Author: tirana

Rreth dy muaj pas fillimit të projektit pilot të javës katërditore të punës, Sekretari i Shtetit për Punën, bën një vlerësim pozitiv të projektit, duke thënë se ka indikacione se punëtorët dhe organizatat janë të kënaqur. Bilanci përfundimtar i përvojës që mbulon 39 kompani dhe rreth 1000 punëtorë, e cila filloi më 5 qershor, do të bëhet në fund të gjashtë muajve të projektit, por sekretari i Shtetit për Punën, Miguel Fontes, i cili po vizitonte një nga kompanitë pjesëmarrëse, Crioestaminal, në Cantanhede, tha se kishte “sinjale pozitive” nga pjesëmarrësit. “Informacioni që na vjen është shumë pozitiv, në të cilin…

Read More

Prokurori i Lezhës, Bardhyl Shehu nuk u paraqit të enjten në seancën e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Shehu, i cili mungoi edhe në seancën dëgjimore që u zhvillua për vetingun e tij të hënën më 7 gusht, u shkarkua nga KPK pasi trupa gjeti se ai nuk justifikonte pasuritë e vëna. Procesi i rivlerësimit kalimtar për prokurorin Shehu u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Alma Faskaj. Gjatë seancës dëgjimore Komisioni vuri në dukje se kishte gjetur gjatë hetimit pamundësi të prokurorit Bardhyl Shehu dhe…

Read More

Një histori e pazakontë është shënuar në Torino të Italisë. Një bankier torinez ftoi miqtë e tij për të shpallur datën e dasmës, por në të vërtetë zbuloi tradhtinë e të dashurës së tij Massimo Segre – financier dhe bankier nga Torino – njoftoi se i dha fund marrëdhënies së tij me Cristina Seymandi – bashkëpunëtore e ish-kryebashkiakut Appendino – gjatë një ceremonie që supozohej të ishte festa e fejesës së çiftit. Skena e filmuar nga të pranishmit ndodhi para 150 të ftuarve të çiftit dhe u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale duke marrë qindra komente pro dhe kundër. “Dua…

Read More

Një rast tronditës është zbuluar në Korfuz, ku një nënë ka denoncuar partnerin e saj se ka abuzuar me pesë fëmijët e saj të mitur. 40 vjeçarja u paraqit mesditën e së mërkurës në Drejtorinë e Policisë Jugore të Korfuzit, ku ka bërë denoncim ndaj partnerit të saj 44-vjeçar për sjellje të pahijshme. Siç ka pohuar në polici, viktima të këtyre sjelljeve kanë qenë pesë fëmijët e saj të mitur. Ata janë dy djem, 14 vjeç, një vajzë 12 vjeç dhe një djalë e vajzë 9 vjeç. Nëna e fëmijëve nuk ka përmendur kohën e kryerjes së akteve të dyshuara,…

Read More

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të enjten konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës Saimir Hysa. Trupa e KPK që kreu rivlerësimin e prokurorit Hysa, e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Pamela Qirkon, njoftoi edhe se kishte vendosur dërgimin e dy çështjeve të hetuara prej Hysës për vlerësim nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Prokurori i Tiranës, Saimir Hysa u përball të hënën në 7 gusht në një seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, gjatë të cilës iu kërkuan shpjegime për gjetjet dhe barrat e provës në kriterin e pasurisë dhe…

Read More

Sistemi i kontrollit kufitar europian ka publikuar të dhëna të hollësishme se çfarë do të duhet të bëjnë shtetas nga vende jashtë BE-së, mes tyre edhe Shtetet e Bashkuara, që të hyjnë në zonën Shengen. Edhe pse nuk ka një datë të qartë se kur nis, përveç vitit 2024, çdokujt nga rreth 60 vendet që parashikon kjo procedurë, do të duhet të aplikojë për një autorizim udhëtimi ETIAS. Vetë ose duke autorizuar dikë tjetër ta bëjë këtë, një mik, një anëtar të familjes ose një ndërmjetës tregtar si agjencia e udhëtimeve, kushti i parë për të aplikuar është një dokument…

