Author: tirana

Cristiano Ronaldo, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka rezultuar si fituesi më i madh në vitin 2023 në rrjete sociale, titull që e siguron për të tretin vit radhazi. Portugezi i cili në Korrik u konsiderua si atleti më i paguar në botë për herë të parë që nga viti 2017, fiton milionat për një postim në rrjetet sociale, konkretisht në Instagram. Në listën e publikuar nga “Instragram Hopper”, sulmuesi portugez përfiton 3.23 milionë Dollarë për çdo postim në rrjetet e tij sociale. Produktet që ai reklamon, ndiqen nga rreth 600 milionë ndjekës, duke e shndërruar 38-vjeçarin në…

Read More

Një grup me dhjetëra stjuardesa që ofronin seks për 2700 euro në natë u shkatërrua së fundmi në Vietnam, një vend ku prostitucioni është i paligjshëm dhe konsiderohet një krim i rëndë. Sipas Daily Mail, autoritetet bastisën një hotel luksoz në Ho Chi Minh City të mërkurën pasdite, ku kapën 3 stjuardesa në shtrat me burra të ndryshëm. Tre femrat u arrestuan, së bashku me një të katërt që punonte si modele dhe ishte gjithashtu me një “klient”. Policia arrestoi, 26-vjeçaren Vo Thi My Han, e cila dyshohet se u dërgoi klientëve foto të vajzave me uniformat e tyre për…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u bën thirrje efektivëve të policisë së Shtetit se lufta ndaj korrupsionit nis brenda trupës policore. Sipas tij, lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit. Reagimi vjen pasi një qytetar ka treguar për JOQ ALBANIA se rreth orës 02:00 të mëngjesit, dy policë në Shëngjin teksa ndalonin makinat në rrugë, fusnin dhe nxirrnin “gjëra” nga xhepi. “Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është një proces, i cili ka hyrë në një fazë të…

Read More

Ka tre shkolla kryesore mendimi. Teoria e rendit më të lartë thotë se vetëdija është truri duke parë veprimtarinë e vet. Truri është një makinë që ndërton simulime, se si funksionon bota jashtë dhe vetëdija është simulimi i trurit për vetveten. Teoria e vendit global të punës, argumenton se vetëdija është diçka që ndodh kur pjesë të ndryshme të trurit, lidhen së bashku për të ndarë informacione. Dhe teoritë biologjike shohin për një proces të veçantë apo strukturë brenda trurit, që krijon vetëdijen; të tilla si luhatjet e sinjaleve ndërmjet neuroneve që shfaqen në skanimet e trurit tek subjektet e…

Read More

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në rrethana të paqarta në qytetin e Shkodrës. Ngjarja është regjistruar në një lokal në afërsi të ish-sanatoriumit në Shkodër. Paraprakisht dyshohet se është plagosur me armë zjarri, por vetë personi, nuk ka dhënë asnjë sqarim për grupin hetimor. Burime spitalore konfirmojnë se i plagosuri është futur në sallë të operacionit. Grupi hetimor po punon për të hedhur dritë mbi shkaqet e ngjarjes.

Read More

Në Shqipëri nuk janë të paska rastet kur qytetarët u japin lekë policëve që i ndalojnë në rrugë për të shpëtuar nga ndëshkimi i tyre. Një ‘skemë’ e tillë duket se ka ndodhur edhe mbrëmjen e kaluar në Lezhë. Një qytetar ka treguar për JOQ ALBANIA se rreth orës 02:00 të mëngjesit, dy policë në Shëngjin teksa ndalonin makinat në rrugë, fusnin dhe nxirrnin “gjëra” nga xhepi.

