Author: tirana

Reperi shumë i dashur dhe unik, Capital T sot do të mbajë koncertin “Time Capsule II” në Prishtinë. Koncerti do të hapet me performancat e Rinës, Llunit, Kanitës dhe Il Ghost. Në vijim të koncertit, Capitalit do t’i bashkohen në skenë emra si: 2po2, Alban Skënderaj, Majk, Lyrical Son, Ledri Vula, MC Kresha dhe Elvana Gjata. Përpos tyre, në koncert do të performojë edhe artisti me famë ndërkombëtare, Akon, i njohur për hitet si “Smack That”, “Right Now (Na Na Na)”, “I Wanna Love You” etj. View this post on Instagram A post shared by Capital T (@truekapo)

Read More

I maskuar dhe i armatosur, hyri gjatë natës, në një market në shërbim, me qëllim vjedhjen e parave në kasë, arrestohet në flagrancë, brenda marketit, 20-vjeçari. Pas marrjes së njoftimit se rreth orës 21:50 të mbrëmjes së djeshme, një shtetas i maskuar dhe i pajisur me armë zjarri, kishte hyrë në një market në lagjen nr.13, gjatë kohës që ky subjekt ishte në shërbim, për të vjedhur, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i ndërhyrjes, u arrestua në flagrancë, brenda marketit, pa kryer ende vjedhjen, autori i këtij rasti,…

Read More

Një tjetër korsi biçikletash i shtohet Tiranës duke e bërë udhëtimin e qytetarëve me dyrrotakë më të sigurt në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kapublikuar fotot nga korsia e re që është bërë nga ura te Rruga e Elbasanit gjer tek kryqëzimi i 9 katësheve duke e lidhur atë me rrjetin ekzistues të korsive të biçikletave. Tetë vitet e fundit është evidentuar një rritje e interesit ndaj përdorimit të biçikletave si mjet transporti në qytetin e Tiranës. Kjo zhvillim ka ardhur si rezultat i ndryshimeve në infrastrukturën urbane, si dhe ndikimit pozitiv të ndërgjegjësimit për mjedisin dhe…

Read More

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka komentuar shkrimin e gjatë nga kryeministri Edi Rama për kullën e Tiranës, që është kthyer në debatin politikës të ditës. Basha thekson se sa më shumë zgjatet lista e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë që janë në burg, arrati apo nën hetim për shkak të makutërisë me të cilën është mbrujtur qeverisja e tij, aq dhe më të gjata bëhen hartimet e Ramës. Shkrimi i plotë Sa më shumë zgjatet lista e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë që janë në burg, arrati apo nën hetim për shkak të makutërisë me të cilën është mbrujtur…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen në ngarkim të Nuredin Dumanit dhe 19 të akuzuarve të tjerë, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Dëshmia e Nuredin Dumanit çoi në zbulimin e disa prej ngjarjeve më të rënda kriminale në vendin tonë dhe arrestimin e personave të implikuar. Në bashkëpunim me hetuesit e BKH, SPAK ka çuar tashmë përpara drejtësisë për gjykim të pandehurit Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tasi, Enver Diva, Besian Xhixha, Erion Alibej, Florenc Çekrezi, Elvis Koçi (Çaushllari), Ilirian Feci, Asllan Plaku, Ardian Uzuni, Altin…

Read More

Komisioni Evropian shpenzoi 2.75 milionë euro për foto dhe video të anëtarëve të tij nga fundi i vitit 2019 deri në prill 2020. Shuma u bë publike në përgjigje të pyetjes së një nga eurodeputetëve nga partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD). Shpenzimet gjatë mandatit aktual parlamentar përfshijnë shuma për fotografë, ekipe video dhe grim. “Mbulimi fotografik i aktiviteteve “të anëtarëve të Komisionit Evropian është i nevojshëm për të informuar qytetarët për punën e tij dhe për të siguruar transparencë”, sqaroi komisioneri për buxhet, Johannes Hahn.