Read More

Bashkimi Evropian tha të enjten se qeveria e Kosovës duhet të hedhë hapa shtesë për uljen e tensioneve në komunat veriore të banuara me shumicë serbe dhe se blloku është i gatshëm të vendosë masa ndëshkuese edhe ndaj Serbisë nëse ajo nuk ndërmerr veprime në këtë drejtim. Duke komentuar letrën që dhjetëra ligjvënës euro-perëndimorë u dërguan zyrtarëve të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për ndryshimin e qasjes ndaj Kosovës dhe Serbisë, zëdhënësi i bllokut Peter Stano, tha se politikën e jashtme të Bashkimit Evropian e përcaktojnë vendet anëtare të tij. “E tëra që mund të them sa…

Read More

Gazetari i njohur Adriatik Doçi ka nxjerr zbuluar djalin e ish-kryeministrit Sali Berisham, Shkëlzen Berishën pas një reagimi të këtij të fundit ku tha se prej 17 vitesh jeton me qera dhe se çdo veprim e ka të deklaruar në bankë. Por nga një investim i gazetarit Doçi del që Shkëlzeni nga që nga viti 2015 që jeton pa qera në vilën e Ilir Shtufit te “Rolling Hills”. Postimi i plotë: Faktet që rrëzojnë Shkëlzen Berishën, nuk deklaron shpenzime qiraje që nga viti 2015. Pse duhet të merret nën hetim nga SPAK Besoj se Shkëlzen Berisha është aksioner kryesor në…

Read More

Popullsia e Shqipërisë po bie në mënyrë dramatike prej rënies së shpejtë të lindjeve. Të dhënat e sotme të INSTAT tregojnë se numri i bebeve të lindura në 6-mujorin e parë ishte 12.7% më i ulët në numër se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në 6-mujorin e parë 2023, ishin 10,283 lindje nga 11,781 në 6-mujorin e parë 2022. Megjithatë shtesa natyrore ishte pozitive, pasi vdekjet ishin më të ulëta se në 6-mujorin e parë. INSTAT raportoi se shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2023 rezulton pozitive, duke regjistruar 465 lindje më shumë se…

Read More

Tirana dhe Vllaznia do të luajnë të shtunën në orën 17:00 në “Selman Stërmasi”. Ky është lajmi më i fundit që vjen nga bardheblutë. Në fakt, trajneri Orges Shehi ka vendosur që Tirana të luajë dy miqësore, meqenëse kampionati është shtyrë për një javë. Tirana do të luajë në fundjavë ndaj Vllaznisë, ndërsa javën tjetër ndaj Elbasanit. Kanë qenë burime në skuadër që kanë bërë me dije një fakt të tillë. Kështu, Tirana do të provojë forcat në kampionat ndaj një ekipi të Superiores dhe një ekipi që është ndërtuar këtë sezon dhe që luan në Kategorinë e Parë.

Read More

“Boom-i” turistik i Shqipërisë duket se po gërryen turizmin në plazhet e Itali dhe kjo është diçka e merituar. I këtij mendimi është drejtori i të përditshmes italiane “La Ragione”, Fulvio Giuliani, i cili në një shkrim editorial në gazetën e tij kritikon ashpër qasjen e bizneseve akomoduesve në plazhet italiane ndaj turistëve, ku siç rrëfen ai, çmimet kanë arritur lartësi stratosferike, 150 euro për një çadër në një hapësirë jo më të madhe se 1 metër katror, e ku në lokalet e bregdetit vendosen çmime shtesë deri në 2 euro për të ndarë më dysh një tost. Shkrimin e…

Read More

Një grup ekspertësh kanë vlerësuar se sa orë në ditë ju nevojiten të flini gjumë në mënyrë që të zgjoheni të freskët për ditën në vazhdim. Sipas ekspertëve, sasia e gjumit të nevojshëm ndryshon në varësi të moshës suaj. Foshnjat Sipas këtij ekipi ekspertësh, foshnjat kanë nevojë për të paktën 12 deri në 16 orë gjumë çdo ditë. Foshnjat e porsalindura zakonisht kalojnë më shumë kohë në gjumë sesa zgjuar, me gjumin që është një komponent thelbësor i zhvillimit të tyre. Fëmijët Fëmijët do të kenë nevojë për gjumë gjithnjë e më pak me kalimin e kohës, në përputhje me…

Read More