Author: tirana

Një turist është shokuar nga fatura. Ai vizitoi Italinë dhe u tërbua kur pa se i kishin përfshirë në faturë plot 2 euro për t’i prerë sanduiçin përgjysmë. Burri kishte porositur një sanduiç vegjetarian me patate të skuqura në Bar Pace në Gera Lario, në skajin verior të liqenit. Ai nuk u ankua te menaxheri i restorantit, por shpejtoi të postonte një koment negativ në TripAdvisor. “E pabesueshme, por e vërtetë”, shkruan burri një foto të faturës në TripAdvisor. Mirëpo, përgjigja nga pronarja e restorantit nuk ka munguar. “Kërkesat shtesë kanë një kosto”, tha pronarja Cristina Biacchi për gazetën italiane…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla priti në një takim ambasadorin e ri gjerman në Tiranë, Karl Bergner. “Ndërsa brenda strukturës së Policisë së Shtetit po synojmë të krijojmë mekanizma të rinj për promovimin e njerëzve me integritet të lartë moral dhe profesional, ekspertiza gjermane në këtë drejtim do të jetë mjaft e rëndësishme”, u shpreh Balla. Ai theksoi se një ndër sektorët prioritarë për ne është rifreskimi, trajnimi dhe modernizimi sipas standardeve gjermane i policisë së qarkullimit rrugor. “Do të vazhdojmë të kryejmë operacione të përbashkëta hetimore në luftën kundër veprave penale për narkotikët, trafiqet e paligjshme, pastrim parash, krimin…

Read More

Dalin detaje lidhur me arrestimin e Dritan Memollës, një person me precedent penal dhe me rrezikshmëri të lartë për komunitetin. Ai u prangos pasditen e 9 gushtit 2023 pasi po lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje, informoi sot policia e Durrësit. 36-vjeçari kishte shkelur masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe lëvizte lirshëm nëpër qytet. Memolla ndërsa ka tentuar që t’i largohet policisë ka hedhur pistoletën. Dy vite më parë u arrestua pasi aksidentoi për vdekje një person, ndërkohë po ashtu në vitin 2018 ka shkaktuar një tjetër aksident me vdekje. “Ky shtetas u…

Read More

“Më falni vëlla nuk ia dola”, këto kanë qenë fjalët e fundit të 29-vjeçarit Michalis Katsouris, tifozit të AEK-ut që u plagos për vdekje me thikë nga disa tifozë kroatë, para ndeshjes AEK-Dinamo. Miku i 29-vjeçarit, ka rrëfyer momentet e fundit të tij dhe skenën pas trazirave të përgjakshme mes tifozëve. Ndonëse ende i tronditur për humbjen e mikut të tij, i riu tregon se e vetmja gjë që dëgjoi nga 29-vjeçari ishte ‘vëlla u godita’. “E vetmja gjë që dëgjova ishte një zë që thoshte: ‘Vëlla më kanë goditur dhe unë kthehesha për të parë kush ishte dhe çfarë…

Read More

Droga e gjetur brenda repartit ushtarak të Zall-Herrit është një skandal i madh, ku shtabi i përgjithshëm ka marrë masa për 14 ushtarakë. Deri tani nga hetimet, ende nuk janë konstatuar kush janë kultivuesit, banorët e zonës apo kanë bashkëpunëtorë, ndërsa kjo pritet të konfirmohet nga policia kriminale. Gjykata e Tiranës la në burg të akuzuar për shpërdorim detyre pas zbulimit të 125 rrënjëve kanabis në repart, shefin e sigurisë së repartit, Gramoz Mullai, dhe dy specialistët Rustem Koçi dhe Gentian Zhuda. Teksa 3 ushtarakët përgjegjës për të ruajtur repartin ushtarak të Zall-Herrit janë në burg për parcelën e kanabisit…

Read More

Shqipëria e renditur nga Organizata Botërore e Turizmit si një ndër vendet me rimëkëmbjen më të shpejtë të turizmit pas pandemisë, vijon të tërheqë një numër të lartë turistësh. Zv/ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello në një intervistë për ATSH-në tha se “6-mujori i parë i vitit 2023 është mbyllur me bilance pozitive. Në muajt janar-qershor na kanë vizituar 3.4 milionë turistë të huaj ose 33% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 që është edhe viti më i mirë në nivel shifrash”. Lidhur me kombësinë e turistëve të huaj, Bello tha se “për vitin e…

Read More

Një 36-vjeçar i konsideruar si “shtetas me rrezikshmëri të lartë për komunitetin”, është arrestuar nga policia e Durrësit pasi u kap teksa lëvizte i armatosur në qytet. I riu me disa precedentë penal u kap teksa lëvizte me këmbë, ndërsa njëkohësisht ishte duke shkelur masën e sigurisë së “arrestit në shtëpi”. Njoftimi i policisë Lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 36-vjeçari, shtetas me rrezikshmëri të lartë për komunitetin. 36-vjeçari, me disa precedentë penal, u kap teksa lëvizte me këmbë, në shkelje të një mase sigurie “Arrest…

Read More

51-vjeçari Andrea Kalemi, i plagosur në një atentat në Greqi mbrëmjen e së mërkurës nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2001 ai rezulton i arrestuar, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge. ai akuzohej së bashkë me vëllain e tij Fatmir Kalemi, kanë vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës. Në vitin 2017 ai është arrestuar në Tiranë sëbashku me 2 shtetas të tjerë, pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur…

Read More

Andrea Kalemi kishte shkuar për pushime me familjen, por është qëlluar 10 herë me armë zjarri në portin e Lakkës në Paxos. Ai u transportua menjëherë në spital dhe është në gjendje kritike por stabël. Kalemi ishte në ishull për pushime me gruan dhe fëmijët e mitur. Kalemi është qëlluar për larje hesapesh. Dyshohet se është i përshirë në vrasjen e Edmond Papës.

Read More

Himara mbetet një destinacion i preferuar për pushuesit, qofshin këta shqiptarë apo të huaj, të cilët vlerësojnë në këtë sezon cilësinë e lartë të shërbimeve, pastërtinë e plazheve, sigurinë e shtuar dhe aktivitetet e larmishme. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook një video me përshtypjet e disa turistëve që kanë zgjedhur për të pushuar në Himarë, perlë e bregdetit shqiptar, të cilët rrëfejnë përvojat e tyre fantastike. “Unë shoh shumë video në Tik Tok dhe më ka pëlqyer se i kam pasion udhëtimet, prandaj vendosa të vij këtu për të festuar 20-vjetorin e shoqes time. Ushqimi është shumë i…

Read More

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka humbur të atin. Lajmin e trishtë për ndarjen e tij nga jeta, Sako e ka dhënë mbrëmjen e djeshme në faqen e saj në Facebook, pak ditë pas varrimit, pasi siç shkruan vetë Sako, ishte e dyzuar nëse duhej ndarë apo jo ky çast në rrjetet sociale. Postimi i plotë Miq të dashur, e kisha të vështirë ti shkruaja këto rreshta, e dyzuar nëse duhej ndarë apo jo ky çast-këtu, por e prekur nga mesazhet tuaja të shumta dua t’ju falenderoj nga zemra që në këto momente të vështira u gjendët pranë meje e…

Read More