Intervista e kryeministrit Edi Rama për të përditshmen “Libero” Një herë ishte Shqipëria e Enver Hoxhës. Ishte si Rusia e Brezhnevit dhe Kina e Maos. E varfër dhe e tiranizuar. Shqipëria ishte në Europë një lloj enklave e blinduar, me fe komuniste dhe ritual kinez. Askush nuk hynte dhe askush nuk dilte. Pastaj, në fillimet e viteve ’90, rrëzimi i regjimit, ikja masive e qindra mijëra njerëzve drejt Italisë dhe Europës, anijet e përshkruara në filmin “Lamerica” nga Gianni Amelio dhe fillimi i normalizimit. Tani Shqipëria është një vend modern. Është destinacioni i një numri gjithnjë në rritje turistësh, veçanërisht…
Author: tirana
Qyteti i një mbi një dritareve, ngritur buzë lumit Osum rreth 2400 vjet më parë, çdo vit tërheq me historinë dhe arkitekturën e tij mijëra turistë vendas e të huaj. Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo, në një intervistë për ATSH-në theksoi se “këtë vit kemi një rritje rreth 50% në krahasim me vitin 2022, ku periudha janar- korrik 2023 numëron rreth 400,000 mijë turistë vendas e të huaj”. “Rreth 80% e turistëve në Berat vijnë nga vendet e huaja, kryesisht Evropa, por edhe Azia , SHBA , Kanada dhe Australia. Gjermanët, polakët, spanjollët, francezët, austriakët, italianët janë në…
Policia Rrugore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka nisur aksionin në lirimin e hapësirës që pengon qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve në Vlorë. Automjetet që parkojnë në mënyrë të gabuar, në vijat e bardha apo në trotuare do të largohen me karrotrec. Policia apelon për respektim të masave të qarkullimit rrugor teksa ka një thirrje që nëse nuk e gjeni automjetin të kontaktoni Policinë e Shtetit.
Arabia Saudite nuk ndalet. Po blen edhe yllin botëror Nejmar nga PSG e famshme. Qindra milionë dollarë kanë hedhur sheikët e naftës për ta kthyer Arabinë në kryeqendër të futbollit botëror. Nejmar Jr është nga emrat e përfolur këtë merkato vere, me yllin brazilian që i komunikoi PSG-së se dëshira e tij ishte për t’u larguar. Në garë për të ishin shumë klube, por duket se vetëm një ia ka dalë me sukses që të bindë 31-vjeçarin dhe nuk është Barcelona. Nejmar ka pranuar një ofertë të bujshme nga Arabia Saudite për t’u bashkuar me skuadrën e Al-Hilal. Akordi mes…
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore AMP (Rajoni Fier-Berat) ka kallëzuar penalisht një tjetër punonjës policie, për të cilin është bërë edhe pezullimi nga detyra. Bëhet fjalë për D.T, efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Berat, i cili me veprimet e tij ka thyer rëndë Kodin Etik të Policisë së Shtetit, ndërsa një qytetare është ankuar se është goditur nga efektivi i Policisë. Materialet hetimore paraprake i kaluan Prokurorisë pranë Giykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm, Berat.
