Një gjykatës amerikan refuzoi kërkesën e Google për të rrëzuar një padi që pretendonte se kompania ka cenuar privatësinë e miliona njerëzve, duke i gjurmuar në fshehtësi gjatë përdorimit të internetit. Sipas padisë, Google ka përdorur Analytics, cookies dhe aplikacionet e saj për të gjurmuar aktivitetin e përdoruesve edhe kur kanë vendosur shfletuesin në modalitetin “Incognito.” Autori i padisë e cila kërkon dëmshpërblim prej 5 miliardë dollarësh e quajti vendimin një hap të rëndësishëm në mbrojtjen e privatësisë dhe interesave të miliona Amerikanëve. Padia mbulon aktivitetin e Google që prej 1 Qershorit 2016 dhe kërkon 5 mijë dollarë dëmshpërblim për…
Author: tirana
Një tërmet me magnitudë 4.9 gradë të shkallës Rihter është regjistruar sot në pjesën lindore të Turqisë. Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte 7 kilometra në jugperëndim të qytetit të Malatya. Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash. Nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.
Menopauza nënkupton përfundimin permanent të ciklit menstrual te femrat. Gjatë kësaj kohe, gratë mund të kenë simptoma të pakëndshme që lidhen me ndryshimet hormonale në trup. Dr. E. Freeman dhe kolegët e tij nga Universiteti i Pensilvanisë zhvilluan një studim 9-vjeçar të grave gjatë menopauzës. -Përmes pyetësorëve, ata kuptuan se gjatë menopauzës gratë mund të kenë ndryshime të papritura në humor, pa një arsye konkrete. Me kalimin e kohës, ndryshimet e humorit bëhen më të pakta së bashku me ndryshimet fizike. -Ndryshimet në temperaturën e trupit. Në fillim, gratë ndjehen të ethshme dhe të djersitura, ato bëhen të kuqe në fytyrë…
Gjashtë persona kanë vdekur pasi një anije që mbarte migrantë drejt Britanisë u fundos në Kanal në orët e para të së shtunës, njoftuan autoritetet franceze, përderisa operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë. Një zëdhënëse nga autoriteti francez bregdetar, Premar, tha se pesë deri në dhjetë pasagjerë konsiderohen të zhdukur, ndërkaq 55 të tjerë janë shpëtuar. Tri anije franceze, një helikopter dhe një avion janë mobilizuar për të kërkuar në zonën afër Sangate në veri të Francës. Në operacionet e kërkim-shpëtimit po marrin pjesë edhe dy anije britanike. Një prokuror lokal tha se viktimat e parë ishte një burrë i moshës…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti zhvilloi ditën e sotme një vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku u ndal edhe te raporti me kryeministrin Rama. Kurti është shprehur se me kryeministrin tonë ka marrëdhënie korrekte e raporte të mira, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të kritikohen, pasi kritikat janë pjesë e demokracisë. “Ne kemi raporte korrekte, kemi raporte të mira, është çështje e përgjegjësive Kjo nuk do të thotë që nuk kritikohemi, kritikat janë pjesë e demokracisë”. Sa i përket anulimit të mbledhjes së 14 qershorit, ai tha se: “Është për të ardhur keq që më 14…
Ish-banorja e “Big Brother Vip 1”, Beniada Nishani, mesa duket ka nisur punën për projektin e saj muzikor. Lajmin e ka konfirmuar vetë modelja, e cila ka postuar në “Instagram” foto nga një studio muzikore. Ajo nuk ka ndarë më shumë detaje, as nga data e publikimit e as se me cilin do bashkëpunojë. Atë që mund të kuptojmë nga postimi i modeles, është fakti se regjistrimet për këngën po realizohen në Kosovë. Kujtojmë se më herët, vetë Beniada ka zbuluar se do t’i futet edhe botës së muzikës dhe bashkëpunimi do të jetë me një këngëtare të njohur, emrin…
Zjarri në ishullin Hawaii ka shkaktuar vdekjen e të paktën 80 personave. Shumë të mbijetuar nga zjarri thonë se nuk kishin marrë paralajmërim për t’iu dhënë kohë të mjaftueshme për t’u larguar. Ndërkohë, miliarderi Jeff Bezos dhe e fejuara e tij Lauren Sanchez i janë bashkuar personazheve publikë të cilët janë sensibilizuar, duke ofruar shuma të mëdha parash për rimëkëmbjen e Hawaii. Lauren Sanchez ka bërë një postim në Instagram, në të cilin thotë se së bashku do të ndajnë 100 milionë dollarë për zjarret në Hawaii, konkretisht në Maui County. “Jeff dhe unë jemi të shkatërruar nga ajo që po ndodh…
Një bari u përplas për vdekje këtë të shtunë nga një makinë në afërsi të fshatit Jorgucat të Bashkisë Dropulli. Mësohet se drejtuesi i makinës tentoi të parakalonte furgonin, por humbi kontrollin e mjetit, duke dalë jashtë rruge dhe duke shkaktuar përplasjen vdekjeprurëse për bariun, V. G., 60 vjeç. Gjithashtu, u transportuan për të marrë ndihmë mjekësore dy pasagjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Aktorja Linda Haynes, emri i vërtetë i së cilës ishte Linda Lee Sylvander, është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare në Summerville, Karolina e Jugut. Karriera e artistes së ndjerë ishte aktive përgjatë viteve ’70 dhe fillim të viteve ’80. Ajo lindi në Miami, Florida më 4 nëntor 1947 dhe ishte anëtare e përjetshme e “Actors Studio”. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë ishte një film fantastiko-shkencor japonez i quajtur “Latitude Zero”, i cili doli në vitin 1969.
Dy automjete janë përplasur në afërsi të fshatit Jorgucat në Dropull pasditen e kësaj të shtune. Si pasojë e aksidentit, dyshohet për një viktimë dhe një tjetër të lënduar rëndë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit.
Një aeroplan luftarak rus SU-30 është rrëzuar sot në Kaliningrad gjatë një stërvitje. Për pasojë, kanë humbur jetën dy pilotët. “Aeroplani SU-30 u rrëzua në një zonë të pabanuar. Po fluturonte pa municion. Ekuipazhi i aeroplanit ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi, ndërsa shkak i këtij aksidenti ishte një defekt teknik. Rrëzime të tilla të aeroplanëve luftarakë rusë janë bërë të shpeshta që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ekspertët perëndimorë të sigurisë vlerësojnë se në shumicën e rasteve shkaqet janë “teknologjia” e vjetruar e pajisjeve.
Në ditën ndërkombëtare të Rinisë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla iu ka bërë thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit. Në postimin e publikuar në “Facebook”, Balla thekson se sfida për staf të ri në policinë e Shtetit është e hapur dhe të gjithë të rinjtë tashme kanë mundësinë që të zhvillohen profesionalisht, si dhe të bëjnë diferencën pozitive në komunitetin e tyre. Postimi: 🇦🇱🇪🇺 Sfida për ta rinuar policinë e shtetit është e hapur. Prandaj sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë dëshiroj të ripërsëris ftesën time për të rinjtë dhe të rejat që kanë dëshirë…