Author: tirana

Një re tymi në formë kërpudhe u shfaq në qiellin e Moskës, këtë të mërkurë, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi në një fabrikë armësh, shumë pranë kryeqytetit. Shpërthimi erdhi vetëm disa orë pasi Kremlini njoftoi se kishte arritur të shmangte një sulm terrorist gjatë natës, duke rrëzuar dy dronë të Ukrainës. Paraprakisht, u raportua se ishte shkaktuar nga një tjetër mjet fluturues pa pilotë, por kjo u përgënjeshtrua menjëherë nga autoritetet ruse. Fabrika e armëve Zagorsk është e vendosur rreth 40 km larg Moskës dhe mendohet që puna e saj ka qenë në kapacitet të plotë…

Read More

Është ekstraduar të martën nga Greqia në Holandë, 52-vjeçari nga Saranda Thanas Bako, ndërsa më 11 gusht do të dalë para Gjykatës së Roterdamit. Bako u arrestua në 31 maj pas një operacioni të policisë greke dhe Europol në lagjen “Glifadha” të Athinës. Ndaj Bakos ishte lëshuar një urdhër arresti nga autoritetet holandeze për pastrim të parave të ardhur nga trafiku i drogës. “Një pastrues i njohur parash, që pastronte paratë e pista të kriminelëve më të mëdhenj në botë, është arrestuar më 31 maj në Athinë në Greqi” citoi atëherë deklarata e para disa orëve e Europol. Ndërkohë pas…

Read More

Pas një ekspedite javore në det të thellë, studiues nga disa universitete në mbarë botën kanë zbuluar tre vullkane nënujore në brigjet jugperëndimore të Siçilisë, Itali, të cilët dyshohet të janë aktivë. Sipas shkencëtarëve, vullkanet e sapo zbuluara janë të paktën 6 km të gjerë dhe ngrihen më shumë se 150 metra mbi shtratin e detit. Ata bashkohen me një seri konesh të tjera vullkanike të zbuluara në vitin 2019 nga Instituti Kombëtar i Oqeanografisë dhe Gjeofizikës Eksperimentale (OGS) në zonën detare midis Mazara del Vallo në provincën siciliane të Trapanit dhe Sciacca, një qytet në Agrigento. Dario Civile, një…

Read More

Kremë hidratimi, krem ​​kundër plakjes, serume, toner, vajra, krem ​​kundër diellit. Një rutinë e përditshme e kujdesit mund të përfshijë produkte të panumërta, aq shumë në fakt, saqë mund të përfundoni duke u hutuar, pasi nuk jeni të sigurt se në cilën renditje duhet t’i aplikoni për të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm në lëkurën tuaj. Pra, nëse i keni gjetur tashmë produktet e duhura për llojin e lëkurës tuaj, atëherë duhet t’i aplikoni në mënyrë korrekte, pasi çdo gabim në rendin në të cilin i përdorni mund të ulë shumë efektivitetin e tyre. Nëse nuk jeni të…

Read More

Kanë dalë detaje të reja në lidhje me arrestimin e 35-vjeçarit nga Shkodra, Amarildo Nikolli, i cili u arrestua në qytetin e Vlorës, ndërsa u kap duke lëvizur i armatosur. Dyshohet se 35-vjeçari është vrasës me pagesë, dhe se kishte shkuar në Vlorë për të kryer një vrasje pranë kompleksit “Oslo”. Shkodranit në momentin e ndalimit i është sekuestruar arma e krimit, një pistoletë me silenciator. Sipas dosjes hetimore ai është arrestuar në ambjentet e një pastiçerie që ndodhet afër komplesit “Oslo” në Vlorë, zonë kjo ku vepron grupi i Edison Harizajt. Gjuajtësi me pagesë rezulton të ketë precedentë të…

Read More

Mëngjeset dhe darkat e këtij fillim gushti po ndjehen më të freskëta pas ditëve përvëluese që përjetuam në korrik. Temperaturat minimale kanë zbritur deri në 12 gradë, megjithatë normale këto për muajin gusht sipas sinoptikanëve. Nga dita e enjte temperaturat do të rriten ndjeshëm. Maksimumi të shkojnë deri në 37 gradë deri në fundjavë në qytetet e zonës së ulët, në vijën bregdetare nga 32 në 34 gradë Celcius. Do të kemi dominim të kthjellimeve, kalime të pakta të vranësirave ditën e enjte ku do ketë mundësi për reshje te izoluara të shut dhe të pakta në zonat juglindore ndërsa…

