Çmimi i energjisë elektrike për furrat e bukës nuk do të ndryshojë. Ato do të vijojnë të paguajnë 7.6 lekë për kWh. Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendi i Entit Rregullator të Energjisë, i cili ka rrëzuar kërkesën e Furnizuesit të Shërbimit Universal në fund të qershorit. FSHU kërkonte që çmimi i favorizuar prej 7,6 lekësh për kwh të ofrohej për prodhimin e bukës masive, ndërsa kategoritë e tjera të prodhimit të kishin tarifa më të rritura. “Në përfundim të afateve, në kushtet kur asnjë nga palët nuk ka përcjellë në ERE sa lënë detyrë vlerësojmë se kërkesa e FSHU…
Author: tirana
Menjëherë pas njoftimit të marrë se në Durrës sapo ishte vjedhur një automjet tip “GLK” dhe dyshohej të vinte drejt Lezhës, shërbimet e Policisë Lezhë kanë intensifikuar kontrollet e monitorimet, me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e këtij automjeti. Si rezultat, në aksin rrugor “Thumanë – Milot”, në fshatin Gjormë, nga shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, me përdorimin edhe të makinës inteligjente, është konstatuar automjeti i vjedhur. Drejtuesi i mjetit, në momentin që ka parë shërbimet e policisë, ka devijuar rrugën në tentativë për tu larguar bashkë me automjetin, por nuk ka mundur dhe në këto kushte, duke shfytëzuar edhe përfituar…
Rreth 14 mijë njerëz janë larguar nga qyteti lindor polak i Lublinit, pasi një bombë e pashpërthyer u gjend. Zyra e kryetarit tha se pjesa e prekur e qytetit do të mbyllet plotësisht për trafikun nga ora 11:30 e mëngjesit të premten dhe transporti publik do të ndryshohet. Bomba e pashpërthyer u gjet në vendin e një fabrike avionësh të para Luftës së Dytë Botërore. “Të gjitha njësitë tona janë në gatishmëri dhe po punojnë ngushtë me policinë dhe ushtrinë, si dhe brigadën e zjarrfikësve, të gjitha shërbimet përgjegjëse për të gjithë procesin e sigurimit dhe asgjësimit të municioneve”, tha…
Moderatorja Jona Spahiu herë pas here bisedon me ndjekësit nëpërmjet “Ask me a question” në Story, ndërsa së fundmi dikush i ka rikujtuar fillimet në ekran. Ndjekësi i shkruan se Jona ka qenë e preferuara e tij/saj, që nga koha e “Top Select” në “Top Channel”. Sa prej jush e mbani mend? Ja një foto nga ajo periudhë, të cilën Jona vetë e ka publikuar, madje tregon edhe prapaskenat. Asokohe, mezi priste të shihte Luanën dhe Marinën tek grimi, që ishin të famshme edhe në ato vite. “As un s’e mbaja mend këtë. 20 vjeç, ashensori i Piramidës, xhironim 3…
Nga Astrit Patozi Nuk kuptoj shumë nga kullat, ndaj edhe nuk i futem fare debatit të zjarrtë, që ka shpërthyer këto ditë gushti për “Malin e Tiranës”. Por një gjë është e qartë për të gjithë, se ajo ende pa u hedhur tulla e parë ka zënë tmerrësisht shumë personazhe VIP nën vete. Dhe pothuajse të gjithë politikën e kalbur dhe të korruptuar të tre dekadave postkomunizëm, pa dallim feje, krahine dhe ideje. Ndaj edhe nuk ka shumë rëndësi tani se kush fiton më shumë qyl e kush po përbaltet kot prej saj. Aq më pak ka vend pyetja apo…
Sot hëna e zezë në luan lidhet harmonikisht me hënën në binjak. Kjo do të thotë që pasionet dhe mendimet e fshehta që kanë të bëjnë me instikte të errëta do zhvillohen e do marrin më shumë hapësire.Dashi Keni disa kohe qe s’po gjeni shtegun ku duhet te veproni ne lidhje me pasionet tuaja. Do gjeni viktimen tuaj shpirterore. Demi Nje ndikim i fuqishem ne cift bene qe te ndjeheni si ne paralize gjumi ne pamundesi per te reaguar sipas deshirave apo vullnetit tuaj. Binjaket Hena ne shenjen tuaj ju con drejt nje instikti i cili ju takon me njerez…