Banorët e Mauit në Havai përballen sot me një peizazh të trishtueshëm shtëpish të rrafshuara, makinash të shkrumbuara dhe rrugëve të mbuluara me hi, aty ku dikur ngriheshin ndërtesa ndërsa bëjnë bilancin e jetëve të tyre të shkatërruara si pasojë e zjarrit në ishullin Havai. Bilanci ka shkuar në 89 i të vdekurve ndërkohë që guvernatori i Havait thotë se bilanci mund të rritet edhe më tej pasi qindra persona janë ende të pagjetur. Zjarret janë fatkeqësia natyrore më vdekjeprurëse e shtetit që nga një cunami në vitin 1946, që shkaktoi vdekjen e më shumë se 150 njerëzve në ‘Big…
“Daily Mail” i ka kushtuar sërish një artikull shqiptarëve që merren me emigrantët, duke bërë të mundur kalimin e tyre ilegal drejt Britanisë së Madhe. Në artikull flitet për çmimet dhe reklamat që drejtuesit e këtyre rrjeteve praktikojnë për këtë biznes ilegal fitimprurës. ‘‘Korriku duket se ishte një muaj me udhëtime të shumta drejt MB-së, ndërsa parashikohet që gushti ta eklipsojë këtë muaj. Dhe pavarësisht tragjedisë, pak më shumë se 500 emigrantë kaluan Kanalin dje, duke e bërë atë ditën e katërt më të ngarkuar të vitit. Një kontrabandist shqiptar që ofronte kalime në TikTok postoi pamjet e migrantëve që…
Mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një video, ku rikujton për të gjithë pushuesit e këtij gushti, sesa i bukur bregdeti është veçse i pastër. Postimi MIRËMËNGJES dhe me një rikujtesë për të gjithë pushuesit e këtij gushti, se i bukur bregdeti është veçse i pastër, e sidomos tani në kulm të sezonit të gjithë të kontribuojmë nga pak, ju uroj një të diel të bukur.
Covid-19 po bëhet sërish një lajm kryesor në kulmin e verës në Francë, si dhe në disa vende të tjera, për shkak të rritjes së rasteve. Kjo pasi numri i vizitave në dhomat e urgjencës për rastet e dyshuara me Covid-19 u rrit me një mesatare prej 31 për qind në javën pas Festivalit të Bayonne një nga tubimet festive më të mëdha në Evropë, i cili tërhoqi 1.3 milionë njerëz nga 26 korriku deri më 30 korrik. Njëzet pacientë në të gjitha grupmoshat u trajtuan, sipas Santé publique France, një organ qeveritar nën autoritetin e ministrisë së Shëndetësisë, i…
Presidenti i Kroacisë, thotë se nëse autoritet greke vendosin të ndalojnë të 100 të arrestuarit për ngjarjen e ndodhur në Nea Filadelfia, atëherë kemi të bëjmë me hakmarrje. Ai tha se pret që të identifikohen sa më shpejt përgjegjësit për vdekjen tragjike të 29-vjeçarit Michalis Katsouri. “Policia ka të drejtë t’i ndalojë të dyshuarit për pesë ditë. Paçka se si kanë hyrë në vend, kanë shkuar të bëjnë telashe dhe kjo sjellje nuk justifikohet, është thjesht e papranueshme. Megjithatë, qytetarët kanë të drejtat e tyre. Sa i përket rrethanave të vrasjes, ato ende nuk janë sqaruar dhe nuk janë bërë…
Dashi Do jetë një ditë frymëzuese për ju në të gjitha nivelet. Arrini të përcillni ndjesi pozitive edhe tek ata që ju rrethojnë. Jupiteri në aspektin pozitiv përfaqëson për ju zgjidhjen e problemeve të natyrës juridike dhe personale. Demi Jeni mjaft të zhytur në mendimet tuaja ndoshta sepse mendoni se diçka nuk po shkon në drejtimin e duhur. Në këtë ditë pushimi do të dëshironi të qëndroni vetëm për pak kohë, si dhe të largoni disa zhgënjime të pësuar së fundmi. Megjithatë, nuk duhet të bëni gabimin të kufizoni së tepërmi gamën tuaj të veprimit, përndryshe do të përfundoni të…
Katër makina janë përfshirë nga flakët në lagjen “Apolonia” në qytetin e Fierit. Policia njofton se zjarri ka rënë në një makinë tip “Benz”, e cila dyshohet se ka marrë flakë për shkaqe elektrike. Për pasojë ka marrë flakë edhe një automjet tip “Nissan”, një “Volkswagen” si edhe është djegur pjesërisht një tjetër “Volkswagen”, të cilat ishin parkuar afër “Benz-it”. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.