Author: tirana

Andrea Kalemi dyshohet se është i implikuar me vrasjen e Edmond Papës, në muajin dhjetor në zonën e Selitës në Tiranë. Po ashtu, ai është akuzuar se ka vrarë dy persona në Belgjikë në vitin 2001. Por mbrëmë 51-vjeçari u qëllua dhe u dërgua në gjendje të rëndë, ku po lufton për jetën në spitalin e Janinës. Kalemi ka hyrë në datën 5 gusht në Greqi nga Kakavija, së bashku me gruan tre fëmijët. Në vendngjarje u gjetën 14 gëzhoja pistolete ndërsa vijon puna për arrestimin e autorit. Policia ka emrin dhe identitetin e tij. Bëhet fjalë për shtetas shqiptar…

Read More

Në prangat e Policisë së Shtetit, kanë rënë babë e bir kanë rënë në pranga pasi shisnin mall kontrabandë. Shpërndarësi vihet nën hetim. Tiranë/Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave të ndryshme. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Next”. Transportonin mallra të kontrabanduara drejt Shqipërisë, dhe i magazinonin ato, në subjektin në administrim prej tyre, vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir). Procedohet penalisht në gjendje të lirë, një punonjës i…

Read More

Në një kohë që lajmet për Covid-19 janë rikthyer, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se nuk ka statistika për vdekjet e shkaktuara nga Covid-19 në të gjithë botën. “Ajo që nuk mund të bëjmë tani është t’ju japim një statistikë të saktë se sa vdekje po ndodhin në të vërtetë nga Covid-19”, tha dje ekspertja e koronavirusit e OBSH-së, Maria Van Kerkhove. “Që kur OBSH shpalli urgjencën globale të koronavirusit mbi tre muaj më parë, infeksionet dhe vdekjet e reja kanë vazhduar të bien”, sipas shefit të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus. Situata e të dhënave është përkeqësuar gjithashtu. Në…

Read More

Presidenti Bajram Begaj u interesua për shëndetin e efektives së Policisë Shtetit, Arta Shurbi cila u aksidentua ndërsa i vinte në ndihmë disa qytetarëve të përfshirë në një aksident. Në një telefonatë që kreu i Shtetit zhvilloi me bashkëshortin e saj, i uroi shërim të shpejtë dhe e siguroi për mbështetjen e tij të pakursyer për çdo punonjës që shërben me përkushtim dhe devotshmëri. Efektivja e qarkullimit rrugor mbeti e plagosur pasi u përplas nga një makinë. Policja i kishte shpëtuar edhe një përplasjeje tjetër nga një kamion në vitin 2021.

Read More

Kandidati për president në Ekuador, Fernando Villavicencio u ekzekutua gjatë fushatës. Ai u qëllua me tri plumba teksa po largohej nga ngjarja në veri të vendit në Kuito të mërkurën. Një prej anëtarëve të ekipit të tij në fushatë u tha mediave se viktima ishte duke hipur në makinë dhe një burrë i doli përpara dhe e qëlloi në kokë tre herë. Presidenti aktual, Guillermo Lasso u zotua se krimi nuk do të mbetet i pandëshkuar. Aktualiteti në Ekuador Krimi dhe prania e kartelave të drogës në Ekuador vjen gjithnjë e më shumë në rritje gjatë viteve të fundit, duke…

Read More

Dashi Bëhuni gati për këtë ditë e cila do jetë plot emocione. Në punë, ndaloni mendimet dhe paranojën, vendoseni veten në një humor festash sepse pushimet po afrohen gjithnjë e më shumë. Demi Të enjten dashuria mund të shkojë më mirë, por tani për tani duhet të jeni të kënaqur. Në punë ka ende shumë gjëra për të bërë, por më mirë të mos bëni panik. Binjakët Mund të jeni duke përjetuar një moment stresi, por duhet të gjeni forcën dhe durimin për të dalë prej tij. Kënaqësia vjen në punë, ndaj jo më ankesa. Jo çdo gjë shkon ashtu…

Read More

Këtë të enjte moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në veri. Temperaturat minimale do të luhaten 13-21 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rritje 27 -29°C e veri , 30-33°C në zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 -15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4- 5 ballë në det të hapur.

Read More

Pushimeve të Silvinhos po iu vjen fundi, ndërsa trajneri i kombëtares së Shqipërisë duket se po mendon që tani për sfidat e shtatorit në eliminatoret e Euro 2024 ku “kuqezinjtë” do luajnë kundër Çekisë dhe Polonisë. Për këto dy sfida, aventurën e tij shqiptare, por edhe objektivat e së ardhmes, trajneri brazilian ka folur në një intervistë të gjatë për “Radio Marca” në Spanjë. “Ne e nisim planifikimin me stafin dhe kombëtarja është çështje e komplikuar. Në qershor ishte e vështirë për ngarkesat e punës, pushimet. Tani nga pak është pak më ndryshe, vjen nga faza përgatitore me pak ndeshje…

Read More

Nuk ka asnjë lidhje propozimi ligjor i qeverisë sa i përket sigurimit të banesave nga tërmetet, me propozimet që ka bërë vite më parë Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë. Qeveria ka propozuar që këtë sigurim ta realizojë sektori publik. Sipas Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, modelet në botë janë të shumta, duke pasur parasysh veçoritë e ndryshme të vendeve dhe Shqipëria duhet të zgjedhë modelin që i përshtatet më mirë. Banka Botërore vlerëson se sigurimi ndaj katastrofave është i nevojshëm për të garantuar qëndrueshmëri financiare në raste të vështira, si për njerëzit, edhe për qeverinë. Aktualisht qeveria shqiptare nuk…

Read More

Nga Mero Baze Janë tre vila ngjitur në Rolling Hills, lagjia e të pasurve të Tiranës. Vila 99 është e Agim Zeqos, që njihet me nofkën “Gimja i Red Bullit”, Vila 97 është e motrës së tij, që dikur ka pasur burrin drejtor tatimesh si xhandar të Saliut për të gjobitur kundërshtarët. Në mes është vila 98. Me letra pronar rezulton Ilir Shtufi, “investitori” i kullës në qendër të Tiranës. Praktikisht banor i vilës është Shkëlzen Berisha. Vila edhe pse ka roje sigurie, rezidenca sigurohet nga roje private. Nuk është ndonjë problem i madh se të gjithë e dimë që…

Read More

Dy shqiptarë dolën para Gjykatës të martën, pasi akuzohen për prodhim dhe kultivim të lëndëve narkotike në një pronë në Great Yarmouth në Britaninë e Madhe. Elian Thana 27 vjeç dhe Silvio Sakaj 23 vjeç u zbuluan përmes një dere “sekrete” në një ndërtesë fqinje me pronën që përdorej për prodhimin e kanabisit. Sipas medieve angleze, dy shqiptarët, pa vendbanim të caktuar, u zbuluan më vonë, pasi gjatë kontrollit të policisë në pronën ku prodhohej kanabis nuk u gjet asnjë. Ai tha se “nga bodrumi deri në katin e fundit” u zbuluan gjithsej 515 bimë kanabis. Gjithashtu u gjetën edhe…

Read More

Një i ri nga Ballshi që punon në Ksamil gjatë verës ka humbur kontaktet me familjen natën e mbrëmshme. I ati i Shkëlzen Aliajt ka lajmëruar për mediat humbjen e kontaktit me të birin e kërkon ndihmë nga kushdo që mund ta ketë parë ose mund të ketë informacion. Ai ka lënë edhe një numër kontakti për personat që mund ta ndihmojnë. +49 178 7557554.

Read More