Miqësorja e luksit mes Partizanit dhe Romës është duke u luajtur në stadiumin “Air Albania”. Ndërsa vëllai i tij, njëkohësisht kryeministri i vendit, Edi Rama është parë i qeshur në tribunën e mbushur me VIP-a. Ai ka përshëndetur kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, i cili është shfaqur sportiv me kapele në kokë.
Author: tirana
Armenia i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të mbajë një takim urgjent lidhur me përkeqësimin e situatës në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut. Ky rajon në Azerbajxhan është i banuar kryesisht me armenë etnikë. Në letrën dërguar më 11 gusht te presidenti i Këshillit të Sigurimit, ambasadori armen në OKB, Mher Margarian, tha se banorët e Nagorno-Karabakut “janë në prag të një katastrofe të plotë humanitare”. Si Armenia, ashtu edhe autoritetet separatiste në Nagorno-Karabak kanë thënë se Azerbajxhani ka bllokuar qasjen në këtë rajon që nga dhjetori i vitit të kaluar, duke rezultuar në mungesë…
Një adoleshent nga Brazili, 18-vjetorin e tij të lindjes e ka përjetuar i rrethuar me forca policie, gati për ta prangosur sapo të frynte qirinjtë e tortës që i kishin dhuruar. Adoleshenti në fjalë akuzohet si një hajdut famëkeq. Megjithatë, në Brazil të gjithë ata që janë të përfshirë në krime dhe janë nën 18 vjeç nuk mund të arrestohen. Oficerët prisnin që adoleshenti të mbushte 18 vjeç. Ata shkuan në shtëpinë e tij dhe i bënë një surprizë për ditëlindje, e ku më pas e arrestuan.
Partizani luan sot ndaj Romës një miqësore luksi në “Air Albania”. Ndërsa sfida mes dy klubeve ka nisur, kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga stadiumi krah reperit shqiptar, Noziy. Siç duket edhe nga fotoja, ata shihen të buzëqeshur e të entuziazmuar teksa bëjnë me duar simbolin e shqiponjës. Pas fitores në Conference League, trajneri Mourinho dhe Roma rikthehen në Tiranë për të zhvilluar këtë herë një miqësore me Partizanin. Ndërkaq, prezenca e reperit nuk është e rastësishme, pasi, përveç sportit, në këtë duel do të performojë edhe Noizy, të cilin kreu i qeverisë e etiketon si “çuni i…
Aleksander Llazar Zaka mbeti i vrarë me plumb në kokë këtë të shtunë në oborrin e banesës së tij në Greqi. Mediat greke shkruajnë se 51-vjeçari shqiptar u gjet nga miku i tij pa shenja jete, dhe konstatohet se është qëlluar me plumb në pjesën e pasme të kokës. Zaka njihej si njeri i qetë, ndërsa kishte 15 vite pa ardhur në Shqipëri. Lidhur me ngjarjen është shoqëruar dhe po merret në pyetje miku i viktimës Fatjon Pjetri.
Në këtë vit të ri shkollor, nxënësit dhe mësuesit do të përballen me një risi. Gjatë një ore mësimi pritet të zhvillohen disa lëndë bashkë. Kjo do të jetë një fazë testimi. Mësimi i kombinuar do të fillojë së pari me lëndët e shkencave të natyrës si kimi, fizikë, biologji bashkë me matematikën. Për këtë metodikë është e nevojshme të përdoren pajisje teknologjike. Ky ndryshim do të vijë përmes platformë PHET SIMULATIONS, si mjet mësimdhënës nëpërmjet animacioneve. Aplikacioni është pa pagesë dhe është projekt i realizuar nga Universiteti i Kolorados, ku mund të regjistrohen mësuesit dhe nxënësit.
Einxhel Shkira fitoi një projekt në “Top Channel” gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother Vip 1”, ku në qendër do të jenë vajzat që nuk kanë mundësi për t’u shkolluar. Ka kaluar më shumë se një vit dhe njerëzit janë kuriozë se çfarë po ndodh me projektin. Këtë e ka zbuluar vetë ajo duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave në Instagram. “Më vjen mirë që pyesni dhe janë pafund mesazhe që më pyesin, nuk është një plan, është një projekt, goxha ambicioz, për të cilin dikur kam pasur nevojë për njerëz të tjerë që të mund ta realizoj sepse…
Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, anëtarë të rrjetit kriminal “Ndrangheta”. Damiano Maiolo dhe Tritan Leika, përkatësisht 24 dhe 29 vjeç, u vunë në pranga pas kontrolleve të zhvilluara në banesat e tyre, aty ku edhe u gjetën 10 mijë e 500 euro dhe 130 gramë kokainë të paketuar në doza gati për shitje. Gjithashtu, në banesë u gjetën edhe mjetet që përdoreshin për përgatitjen e kokainës, si dhe disa objekte të vjedhura.
Një shqiptar është ekzekutuar me plumb në kokë në Greqi. Sipas mediave greke, shqiptari u gjet i pajetë në oborrin e banesës së tij në ishullin Salamis. Ishte një i afërm i viktimës që lajmëroi menjëherë autoritetet. Autori i vrasjes dyshohet të jetë një shqiptar. Sakaq, hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen.
Lulzim Basha ka denoncuar pastrimin e parave në vend që sipas tij realizohen në sektorin e ndërtimit. Duke cituar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Basha thekson se në këtë sektor janë pastruar mbi 2 miliardë euro. REAGIMI: Mbi 2 miliardë euro janë pastruar në sektorin e ndërtimit në Shqipëri sipas raporteve ndërkombëtare. Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e tij konstaton se Shqipëria është “destinacion kryesor i pastrimit të parave”. Në 2020, Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional (GITOC) konstatoi se ndërtimet në Shqipëri ishin një mënyrë e preferuar për pastrimin e parave. Në 2021, arrestimi i dhjetëra…
Një 53-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Ersekë, pasi ka qëlluar me armë zjarri kafshën në pronësi të fqinjit të tij. Policia bën me dije se sherri ka nisur për pronësinë e tokës, kur 53-vjeçari, banues në fshatin Luaras, ka marrë çiften dhe ka hapur zjarr, duke vrarë kafshën e samarit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. S., 53 vjeç, banues në fshatin Luaras, Kolonjë, pasi në fshat, dyshohet se për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka vrarë me armë gjahu, një…
Në pikën kufitare të Qafë-Thanës ka pasur fluks të shtuar udhëtarësh që hynë dhe dalin nga Shqipëria, duke krijuar radhë të gjata në të dyja anët e kufirit. E gjithë kjo situatë jo vetëm për shkak të fluksit, por edhe sistemin me një ndalesë që aplikohet në këtë doganë prej 1 gushtit.