Author: tirana

Përfshihet nga flakët e zjarrit venddepozitimi i mbetjeve urbane të qytetit që ndodhet mbi fshatin Mamëz të Kukësit. Vatra e zjarrit sipas Shërbimit Zjarrfikës ka rënë në hyrje të këtij vendgrumbullimi ndërsa flakët janë përhapur duke mbuluar me një re tymi të gjithë zonën por edhe duke ndotur zonën. Ende nuk dihet se cili është shkaku i rënies së flakëve. Mësohet se zjarrfikësit janë nisur drejt vendngjarjes për të shuar flakët dhe për të ndalur përhapjen e tyre pasi vendi i grumbullimit të mbetjeve urbane rrethohet nga masiv pyjor me dushqe ndërkohë që prania e erës mund të favorizojë përhapjen…

Read More

Bayern Munchen është në merkato më shumë se kurrë për një portier. Siç raporton “Bild”, në shënjestrën e Bayern Munchen është dhe Mike Maignan i Milanit. Gjithsesi bavarezët ende nuk kanë bërë një ofertë zyrtare për gardianin francez. Pak javë më parë, Milan ka refuzuar një ofertë të Chelsea prej 60 milionë euro për Maignan dhe një ofertë më e lartë nga Bayern mund të tundonte klubin kuqezi. Bavarezët kanë vetëm Sven Ulreich të disponueshëm në rolin e portierit, pasi rikthimi i Manuel Neuer nuk dihet ende se sa do të zgjasë.

Read More

Kryetari i Bashkisë së Toshevos në Bullgari ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka keqpërdorur fondet e Bashkimit Evropian. Mësohet se këto fonde ishin të destinuara për të rritur efikasitetin e energjisë në ndërtesat e banimit. Valentin Dimitrov ka qenë nën hetim për mashtrim që përfshin subvencione nga Bashkimi Evropian. Shkeljet e supozuara kanë ndodhur në vitet 2017-2919. Toshevo mori një grant nga Bashkimi Evropian për të financuar projektin në shumën prej 169.000 euro sipas zyrës së prokurorit dhe i caktoi projektin një kontraktori privat. Sipas provave të mbledhura, zyrtarët e përfshirë në projekt, përfshirë kryetarin e…

Read More

Memeja e postuar nga Edi Rama në rrjetin e tij social ku pasqyrohej një foto e anijes ”Vlora” të 8 gushtit 1991, me 20 mijë shqiptarët që zbarkuan në Bari, dhe pranë saj, i njëjti imazh i kundërt: turistët italianë që zbarkojnë në Shqipëri shkaktoi polemika në mediat italiane. Në një intervistë për “La Repubblica” Rama tha se kishte rënë në kurth dhe se nuk ishte kundër Italisë. Pjesë nga intervista Kryeministër Edi Rama, si ju lindi ta postoni në Instagram? Rama: Rashë në kurth. Mendova se ishte titulli i një gazete italiane. Në vend të kësaj, djemtë e rrjeteve…

Read More

Aktorja e njohur Delinda Disha është bërë sot nënë për herë të dytë. Lajmi është konfirmuar nga vetë aktorja e cila ka ndarë në rrjetet sociale foto nga momenti kur djali i saj ka ardhur në jetë, të cilit ia kanë vendosur emrin Konstadin. Kujtojmë se Delina dhe partneri i saj janë prindër dhe të një djali tjetër, Dasantinit ku këtë të enjte familjes së saj të bukur i është shtuar një tjetër bekim e gëzim. View this post on Instagram A post shared by Delinda Disha (@delinda_disha)

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur përmbylljen me sukses të një operacioni antikanabis, që rezultoi me kapjen në flagrancë të autorit dhe asgjësimin e ngastrave të mbjella me bimë narkotike. Balla deklaron se operacionet për goditjen e grupeve kriminale do të shtrihen në të gjithë vendin. “Ndërsa vijon mega-operacioni kombëtar kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe goditja e grupeve kriminale në gjithë territorin e vendit, Policia e Shtetit, sapo kanë përmbyllur një goditje të suksesshme në Vaun e Dejës, duke arrestuar në flagrancë keqbërësit!”, shkruan Balla. Gjatë operacionit policor të koduar “Corn” u asgjësuan 2100 bimë narkotike kanabis sativa…