Read More

Grupet në PD nuk kanë asnjë shenjë të bashkimit. Sali Berisha paralajmëron ndarjen e deputetëve të Rithemelimit nga grupi zyrtar i PD në parlament. “PD do të ketë grupin e saj parlamentar në Kuvend në fillim të sesionit, cili do jetë krytar do të varet nga deputetët, por do të ketë grupin e vet”,-tha Berisha në konferencë për median. Sa i takon zgjedhjeve të Kukësit, Sali Berisha tha se do të marrë pjesë. “Padiskutim që do kemi kandidatin, akoma nuk e kemi përcaktuar, do të diskutohet pastaj do të përcaktohet”.

Read More

Miqësore luksi për Partizanin, por që është testi i fundit për Romën përpara startit të sezonit. Tirana është pushtuar nga ethet e ndeshjes ku skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho do të kthehet në Arenën Kombëtare. Verdhekuqtë do të kalojnë 12 orë intensive në Shqipëri. Pak përpara mesditës së kësaj të shtune, ata do të zbarkojnë në aeroportin Nënë Tereza dhe menjëherë do të akomodohen në një prej hoteleve të kryeqytetit, për të konsumuar drekën dhe për t’u qetësuar. Rreth 120 minuta përpara ndeshjes, pra në orën 18:00, Roma do të paraqitet në stadiumin Arena Kombëtare. Miqësorja me Partizanin nis…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet i bindur se biznesmeni Klodian Zoto, i cili është shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve, po bën pushime në Vlorë. Në një dalje për mediat, Berisha ka publikuar madje dhe një foto të targës së makinës me të cilën lëviz sipas tij Zoto. “Ku është Klodian Zoto? Bronzohet mirë dhe bukur në Vlorë. Në dispozicion të tij, e them me përgjegjësi, nga persona që nuk iu shpëton gjë…Kjo është vetura me të cilën shëtit Klodian Zoto. Kjo është vetura e Integritet Energy. Klikoni dhe targën dhe e gjeni se kush e ka.”, tha Berisha. Duke…

Read More

Pas shumë kohësh, Covid-19 rikthehet në vend. Gjatë dy ditëve të fundit në Fier, Patos e Roskovec janë zbuluar 20 raste me Covid-19. Drejtuesi i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Fier, Arbër Arapi, është shprehur se rritja e rasteve me virusin Covid në Fier ka si shkak ardhjen e emigrantëve. Rastet nuk kanë munguar edhe te fëmijët, ku gjatë këtyre ditëve është regjistruar edhe një numër i lartë vizitash dhe shtrime të fëmijëve në spital nga virozat e stinës. Sipas mjekës pediatre, Anila Muka, është gjithmonë e më i madh numri i fëmijëve të prekur nga virozat, një prej…

Read More

iPhone 15 është planifikuar të nisë shitjet rreth 22 shtatorit. Lajmin e ka dhënë Bloomberg dje. Dhe iPhone i ri përbën gjithmonë lajm. Në 12 ose 13 shtator është planifikuar një event dhe më pas do të nisin shitjet. Kohët e fundit kompania ka raportuar një rënie të të ardhurave në fakt me 2% që përkhtyer në para janë 39.67 miliardë dollarë. “Industria e telefonave inteligjentë është e vështirë në SHBA tani,” tha CEO Tim Cook për Steve Kovach të CNBC javën e kaluar. iPhone 14 pati fati e keq të dilte në periudhën e Covid-it. 15-ta mund ta përmirësojë…

Read More

Gjatë një eventi në Kosovë, ku ishin të pranishëm shumë fytyra publike, mes tyre ishte edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini. Por gjatë një transmetimi live, gazetarja e televizionit e prezantoi Gjinin si Blendi Fevziu. Madje ajo e ftoi para kamerës “Blendi Fevziun” dhe të gjithë u habitën kur u shfaq Ardian Gjini. Dy gazetarët nuk ia kishin idenë për ngatërresën, derisa ishte vet kryetari i Gjakovës që iu tha se ai në fakt ishte Ardian Gjini e jo Blendi Fevziu. “Të ngjashëm jemi veç tek koka, sepse nuk kemi flokë”, ishte batuta e kryetarit. Ka qenë vetë…

Read More