Policia e Durrësit ka arrestuar Dritan Memollën, një person i skeduar dhe i dënuar edhe më parë për vepra kriminale. Memolla ka qenë i armatosur në momentin që i është bërë thirrje të ndalonte. Ai ka tentuar të ikë, dhe në momentin e largimit ka hedhur armën në tokë, ndërsa është neutralizuar nga forcat e policisë. Person i njohur për Policinë e Durrësit, pasi është arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale. Dy vite më parë u arrestua pasi aksidentoi për vdekje një person.
Author: tirana
Taksapaguesit gjermanë kanë paguar 55 mijë euro për flokët dhe grimin e ish-kancelares Merkel, qëkur ajo la detyrën. Prej dy vjetësh, pavarësisht se ka lënë postin kryeministror, qeveria gjermane i paguan Merkelit disa shërbime. Sipas Tagesspiegel, ish-kancelarja ia beson flokët dhe grimit një profesionisti të lirë me bazë në Berlin. Për vitin 2023, deri tani fatura e saj ka arritur 17 200 euro, ndërsa viti 2022 u mbyll me 37 780 euro. Qeveria gjermane e justifikon këtë kosto me paraqitjen e ish-kancelares në evente publike dhe private. Në të kaluarën, kostot për shërbime të tilla kanë hapur shpesh debat. Presidenti…
Teksa Harry Maguire përgatitet për të finalizuar transferimin e tij drejt West Hamit, vetëm 4 vite pasi u ble 80 milionë paundë nga Man. United, Erik ten Hag përgatit listën me disa nga lojtarët që mund ta zëvendësojnë anglezin në prapavijë në ”Old Trafford”. Lojtari i kombëtares së Anglisë përjetoi një formë të shkëlqyer në edicionin e parë me “Djajtë e Kuq” nën drejtimin e Solskjaer, por gjithçka ndryshoi me Erik ten Hag, ku pas një sërë performancash larg pritshmërive, Maguire jo vetëm që u ul në stol, por humbi edhe shiritin e kapitenit. Me marrëveshjen mes klubeve që është…
Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme (9 gusht) në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Gjadrit. Mësohet se 2 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa për pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve. Raportohet se shoferët e dy mjeteve Volkswagen dhe Audi ndodhen në spitalin e Lezhës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu ka folur sot në Panorama TV, mbi situatën e krijuar në Patinë Demokratike dhe ndarjen e saj në tre kampe, teksa ka paralajmëruar dhe protesta. Balliu është shprehur se “Rithemelimi” është PD, e sipas tij, “fakti që nuk e njeh narkoshteti tregon pastërtinë e kësaj opozite”. Ish-deputeti dhe shefi i organizimit në PD theksoi se opozita do të përballet me qeverinë duke dalë në sheshe e duke takuar e informuar çdo qytetar. “Ne nuk shembemi dhe sot jemi më të organizuar dhe më të motivuar për të mbushur sheshet në gjithë Shqipërinë. Por Edi Rama kërkon…
Rreziku vjen për të gjithë përdoruesit e telefonave smart me sistem operimi “Android”, të tillë si Samsung, One Plus, Oppo. Xiaomi, Sonny e të tjerë. Sipas studiuesve të sigurisë kibernetike në kompaninë Cyfirma, virusi instalohet në telefon pas shkarkimit të aplikacionit nga Google Play Store. Bëhet fjalë për aplikacionin “SafeChat”, që tashmë nuk ndodhet në Play Store, pasi u zbulua aktiviteti dashakeqës. Megjithatë aplikacioni mund të vijojë të mbetet në telefonat që e kanë shkakruar më parë. Gjithashtu kjo është një thirrje e rëndësishme për përdoruesit e Android, se jo çdo aplikacion që gjendet në Play Store është i sigurtë…
Një hotel në zonën e Himarës është gjobitur me 500 mijë lekë për hedhjen e mbeturinave jashtë koshave dhe duke mos respektuar oraret e caktuara nga bashkia. Ministrja Mirela Kumbaro, teksa shpërndan videon në rrjetet sociale, thotë se gjoba të tilla do të aplikohen për çdo subjekt që ndot ambientin. Reagimi i Kumbaros: Ndëshkim për hotelet që ndotin Koshat nuk janë për sasitë e mëdha të mbetjeve që gjenerojne hotelet, por për qytetarët! Policia Bashkiake e Himarës ka reaguar duke gjobitur hotelin në bregdet. Prej ditësh ishte kthyer në gangrrenë, duke mos zbatuar oraret e hedhjes së mbetjeve në grafikun…
Një nga emrat e njohur dhe të nderuar të mjekësisë shqiptare, Agron Panariti është ndarë nga jeta sot në moshën 74-vjeçare. Pas një beteje të gjatë me leuceminë, mjeku infeksionist dhe profesori i Universitetit të Mjekësisë mbylli sytë përgjithmonë, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët dhe të gjithë ata që patën kënaqësinë dhe nderin të punojnë dhe mësojnë nga ai. Lajmi u mësua nga familjarët ndërsa miqtë e tij kanë ndarë lajmin e hidhur në facebook. Agron Panariti ka qenë një nga figurat e njohura të mjekësisë shqiptare. Gjithashtu, ai ka qenë dekan edhe në Universitetin e…
Gjykata irlandeze ka lanë në burg dy vëllezërit shqiptarë dhe një shtetas rumun, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Dy vëllezërit Gentjan dhe Donatel Dodaj dhe miku i tyre rumun, Daniel Afedoaei, të cilët u kapën pak kohë më parë, ndërsa po transportonin 60 kilogram kokainë në Irlandë. Ndër të tjera thuhet se asnjë nga të akuzuarit nuk është përgjigjur në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi ta.
Pavarësisht se është në kulmin e suksesit të tij, Luiz Ejlli vijon të tregojë zemrën e tij të bardhë, atë që publiku e ka dashur që në fillimet e BBV2. Në një video të postuar në një prej “fanpage” të Luzit, @luiz.kryefjala, artisti shihet te këtë udhëtuar drejt Shkodrës për të takuar Denisin, një djalë më aftësi të kufizuara. Duke qënë e pamunduar ta takonte gjatë koncertit, Luizi, i gjendur mes një axhende të ngarkuar, ka gjetur kohën për të realizuar një nga dëshirat më të mëdha të Denisit, duke i dhënë një përqafim të ngrohtë. Komente mjaft pozitive janë…
Përveç ndeshjes me Valmierën, Partizani vijon me të njëjtin ritëm edhe përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj skuadrës së Romës, në një nga miqësoret më prestigjioze që janë luajtur në vitet e fundit në vendin tonë. Sfida e 12 gushtit në “Air Albania” pritet të ketë një prani të madhe të spektatorëve, me tifozët që janë paraqitur të shumtë për të siguruar një biletë për sfidën e së shtunës. Klubi ka vendosur të caktojë çmime të ulëta për këtë sfidë, ku një biletë në tribunën përballë kushton 600 lekë, ndërsa në ato pas portave 400 lekë. Deri ditën e…
Deputeti holandez i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, beson se diplomacia parandaluese garanton stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ofron mundësi për reagim ndaj secilës krizë eventuale. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Reuten, i cili është edhe anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian – e ka komentuar thirrjen e dhjetëra deputetëve amerikanë, britanikë dhe atyre të bllokut evropian që Perëndimi të ketë qasje të re ndaj Kosovës dhe Serbisë, pasi, sipas tyre, politikat aktuale nuk po funksionojnë. Ai beson se një punë më e madhe duhet të bëhet në drejtim të Serbisë. Si…