Author: tirana

Në qëndrimin e parë dhe të gjatë për debatin që ka përfshirë politikën që po shijon pushimet verore, kryeministri Edi Rama i quan akuzat për ndërtimin e kullës ikonike, siç e quan kunja të vjetra, gozhda inatesh, vida xhelozish e jargë zilie. Rama ka dhe një reagim për ata që e kundërshtojnë këtë projekt që janë ca me vulë, ca pa vulë e ca me vulëasvulë. Nuk ka lënë pa shpotitur as kreun e PD-së së vulës, Lulzim Bashën i cili pak ditë më parë dorëzoi në SPAK kallëzimin penal. “Fillimisht një grupth që endet nëpër Tiranë me misionin e…

Read More

Mëngjesin e kësaj të premteje, Gjykata e Vlorës ka caktuar masën “arrest me burg: për Rei Metën, i cili vrau të mëngjesin e së hënës inxhinerin Armando Meshau, në një qendër interneti në Vlorë. Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë vendos “arrest me burg” për Rei Meta për akuzën “vrasje nga pakujdesia”. Gjyqtarja e çështjes ka pranuar kërkesën e prokurorisë.

Read More

Mëngjesin e sotëm, një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete në breg të detit në lagjen nr.13. Pas verifikimit të trupit, nuk u konstatuan shenjat dhune, ndërsa paraprakisht dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrale. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje. Durrës/Informacion paraprak Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, në breg të detit, është gjetur i pajetë shtetasi M. A., 39 vjeç, banues në lagjen nr.15, Durrës. Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk…

Read More

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka bërë publike të dhënat e flukseve hyrëse turistike për periudhën janar-korrik 2023, që janë mbi 5,1 milionë vizitorë, duke tejkaluar me 31% më shumë ato të së njëjtës periudhë të vitit 2022, i cili njihet si viti më i mirë ndonjëherë në bilanc shifrash. “Vetëm për korrikun, 1.7 milionë vizitorë të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë, ose 26% më shumë krahasuar me një vit më parë”, shprehet ministrja Kumbaro. Përveç vizitorëve nga Kosova, që mbajnë vendin e parë në të njëjtat shifra si vitin e kaluar, gjatë këtyre muajve tregje interesante…

Read More

Policia greke vijon hetimet për të zbuluar autorin e vrasjes së 29-vjeçarit në Athinë, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve me thikë, pas përleshjeve me një grup tifozësh të Dinamo Zagrebit, që kishin mbërritur një natë para ndeshjes që AEK do të luante me kroatët për eliminatoret e Champions League. Ka pasur pista të ndryshme rreth vrasjes, madje u dyshua se në krim janë përfshirë dhe tifozë të Panathinaikos, policia bën me dije se e ka ngushtuar rrethin e të arrestuarve, duke mbajtur në pranga vetëm 13 prej tyre dhe lëshuar pjesën tjetër. Mes të arrestuarve janë tre…

Read More

Këtë të premte ka nisur seanca gjyqësore për caktimin e masës për Rei Metën, djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë i arrestuar si autor i vrasjes së ndërtuesit Armando Meshau të hënën në Vlorë. Seanca gjyqësore po mbahet me dyer të mbyllura. Masa e sigurisë do të vlerësohet nga gjyqtarja Emiljana Dhima, ndërsa prokuror i çështjes është Arjan Xhaferi.

Read More

“Tirana dhe Shqipëria s’kanë kohë për të humbur”,- thotë kryeministri Edi Rama, i cili rendit disa prej arsyeve pse mbështet ndërtimin e kullës ikonike “Mali i Tiranës”, ndërsa iu përgjigj edhe të gjithë atyre që hedhin baltë mbi këtë projekt. Kryeministri thekson përmes një shkrimi të gjatë, se synimi është si të nxjerrim maksimumin e fuqisë rrezatuese dhe tërheqëse për Tiranën, duke realizuar një tjetër kullë ikonike, të cilën nuk e financon e as e ndërton shteti, po e mundëson marrëveshja krejt private mes pronarëve, investitorëve, arkitektëve e inxhinierëve. Shkruar nga Edi Rama Gati një vit më parë u organizua…

Read More

Reperi Travis Scott mbajti mbrëmë një koncert në Romë, ku ka lënë edhe pasoja. Të paktën 60 fansa raportohet të jenë lënduar. Eventi i cili është organizuar në Cirus Maximus, raportohet të ketë shkaktuar një tërmet të vogël 1.3 ballë Rihter dhe disa fansave iu është hedhur spërkatës piperi pas një incidenti. Mbi 60.000 fansa ishin të pranishëm në koncert për të parë reperin, por atmosfera arriti kulmin kur në skenë u shfaq dhe Kanye West.

Read More

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter ka goditur Turqinë jugperëndimore pranë qyteteve Malatya dhe Gaziantep. Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca njoftoi se janë plagosur 23 qytetarë, ndërkohë është shembur një objekt i braktisur, ndërsa kanë pësuar dëmtime edhe dy ndërtesa të tjera. “Në tërmetin me magnitudë 5.3 balla në Yeşilyurt, Malatya: 23 qytetarë, përfshirë 22 në Malatya dhe 1 në Adiyaman, u plagosën si pasojë e rënies ose hedhjes nga lart. Gjithsej 21 ambulanca dhe 7 ekipe të Shërbimit Mjekësor u vendosën në rajonin e prekur nga tërmeti, duke përfshirë 14 ambulanca dhe 3 ekipe nga Malatya,…

Read More

Mëngjesin e sotëm një aksident automobilistik u shënua në qendër të fshatit Fier-Shegan në Lushnje. Një makinë tip Audi me targa italiane u përplas me një kamionçinë transporti, dhe për pasojë dy drejtuesit kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Aksidenti u shënua rreth orës 05:30 minuta dhe policia do të punojë për të zbardhur shkaqet.

Read More

Këtë të premte moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore. Temperaturat për Tiranën 20°/32°C, në zonat malore 15°/29°C, në zonat e ulta 15°/36°C, në zonat bregdetare 18°/32°C. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina fiton shpejtësi deri 15m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Read More

Nga Ylli Pata Pas disa ekipeve ligjore, kryeministri grek Qirjakos Micotaqis ka dërguar në Tiranë, një peshë të rëndë të Nea Demokratia. Grupi drejtohet nga deputeti, Angelos Syrigos, një nga zyrtarët e rëndësishëm të partisë në Pushtet. Jurist shumë i njohur, madje profesor i të drejtës në Universitetin prestigjoz Panteon të Athinës, Syrigos, është një politikan i rëndësishëm i mazhorancës qeverisëse. Siç bën të ditur në një njoftim për shtyp stafi i Fredi Belerit, ndërsa nesër deputeti i Demokracisë së Re do të takohet në mjediset e paraburgimit me kandidatin që fitoi në zgjedhjet e Himarës në 14 maj, ndërkohë…

Read More