Author: tirana

Gati dy vite pas vrasjes së një të riu shqiptar një në fermë kanabisi, mediat në Britani kanë publikuar të tjera detaje. Sipas Daily Mail, ka qenë një punonjës i sallës operative që ka dëgjuar në telefon vrasjen e të riut shqiptar Xhovani Pepaj, 25 vjeç. I riu u godit 16 herë me thikë nga një bandë që u fut për të grabitur fermën e drejtuar nga rivalët e tyre, pas përplasjeve mes dy grupeve. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, që ka ndodhur më 4 dhjetor 2021, po gjykohen 6 persona. Tre prej tyre janë shpallur tashmë fajtorë për vrasje, Kelvin…

Read More

Një fenomen i pazakontë meteorologjik është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Korçës. Stuhia e quajtur “Erozion eror”, i njohur në anglisht si “Dust devil”, është formuar në një fushë të qytetit. Ajo është e ngjashme me një tornado, por ngre lart sasi të madhe dherash dhe pluhur. Ajo formohet nga erëra të forta deri në 120 km/h por zakonisht është e padëmshme.

Read More

Jude Bellingham u bë ndër transferimet më të shtrenjta të Real Madridit, teksa la këtë verë Dortmundin për të kaluar në Spanjë për 100 milionë euro. Edhe pse me një koleksion makinash të shtrenjta, ai është parë të shkojë disa herë në stërvitje me taksi. Bellingham ka një koleksion luksoz makinash të shtrenjta. Thuhet se mesfushori i Real Madrid ka një koleksion me vlerë më shumë se 10 milionë dollarë. Disa nga automjetet përfshijnë Lamborghini Urus-in e tij të preferuar, të cilin ai e ngiste shpesh në Gjermani, si dhe Bentley Continental GT dhe Rolls-Royce Cullinan. Edhe pse me makinat…

Read More

Në italian është përplasur fizikisht mesditën e sotme në Vlorë me disa shqiptarë pasi i kanë ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të personave që e ngacmuan. Familja italiane ndodhej me pushime në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në zonën turistike të “7 pallateve” në Vlorë dhe ka tërhequr vëmendjen e pushuesve për shkak edhe të policisë që është gjendur menjëherë dhe është vënë në ndjekje të atyre që ngacmuan minorenen.

Read More

Policia e Kosovës bëri të ditur të premten se ka arrestuar pesë persona të dyshuar për kontrabandë mallrash në fshatin Kovaç të Zubin Potokut. Personat e arrestuar kanë qëlluar edhe me armë në drejtim të policisë. Sipas njoftimit për shtyp, si rezultat i aktiviteteve policore në brezin kufitar, bazuar edhe në informacionet që ka pasur në dispozicion policia, në fshatin Kovaç (Farkëtarët), zona e përgjegjësisë e Stacionit Policor Kufitar-Jasenovik, janë arrestuar pesë persona të dyshuar për kontrabandë mallrash dhe sulm me armë. “Një person i dyshuar ka arritur ti shmanget arrestimit dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin…

Read More

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugor Korçë-Pogradec, te kryqëzimi i Libonikut. Nga përplasja e dy makinave kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët po marrin ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Read More

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë në shtator dy ndeshje vendimtare për fatet e kualifikimit në kampionatin europian 2024. Kuqezinjtë do të udhëtojnë në 7 shtator në Çeki, për të sfiduar kryesuesit e grupit E dhe 3 ditë më vonë në “Air Albania” do të presim Poloninë. Gati 1 muaj përpara ndeshjes, për këtë përballje në “Air Albania” nuk ka më bileta të lira në dispozicion. Federata Shqiptare e Futbollit i ka nxjerrë online biletat e kësaj ndeshjeje, dhe nga një vëzhgim në website e FSHF rezulton se tashmë vendet në stadium janë pothuajse “sold out”. Vetëm disa dhjetëra…

Read More

“Nga 31 raste të dyshuara për korrupsion zgjedhor vetëm Beleri mbahet në burgim”, tha deputeti grek Syrigos. Arrestimi i kandidatit opozitar Fredi Beleri dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit në Himarë provokoi një acarrim në marrëdhëniet e Tiranës me Athinën, sepse ai përfaqëson Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila mbron të drejtat e pakicës greke në Shqipëri. Ndërsa Greqia kërkoi shpjegime në rrugë diplomatike, Kryeministri Edi Rama deklaroi përmes rrjeteve sociale pas ndalimit nga prokuroria të kandidatit të opozitës për Himarën Beleri se “duhet respektuar pavarësia e organeve të drejtësisë”, dhe bëri thirrje që “të…

Read More

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është përzgjedhur që të performojë në ceremoninë e mbylljes së lojërave “Invictus Games 2023”, që organizohet nga Princi Harry. Kjo ceremoni zhvillohet në Dusseldorf të Gjermanisë, ku pritet që princi të mbajë një fjalim emocionues. Lojërat “Invictus” janë sporte për gratë dhe ushtarakët e plagosur, të lënduar dhe të sëmurë. 

Read More

Më 14 gusht në Himarë do të zhvillohet një protestë në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri. Protesta organizohet me iniciativën e kryetarit të bashkisë së Athinës, Kostas Bakojanis dhe organizatës “Omonoia”, në orën 18:00, në Pedonalen Qendrore të qytetit. Mitingu vjen si pasojë e skadimi të afatit 3-mujor të parashikuar nga Ligji Zgjedhor. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, kryebashkiaku i Athinës do të jetë një ndër folësit në këtë aktivitet në mbështetje të Belerit.

Read More

Superylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo është bërë personi i parë që ka 600 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram. I njohur si një nga futbollistët më të mirë në botë, ai mban pozicionin e sulmuesit për Al Nassr dhe shërben si kapiteni i kombëtares portugeze. Ylli i futbollit poston në mënyrë aktive në Instagram dhe ka fituar më shumë se 150 milionë ndjekës që nga maji i kaluar, sipas Social Blade, një rritje prej 34%. Sipas Forbes, ylli 38-vjeçar i futbollit ka gjithashtu një pasuri neto prej 500 milionë dollarësh, duke e bërë atë një nga sportistët më të pasur dhe…

Read More

Nga Mero Baze Bie plotësisht dakord me gjithë reagimin e Kryeministrit Edi Rama. Jam dakord dhe jam i kënaqur që projekti i kullës është bërë me konkurs ndërkombëtar dhe ka fituar projekti më i mirë. Shumë i bukur është . Dhe shumë mirë që qenka gëzuar dhe ai djali nga Elbasani që këtu në Shqipëri nuk ka korrupsion. Bie plotësisht dakord që Shqipëria ka marrë një ritëm të jashtëzakonshëm zhvillimi në fushën e ndërtimeve dhe sidomos infrastrukturës për turizëm, çka në një farë mënyre po i del para fluksit në rritje të papërballueshme të turizmit në Shqipëri. Dhe shumë mirë…

Read More