Read More

Për të gjithë emigrantët që kthehen në atdhe për të pushuar, sigurimi vullnetar është një mundësi e mirë për të plotësuar vitet e munguara të vjetërsisë me qëllim përfitimin e një pensioni më të lartë pleqërie, pension invaliditeti dhe familjar, sipas kontributit të paguar. Autoritetet e sigurimeve shoqërore kanë konfirmuar edhe kufijtë dhe pagesat që duhet të bëhen për të blerë vitet e munguara të punës për efekt të plotësimit të kushteve të daljes në pension. Sipas autoriteteve, rersonat që sigurohen për vitin korent kanë të drejtë të sigurohen deri në kufirin e pagës maksimale. Ndërkohë që kuota mujore e…

Read More

Nga Nikos Kotzias “Kathimerini” Askush nuk i zgjedh fqinjët e vet gjeografikë. Për këtë arsye është thelbësore të gjenden rregullat për të bashkëjetuar me ta. Si për shembull Rregulli nr.1: Një vend si Greqia duhet të ketë një strategji të nivelit të lartë dhe afatgjatë për t’u marrë me një fqinj që shpesh e provokon dhe pretendon territoret e saj tokësore dhe detare. Një strategji që sipas meje duhet të kombinohet me vlerat dhe interesat e vendit. Vendi jonë duhet të synojë bashkëjetesën paqësore dhe zgjidhjen e problemeve kur dhe nëse është e mundur. Por në të njëjtën kohë duhet…

Read More

Një 19 vjeçar ka rënë nga kati i dytë i një resorti në Ksamil dhe ka marrë lëndime serioze. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. I riu është dërguar për të marrë mjekim në spitalin e Sarandës. 19-vjeçari është transportuar më vonë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, ku po merr ndihmë më të specializuar mjekësore. Sipas policisë, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, Stacioni i Policisë Livadhja është njoftuar se ka shkuar për të marrë mjekim në spitalin…

Read More

Dhuna në stadiumin “Air Albania” që shtyu me 15 minuta nisjes e takimit Tirana – Besiktas ka sjellë edhe reagimin e UEFA-s. Komisioni i Disiplinës pranë këtij institucioni ka gjobitur me 40 mijë Euro dhe përjashtuar për 1 ndeshje si udhëtues tifozët turq. Gjithsesi ky ndëshkim mbetet i pezulluar për 2 vjet dhe hyn në fuqi nëse shkelja përsëritet. Këtë vendim e konfirmoi vetë klubi i Besiktasit në faqen zyrtare. Në takimin e Conference League të luajtur më 3 Gusht në Tiranë pati përplasje mes tifozëve, ndërsa më pas gjithçka vijoi normalisht pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë. Përleshje mes…

Read More

“Scan Intel” ka analizuar portofolin e kredisë së individëve sipas rretheve (definicioni i Bankës së Shqipërisë për përkatësinë gjeografike). Të dhënat i referohen portofolit në total, pra jo kredisë së re, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Në rast se shohim rrethet/qytetet sipas ndryshimit të këtij portofoli krahasuar me tre muaj e parë të vitit, kuptojmë se në vend të parë në terma rritje është Elbasani, me 3.3%, duke u ngjitur në 6.8 miliardë lekë, nga 6.6 miliardë lekë që ishte në tremujorin e parë të vitit. Më pas ndjek Vlora, me 2.5% rritje, pranë 8.1 miliardë lekëve dhe…

Read More

Një incident ka ndodhur në Malin e Zi, ku pronari i një biznesi ka dëbuar një familje myslimane, e cila kishte shkuar për të marrë rreze dielli. Pas incidentit në plazh, kur pronari largoi një familje myslimane për shkak të hixhabit që kishte vajza e tyre, u shpreh edhe Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Filip Axhi, i cili tha se fajtori për ngjarjen ishte Dragan Gj. Ky i fundit është dërguar në ambientet e Departamentit të Sigurisë së Tivarit për deklarim. Axhiç ka theksuar se reagimi i policisë ka qenë i shpejtë, duke shtuar se pret…

Read More