Author: tirana

Nga Lorenc Vangjeli Janë skaje të një drejtëze. Krejtësisht të ndryshëm në traditë, tipologji dhe mendësi. Ata do të mbeten pas si trashëgimi e këtyre tre dekadave e kusur pluralizëm, njëri si ngulm ecjeje përpara me mëkate të shumta ndërmjet dhe tjetri si autor i mëkatit fillestar në politikë me zigzage të pabesueshme në anë. Njëri dashnor i shqipes së pazakontë, tjetri përdorues i kateve të poshtëm të fjalorit të saj, njëri narcizist kur flet për t’i pëlqyer vetes sepse nuk rri dot heshtur, tjetri që vuan kur hesht duke folur me veten. Njëri që kur përmend pafund mullarin, ka…

Read More

Policia ka vendosur në pranga një 30-vjeçar, i cili akuzohet se organizoi vrasjen e kunatit të tij, Petrit Caka në Itali në vitin 2022. Gëzim Gjini ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe do të ekstradohet drejt shtetit fqinj. Ai dyshohet se bashkëpunoi me motrën e tij dhe një mik për kryerjen e krimit. 30-vjeçari u lokalizua nga uniformat blu në aksin rrugor Lezhë-Milot. “Shtetasi G. Gj. akuzohet se është organizator i vrasjes së bashkëshortit të motrës së tij, shtetasit P. C., vrasje e kryer me mjet prerës, në Rocca Priora, Itali, më datë 13.12.2022, në bashkëpunim me 2 shtetas…

Read More

Puna e asfaltimit të rrugës në fshatin “Batër e Vogël” në Bashkinë Mat ka përfunduar me sukses, duke sjellë një ndryshim të madh në infrastrukturën e kësaj zone.Për vite me radhë, rruga në fshatin “Batër e Vogël” ishte një problem kryesor për banorët e kësaj zone. Ndërhyrja në këtë aspekt të infrastrukturës ishte një premtim i kryetarit Agron Malaj, i cili tani ka bërë të mundur realizimin e kësaj sfide.Në të ardhmen, projekti do të vazhdojë me një fazë të re, e cila përfshin lidhjen e rrugës së asfaltuar me fshatin Pjezë, me të njëjtat standarde cilësore. Kjo do të…

Read More

Fluksi i lartë i mjeteve në segmentin Morin-Kukës ka krijuar radhë të gjata dhe qëndrim për më shumë se 20 apo 30 minutave në afërsi të Urës mbi Drin. Shkaku i radhëve të gjata është bërë ngushtimi i rrugës nga katër në dy korsi pikërisht në urën e vjetër mbi Drin. Ura e re e nisur katër vite më parë nuk përfundoi as për këtë sezon turistik. Trafiku është krijuar pranë urës së Kukësit, aty ku rruga ngushtohet me një korsi. Radhët kanë arritur deri në 10 km.

Read More

Lulëzimi i turizmit shqiptar këtë vit ka bërë bujë të madhe, sidomos përtej kufinjve tanë, dhe veçanërsiht në Itali, ku thuajse përditë, mediat më prestigjioze të vendit i kushtojnë reshta të tëra turizmit në Shqipëri, fluksit të italianëve që e vizitojnë vendin dhe diferencës në çmime mes dy vendeve. Por çfarë thonë realisht shifrat për italianët dhe vendet e tjera të origjinës së turistëve në Shqipëri? Scan Intel ka analizuar shifrat publike nga Instituti i Statistikave, që i referohen gjysmës së parë të vitit, pra periudhës Janar-Qershor, çka do të thotë se mungon periudha kulminante e sezonit turistik, pra Korrik-Gusht,…

Read More

Autoritetet keniane kanë nisur përgatitjen e përgjigjes së letërporosisë së dërguar nga prokuroria shqiptare lidhur me çështjen e vdekjes së vajzës keniane Joy Ayoko. Tre ditë më parë Drejtoria e Hetimeve Penale të INTERPOL Kenias ka kontaktuar nënën e Joyt, Ruth Abongo dhe i kanë kërkuar raportin e vdekjes së Joyt për llogari të autoriteteve shqiptare, të cilën nëna ia ka dërguar 3 ditë më parë. Po ashtu mësohet se përveç raportit të vdekjes së Joyt në letërporosi autoritetet shqiptare kanë kërkuar edhe marrjen në pyetje të nënës së Joyt, motrës dhe vëllait të Joyt dhe shoqes së Joyt në…

Read More

Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Rreth orës 08:55, në aksin rrugor Ura e Kardhiqit-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në lëvizje, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. B., banues në Sarandë. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fusha të ndryshme, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara se në një lokal në rrugën “Besim Imami”, një shtetas mbante makineta për lojëra fati, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në adresën e dyshuar. Gjatë kontrollit, në magazinën një lokali, në rrugën “Besim Imami”, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 10 makineta që shërbejnë për lojëra fati. Në…

Read More

Rreth 100,460 paund janë gjetur të fshehura në një çantë dore në portin e Durrësit, ku një 30-vjeçar, i cili vinte nga Anglia është arrestuar pasi u kap në tentativë për të futur paratë e padeklaruara në Shqipëri. Si rezultat i operacionit policor të koduar “Fluksi 3”, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Diafet Palushi, 30 vjeç, banues në Sukth, Durrës. I riu vinte nga Anglia dhe kishte fshehur në çantën e dorës, 100 460 paund, me qëllim futjen e tyre në Shqipëri, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e…

Read More

Autoritetet italiane kanë arrestuar në flagrancë dy shqiptarë, 24 dhe 29 vjeç, për tregti dhe zotërim droge në fshatin Limito. Operacioni blic u zhvillua në një apartament në rrugën Siracusa. Policia italiane, me koordinimin e Drejtorisë Antimafia të Qarkut të Milanos, nisi një operacion të madh. Kontrolle u bënë edhe në Vignate dhe Peschiera Borromeo kundër gjashtë personave që hetuesit besojnë se janë organizatorët e trafikut me qendër në Pioltello. Një hetim i nisur shumë përpara dhjetorit 2022 çoi në një sërë arrestimesh për organizatë kriminale të tipit mafioz pikërisht në ambientet e ‘Ndrina. Më pas një burrë i lidhur…

Read More

Agim R., 52 vjeç jeton në një lagje periferike të qytetit të Korçës. Një muaj më parë ai shkoi në gjendje të rënduar shëndetësore në urgjencën e spitalit rajonal për shkak të intoksikimit nga alkooli. 52 vjeçari pohon që ka varësi nga alkooli, por asnjëherë më parë nuk i kishte ndodhur që të helmohej. “Thuajse çdo ditë konsumoj alkool në një lokal tek lagjja dhe nuk kisha pasur probleme. Një muaj më parë përfundova në spital. Më kujtohet që kam pirë vodkë dhe konjak, por nuk di të them sasinë që konsumova. Pasi ndenja disa orë në urgjencë më nisën…

Read More

Një person është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë ambienteve të spitalit të Lushnjës. Viktima është Sybi Haruni 65 vjeç endacak nga Lushnja, ku pas konstatimit të trupit të pajetë u njoftua policia. Endacaku u gjet në orën 07.30 nga punonjësit e spitalit në afërsi të garazheve të ambulancave. Mësohet se 65-vjeçari ka qenë i martuar dhe është divorcuar, ndërsa ka edhe një fëmijë. Prej kohësh ai ishte i pastrehë dhe endej rrugëve. Ndërkohë për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së tij, pritet të bëhet autopsia.

Read More