetëgjatë. Opinionistja e “Big Brother Albania VIP 2”, sapo pranoi që ka gjetur pikërisht njeriun që e ka thyer këtë deklaratë. Pa dhënë shumë detaje, madje edhe e sikletosur dhe e skuqur, Zhaku ka pranuar në “Pushime on Top” se është në një lidhje dashurie, e cila deri tani shkon mjaft mirë. “Unë jam shumë e lumtur. E kam thënë që e kam dashur një marrëdhënie, por jo një marrëdhënie që do më vështirësonte jetën, jo dikush që do ma…
Vdekja e 29 vjeçarit grek, ka bërë që ekspertë të policisë të rrethojnë zonën për të mbledhur prova, dhe për të zbuluar kush ishte autori i vrasjes brutale. Autoritetet greke kanë nisur dhe po vazhdojnë hetimet dhe kontrollet në shtëpi, hotele dhe akomodime AIRBNB, ndërsa kanë arrestuar edhe disa kroatë të tjerë në pikat kufitare që tentuan të largohen nga Greqia, një prej tyre në Kakavijë, 5 në Igumenicë dhe 7 në doganën e Evzonon në kufi me Maqedoninë e Veriut. Ende nuk është identifikuar autori i vrasjes që ka tronditur vendin, i cili dyshohet se e ka goditur 29…
Një tjetër punonjës i Gardës së Republikës është arrestuar. “Ai u ndalua në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit””, njoftoi AMP këtë të mërkurë. Arrestimi i gardistit erdhi pas një kontrolli të kryer nga policia në automjetin e tij. Aty iu gjet një pistoletë që e kishte pa leje. Po ashtu, gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan dy aparatë telefonikë. “Hetimet po vijojnë dhe materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, njoftoi…
Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Bologna të Italisë, pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Disa javë më parë ai kërkoi ndërhyrjen e policisë italiane, të cilët sapo mbërritën në shtëpinë e tij, u kërkoi që ta qëllonin në kokë, sepse nuk kishte më dëshirë të vazhdonte arrestin shtëpiak. Ai u bëri kërkesën e pazakonte karabinierëve, me arsyetimin se nuk kontrollonte dot instinktet e tij agresive dhe do dhunonte nënën e moshuar dhe djalin. 50-vjeçari e ka shkelur sërish duke kryer sjellje të papërshtatshme ndaj familjarëve të tij, pavarësisht masës së sigurisë të 4 muajve më parë. Kjo ka…
Më shumë se 1000 zjarrfikës po punojnë në Portugali për shuarjen e flakëve, teksa është urdhëruar evakuimi i më shumë se 1400 personave, jeta e të cilëve rrezikohet seriozisht. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar dhe helikopterë dhe avionë, teksa kontribut për të vënë flakët në kontroll po japin dhe banorët. Vatra më e madhe paraqitet në pyjet pranë qytetit të Odemira, aty ku janë djegur dhe 7 mijë hektarë me shkurre dhe pemë. Flakët janë ndihmuar të përhapen nga temperaturat e larta dhe era, teksa moti i nxehtë pritet të vijojë dhe për ditët në vijim.