Wissam Ben Yedder, sulmuesi i Monakos dhe i Francës është arrestuar nga policia në Nice, pas akuzave për përdhunim. Mediat franceze bëjnë të ditur se autoritetet policore franceze, kanë ndaluar dhe shoqëruar në komisariat Yedder dhe vëllanë e tij 25-vjeçar, të cilët akuzohen se kanë përdhunuar dy të rejat në një festë të organizuar në fillimin e korrikut të këtij viti. Futbollisti është lajmëruar se është nën hetim për këtë ngjarje, teksa është lënë të largohet me kusht, vetëm pasi ka paguar 900 mijë euro, teksa tani do të presë përfundimin e hetimeve në gjendje të lirë.
Author: tirana
Të dhënat e bilanceve të kompanive me licenca televizive në Shqipëri të analizuara nga BIRN, tregojnë se tregu i informacionit dhe i dëfrimit të shqiptarëve kontrollohet nga një numër i vogël operatorësh në masën 70% ndërsa tregu në përgjithësi është ngushtuar edhe më shumë që nga procesi i dixhitalizimit të transmetimeve. Tregu i televizioneve në Shqipëri u përqendrua akoma më shumë gjatë vitit 2022 në krahasim me vitin 2021, duke i lënë shqiptarët me larmishmëri të paktë informacioni dhe këndvështrimesh, bëhet e ditur nga të dhënat financiare të kompanive të këtij tregu, të analizuara nga BIRN. Televizioni Publik Shqiptar, Top…
Kukësi do të zgjedhë kryetarin e ri të bashkisë më 24 shtator. Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve, pas vakancës së krijuar për shkak të shkarkimit kryebashkiakut socialist Safet Gjici prej video skandalit erotik të publikuar në media. Dy nga emrat e përfolur nga Partia Socialiste për të garuar në zgjedhjet e shtatorit janë ish-drejtor i Drejtorisë së Tatimeve në Kukës, Albert Halilaj, si dhe Granit Gjana, nënkryetari i zgjedhur për të drejtuar bashkinë pas shkarkimit të Gjicit, sipas Euronews. Kujtojmë se më 16 qershor të këtij viti, në media u publikua një video erotike e kryebashkiakut të Kukësit…
39 azilkërkues në bordin e Bibby Stockholm iu është dashur të evakuohen dhe shkak për këtë eshtë bërë përhapja e një bakteri vdekjeprurës, legionela, i cili u gjet në ujit e varkës ku po qëndrojnë emigrantët. Vetëm katër ditë pasi 15 emigrantët e parë kanë hyrë në anijen në portin e Portland, Dorset, ata do të zhvendosen për të gjetur një tjetër alternativë për t’u strehuar. “Home Office” ka testuar mostrat nga sistemi ujor i varkës dhe kanë arritur në përfundimin se ka përmbajtje të bakteries, për të cilën do të bëhen investigime të mëtejshme. Legionela është një bakter që…
Shtetet e Bashkuara (SHBA) kanë vendosur sanksione të reja të premten ndaj katër rusëve të lidhur me kompaninë financiare, Alfa Group, dhe me një shoqatë ruse të biznesit, njoftoi Departamenti i Thesarit i SHBA-së. Këto janë masat më të fundit ndaj elitës financiare të Moskës për shkak të luftës në Ukrainë. Departamenti i Thesarit tha më 11 gusht se i ka sanksionuar katër burra të cilët shërbyen në bordin mbikëqyrës të Alfa Group – Petr Olegivich Aven, Mikhail Maratovich Fridman, German Borisovich Khan dhe Alexey Viktorovich Kuzmichev – njërës prej kompanive më të mëdha financiare dhe investuese të Rusisë. Thesari…
Ambasada irlandeze në Ukrainë, ishte shënjestra e radhës e Rusisë, që kishte planifikuar një sulm kibernetik në këtë institucion. Ministri i sigurisë kibernetike irlandeze Ossian Smyth, thotë se sulmi i kryer nga agjencia ruse e inteligjencës u zmbraps me sukses. Gjatë një konference në Departamentin e Punëve të Jashtme, pasi dorëzoi celularin e tij (që mund të ishte sulmuar gjithashtu), Smyth tha se asnjë nga diplomatët në ambasadën e Irlandës nuk kishte klikuar në emailin “phishing”. Bëhej fjalë për një reklamë të dërguar në email, ku një polak shiste një BMW të vitit 2011, “në gjendje shumë të mirë, me…