Read More

Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka folur me tone pesimiste për situatën në Kosovë dhe që sipas tij është e rëndë sepse serbët po arrestohen çdo ditë. Sipas tij Albin Kurti është një njeri irracional, i cili nuk dëshiron paqe, por po kërkon që të bëhet Enver Hoxha i ri. “Albin Kurti po kërkon që të bëhet Enver Hoxha i ri. Kemi të bëjmë me një njeri irracional, i cili nuk dëshiron paqe. Ëndrra e jetës së tij është që të dëbojë serbët dhe të bashkojë Kosovën dhe Shqipërinë. Kjo kërcënon paqen dhe stabilitetin. Në këto kushte serbët e kanë gjithnjë…

Read More

Vrasja e ndërtuesit Armando Meshau nga Rei Meta, 4 ditë më parë në qytetin e Vlorës nisi për një apartament 60 metra katrorë në Radhimë. Sipas dëshmisë së 33-vjeçarit, Armando Meshau do të shpërblehej me shifrën 7 mijë euro. “Kisha nënshkruar një kontratë sipërmarrjeje si komision për gjetjen e një trualli në Radhimë, ku do të ndërtonte Armando, ndërkohë që unë do të shpërblehesha me 60 m2 apartament dhe në këmbim do i jepja Armandos 7000 euro“, ka dëshmuar Meta. Ai tregon se ndonëse kishte një kontratë me të, Armando nuk i është përmbajtur dhe prej 7-8 muajsh kishte prerë…

Read More

Gjithsej 53 trupa janë gjetur deri më tani pas situatës apokaliptike dhe zjarreve të fuqishme në Hawai, teksa numri i të vdekurve pritet të rritet. Autoritetet nuk e dinë saktësisht se sa janë të zhdukur, ata vlerësojnë rreth 1000 dhe linjat e rëna të komunikimit po e bëjnë të vështirë gjetjen e njerëzve. Mijëra njerëz janë zhvendosur pasi qindra shtëpi u dogjën, kryesisht në qytetin bregdetar perëndimor të Lahauna.Asnjë nga zjarret që digjen aktualisht nuk është 100% i kontrolluar, thonë autoritetet zjarrfikëse. Por tashmë kjo është “fatkeqësia më e madhe në historinë e shtetit”, thotë guvernatori i HavaitAi bëri thirrje…

Read More

Së fundmi është aluduar se Bora Zemani dhe Semi Jaupaj nuk janë më shoqe të ngushta si dikur. Dyshimet e ndjekësve në rrjet kanë qenë pasi vajzat nuk kanë publikuar më foto me njëra-tjetrën dhe daljet e tyre kanë qenë të rralla. Megjithatë këtyre thashethemeve duket se i ka dhënë fund Semi, e cila me veprimin e saj ka treguar shumë. “Lule Bora”- ka komentuar Semi në faqen e Digitalb ku Bora është imazh duke treguar kështu se ato vazhdojnë të jenë mikesha.

Read More

Vrasja e ndërtuesit Armando Meshau në Vlorë nga Rei Meta, nisi për një apartament 60 metra katrorë në Radhimë, për të cilën viktima do të shpërblehej me shifrën 7 mijë euro. Që prej kontratës së nënshkruar në vitin 2020, Rei Meta thotë se nuk ka marrë pjesën e tij dhe për një periudhë prej 7-8 muajsh, Meshau nuk i hapte telefonin.

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi një takim me pedagogë e drejtues të Universitetit të Tiranës, me qëllim vënien e urave të bashkëpunimit institucional në kuadër të programeve të ekselencës për Policinë e Shtetit. Balla u shpreh se trupa e policisë ka nevojë të rinovohet dhe të thellojë vetëpastrimin e saj. Ai nënvizoi se do të dërgojë në kuvend disa ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, i cili do të lehtësojë procesin e rifreskimit të organizatës së policisë. Në fjalën e tij, Ministri Balla u shpreh se sfida për ta rinovuar Policinë e Shtetit është një sfidë e hapur.…

Read More