Read More

Landfilli i mbetjeve në Sharrë është marrë në administrim nga shtetit. Kjo me qëllim që të vijojë puna për menaxhimin e mbetjeve të qarkut të Tiranës. Administratori Arjan Baçi, në një dalje për mediat, bëri me dije prej 3 muajsh disa Bashki mes tyre edhe ajo e kryeqytetit, nuk kanë paguar për depozitim të mbetjeve. “Ka një vendim të GJKKO, që ka bërë sekuestron preventive të shoqërisë që menaxhon mbetjet në landfillin e Sharrës, Integrated Energy, GJKKO ka vendosur që për menaxhimit e kësaj shoqërie të merre agjencia e menaxhimit të pasurive të konfiskuara dhe administrator jam përzgjedhur unë. Kam…

Read More

Më në fund “tym i bardhë”. Bayern Munich dhe Tottenham kanë gjetur akordin total për transferimin e Harry Kane. The Athletic dhe Bild bashkohen në një pikë, “gjelat” kanë pranuar ofertën e Bayern, me këta të fundit që thyen tabunë, duke ofruar më shumë se 100 milionë euro për një lojtar 30-vjeçar. Më saktë, oferta e fundit zyrtare e Bayern është 86,4 milionë sterlina, ose 110 milionë euro. Tani topi i kalon Harry Kane, mbetet në dorë të lojtarit për të dhënë përgjigjen përfundimtare, por kjo është një çështje e mbyllur kohë më parë pasi Bayern dhe Kane kanë gjetur…

Read More

Sali Berisha akuzon edhe njëherë kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se ka pasur një rol kryesor në dhënien e koncesionit të inceneratorit të kryeqytetit, teksa tani po kërkon të hiqet si viktimës. Sipas Berishës, Veliaj është një ndër pronarët e këtij djegësi i cili ndryshoi strategjinë se si do të trajtoheshin mbetjet në Tiranë dhe ndikoi që kompania fantazmë të merrte një bonus në komisionin e dhënies së koncesioneve. “Erion Veliaj ka mobilizuar këto kohë të gjitha potencialet mafioze mediatike dhe kërkon me cdo kusht të paraqitet ose si viktimë ose së pak si myshteri i Klodian Zotos…

Read More

Qeveria ka shtyrë edhe me një vit kontratën e markimit të karburanteve. Në Fletoren e fundit Zyrtare, është publikuar vendimi për “Miratimin e kontratës shtesë për ndryshimin e kontratës së koncesionit “Për shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë dhe bashkimit të përkohshëm të shoqërive “Global Fluids International” S.A. dhe “Petroleum Consulting Partners” A.G”, miratuar me vendimin nr.200, datë 13.3.2013, të Këshillit të Ministrave”. Sipas vendimit, kontrata e koncesionit është 11 vjet, duke filluar nga data efektive. Më parë, kontrata kishte afat 10-vjeçar. Vendimi nuk i jep arsyet e e…

Read More

Policia e Shtetit bën me dije se ka goditur dy raste të tjera të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Kështu, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fluksi 2”, në autobusin e linjës Durrës-Bari janë gjetur dhe sekuestruar 82 550 euro. “Në PKK Port Durrës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Fluksi 2”, i cili u mbështet në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, si dhe u bazua në analizën e riskut. Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të vendit, kaluan në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm, autobusin e linjës “Durrës-Bari-Durrës”, shoferë…

Read More

Ndërtimi i një gradaçele në mes të Tiranës, gjithsej 65 kate, ka shkaktuar shumë debate në Tiranën politike, me akuza dhe kundërakuza për lidhje dhe favorizime politike. Gjithçka lidhet me debatin se kush është pronari i vërtetë e kësaj kulle? Kush financon dhe kush do të jetë përfituesi i madh i miliardave fitime? Leja për kullën u firmos në mars të këtij viti, por ajo që atëherë u quajt qendra më e re multifunksionale “Mali i Tiranës” u shpall fitues si projekt më 1 tetor të 2022, në një aktivitet ku ishin të pranishëm mes të tjerëve juria ndërkombëtare, kryeministri…

Read More