Prej kohësh aludohej për një romancë të re të reperit Majk me Nita Krasniqin, vajzën e muzikantit nga Kosova, Naim Krasniqi. Postimet thuajse të njëjta, nga i njëjti vend, kanë qenë të shumta, por tashmë kanë vendosur të mos fshihen më. Vetë Nita ndau në InstaStory një foto me Majk, duke konfirmuar njëherë e mirë zërat për një romancë.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për emisionin italian “L’aria che Tira” në LA7, ku ka folur për sezonin e ‘artë’ turistik të Shqipërisë, lidhjen me Italinë por edhe për rrugëtimin e vendit drejt BE-së. Duke komentuar shifrat e larta të numrit të vizitorëve të huaj, kreu i qeverisë thotë se Shqipëria është çliruar nga stigma e viteve ’90, ku shihej si një vend jo i sigurtë dhe me kriminelë. Kryeministri komenton gjithashtu edhe postimin e pak ditëve më parë që shkaktoi diskutime, një meme me në thelb dy ngjarje: anijen Vlora me migrantët që zbarkonin në Bari në…
Policia e Sarandës ka vënë nën hetim menaxherët e dy lokaleve në qytetin bregdetar. Ata janë proceduar në gjendje të lire pasi akuzohen se duke vënë muzikë të lartë në këto ambiente, ishin bërë shqetësim për qytetarët dhe për pushuesit. Bëhet fjalë për F. F., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe R. Z., 41 vjeç, banues në Sarandë. Mbi to rëndon vepra penale “Prishja e qetësisë publike”. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisjet që gjeneronin muzikën.
Një 24-vjeçar është vënën në pranga pasi theu masën e caktuar ‘arrest shtëpie’ dhe u përfshi në një konflikt. 24-vjeçari duke u përfshirë në këtë konflikt, theu dhe masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i ishte caktuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të një konflikti të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 17, ndërmjet disa personave, kanë identifikuar dhe kanë vënë në pranga 24-vjeçarin. 24-vjeçari, së bashku me 2 vëllezërit e…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka shkarkuar të premten shefat e të gjitha qendrave për rekrutim në të gjitha rajonet e vendit, nën akuzat për korrupsion të cilat, sipas tij, mund të cilësohen si tradhti e lartë. “Po i shkarkojmë të gjithë komisarët rajonal të ushtrisë”, tha Zelensky në rrjetet sociale, pas një takimi me lidershipin e lartë të ushtrisë. “Ky sistem duhet të udhëhiqet nga njerëz të cilët e dinë saktësisht se çfarë është lufta, dhe pse cinizmi dhe ryshfeti në kohë luftë është tradhti e lartë”, shtoi ai. Kievi është duke i rekrutuar ukrainasit në batalione për…
Mjekja dermatologe Violeta Dajçi, teksa fliste për ndryshimet klimatike dhe ndikimet në shëndet, u ndal te problematikat që shkaktohen nga alergjitë e diellit. Në një intervistë në “News24”, Dajçi theksoi se vitamina D është e rëndësishme që të merret nga të gjitha moshat. “Alergjitë e diellit shfaqen në trajta të ndryshme. Këto kërkojnë konsulte mjekësore, por ndihma e parë është mbrojtja nga këta faktorë që i shkaktojnë, që janë mbrojtja nga rrezatimi diellor. Por gjithashtu ka raste kur duhet të përdoren kremra gjithmonë në koordinim me mjekët”, u shpreh mjekja. “Dielli vërtet është parë si një nga shkaktarët e problematikeve…