Një grup me dhjetëra stjuardesa që ofronin marrëdhënie seksuale në këmbim të parave është shkatërruar në Vietman. Në krye të këtij grupi ishte Vo Thi My Han, një 26-vjeçare e cila u dërgonte klientëve foto të vajzave me uniforma për të zgjedhur njërën prej tyre. Në këtë operacion, oficerët bastisën një hotel luksoz në Ho Chi Minh City të mërkurën në mbrëmje, ku u gjetën 3 stjuardesa, të cilat ishin në shtrat me burra të ndryshëm. Ndërkohë që në pranga ka rënë edhe një e re që punonte si modele, e cila gjithashtu u kap me një klient. Çmimet varionin…
Pasi përjetuam mot përvëlues me temperatura mbi 43 gradë Celcius, muaji Gusht, po duket me i freskët. “Kjo fundjavë parashikohet të sjellë rritje të temperaturave të ajrit. Pritet që maksimumet në rang territori të ngjiten edhe në 37 gradë Celcius. Në zonat bregdetare temperaturat pritet të jenë nga 32-34 gradë celsius, ndërsa në zonat malore deri në 33 gradë Celcius. Fundjava do të sjellë ditë me diell. Pritet të ketë kalime të pakta të vranësirave dhe këto të fokusuara në zonat malore. Për sa i përket fillim javës që vjen, pritet të kemi një sistem vranësirash të cilat pritet të…
Nga Spartak Ngjela Çfarë? Kjo është një pyetje universale… Atëherë le të fillojmë Qetësia e pushimeve nuk e ndalon mendjen që të mendojë, te gjithsecili që di të mendojë mëvetësisht . E pra, gjithkush në këto pushime dhe që është shqiptar mendon: Kur të kthehem nga pushimet, çfarë? Kur të mendoj për të ardhmen time, çfarë? Kur të kujtohemi se asgjë nuk ndryshon nëse ti nuk je vetë i aftë ta ndryshosh, e pra, çfarë? Kur të bindesh se gruaja apo e dashura po të tradhton, me kë dhe, për çfarë? Kur të kuptosh se të gjithë gënjejnë dhe asgjë…
Identifikohet dhe vihet në pranga një 24-vjeçar, bashkëpunëtor me 2 vëllezërit e shpallur në kërkim, për kanosjen e shtetasit F. R. dhe të babait të tij. 24-vjeçari duke u përfshirë në këtë konflikt, theu dhe masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i ishte caktuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të një konflikti të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 17, ndërmjet disa shtetasve, kanë identifikuar dhe kanë vënë në pranga shtetasin…
Pas gafës së tre muajve më parë duke ngatërruar Veliajn me këngëtarin Joe Walsh, Berisha ka lëshuar një tjetër perlë live në konferencë për mediat sot. Berisha akuzoi Veliaj se ka takuar biznesmenët e huaj Franco Tossi dhe Bruno Presezzi. “Franco Tossi dhe Bruno Presezzi dy biznesmenë të mëkëmbur italianë, kanë udhëtuar me çarter disa herë për në Tiranë dhe kanë takuar Erion Veliajn, në të gjitha rastet. Gjurmët e ardhjes së tyre janë të gjitha në TIMS”, deklaroi Berisha. Por mjafton një verifikim I thjeshtë dhe rezulton e gjitha është një fake news, që në fakt jo vetëm Berisha,…
Ministria e Brendshme dhe kompania “IdentiTek” njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 12 gusht. Kjo për të lehtësuar shërbimin për qytetarët tanë, që vijnë për të pushuar gjatë verës në atdhe, e njëkohësisht ripajisen me dokumente udhëtimi. Procedura për aplikim për pasaportë biometrike ju merr vetëm pak minuta kohë, në zyrën e “IdentiTek”, që ndodhet në zonën ku banoni. Së pari, blini një kupon tek çdo zyrë e Postës Shqiptare. Nëse aplikoni për herë të parë plotësoni në e-Albania formularin e Policisë…