Author: tirana

Policia Kufitare ka bllokuar 32 mete lundruese nga Velipoja në Ksamil. Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 000 deri në 100 000 lekë të rinj.2 mjete lundruese turistike, 13 Jet Ski, 4 gomone dhe 3 skafe, u bllokuan në Ksamil, Dhërmi, Triport dhe Durrës. Njoftimi i policisë: Departamenti i Policisë Kufitare/ Angazhim maksimal i shërbimeve të Policisë Kufitare dhe i atyre të Njësisë Policore Detare, për sigurinë e pushuesve. Përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese,…

Read More

Zbardhet dëshmia e autorit të zjarrvënies së makinës luksoze të Noizyt. Siar Kontit, autori i zjarrvënies ndodhet pas hekurave. Ai deklaroi se porosinë për djegien e Ferrarit e ka marrë nga kundërshtari i Noizyt, reperi Cllevio Serbiano. Ai është shprehur se për këtë shërbim është paguar 2000 euro të cilat i janë dhënë nga këngëtari tjetër, raporton BW. Pas dëshmisë, këngëtari Cllevio Serbiano që emrin e vërtetë e ka Kleviol Ahmetaj, ka deklaruar për policinë se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe se problemet me Noizyn i ka sheshuar kohë parë. Edhe pse ka dhënë këtë dëshmi, Cllevio…

Read More

Një 18 vjeçar është arrestuar ndërsa një tjetër është proceduar penalisht për drogë. 18-vjeçarit iu gjetën qindra doza të lëndës narkotike cannabis që dyshohet se i kishte siguruar me qëllim shitjen. Ndërsa 27-vjeçarit të proceduar iu gjetën disa doza kanabis që dyshohet se i kishte siguruar me qëllim shitjen. Dozat e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i policisë: Sarandë/Goditen 2 raste të tjera të shitjes së dozave të cannabis sativës, në lokale në vijën bregdetare të Sarandës. Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Parts 17”. Për këto raste vihet në pranga një 18-vjeçar, procedohet penalisht…

Read More

Capital T mbajti mbrëmjen e djeshme edicionin e dytë të koncertit “Time Capsule”. Reperi performoi hitet e tij më të mëdha përpara një publiku prej mijëra njerëzish. Ndër këngët që këndoi, nuk mungoi edhe “Fjalt e Nanës”, një dedikim për të gjitha mamatë. Në një moment, para se të niste ta këndonte, ai e ndaloi për pak sekonda koncertin dhe i dedikoi këto fjalë nënës së tij, e cila ishte e pranishme në event. “Edhe sonte ia kemi dalë nënë. Të dua”, tha Trimi i emocionuar. View this post on Instagram A post shared by Melody TV Albania (@melodytvalbania)

Read More

Një burrë i quajtur Carl Westcott pretendon se ai ia shiti shtëpinë e tij në Santa Barbara çiftit Katy Perry dhe Orlando Bloom teksa ishte duke u mjekuar dhe “jo me një mendje të kthjellët”. Kjo është arsyeja pse ai e ka çuar në gjykatë yllin e muzikës dhe aktorin hollivudian për të rifituar pallatin e tij. Fillimisht, i moshuari paraqiti një ankesë për shitjen e shtëpisë së tij në Santa Barbara në gusht 2020, duke pretenduar se ishte “me një mendje të turbullt për shkak të marrjes së disa ilaçeve kundër dhimbjeve”, sipas dokumenteve të gjykatës të lëshuara nga…

Read More

Sfidoi normat shoqërore dhe theu rekorde me problemin e saj shëndetësore, 38-vjeçarja Erin Honeycutt nga Michigan në SHBA, ka shënuar Rekordin Botëror Guinness për mjekrën më të gjatë. Erin Honeycutt arriti të rrisë një mjekër 30 centimetra të gjatë që i siguroi asaj një vend në Librin e Rekordeve Guinness, ndërsa sqarohet se rritja intensive e flokëve të gruas është kryesisht për shkak të sindroma e vezores policistike nga e cila vuan. Kjo sindromë e veçantë është një nga çrregullimet endokrine më të zakonshme dhe prek një përqindje të madhe të grave në mbarë botën. Një nga simptomat e mundshme…

Read More

Dritan Toska, është efektivi i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Berat, i cili u pezullua nga detyra. Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila ka vendosur pezullimin e tij nga detyra pas denoncimit që është bërë pasditen e djeshme në Komisariatin e Policisë Kuçovë nga një shtetase, që ka kallëzuar efektivin se e ka goditur. Efektivi Dritan Toska, me banim në Kuçovë, është përfshirë në një konflikt, fillimisht verbal me komshinjtë e tij ku ‘mollë sherri’ është bërë një “gardh ndarës” mes dy familjeve. Konflikti ka nisur me të shara dhe ofendime dhe efektivi…

Read More

Kanosën një 34-vjeçar për t’iu dhënë 200 000 euro që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale, të kryera jashtë vendit, vihet në pranga 35-vjeçari dhe shpallet në kërkim vëllai i tij. Njoftimi Si rezultat i reagimit menjëherë pas marrjes së denoncimit se një 34-vjeçar shtrëngohej nëpërmjet kanosjes, për të dhënë një shumë të konsiderueshme parash, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Pasurisë të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Pressure”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 35 vjeç, dhe u shpall në kërkim…

Read More

Që nga fillimi i vitit janë përpjekur të hyjnë ilegalisht në BE një numër i madh migrantësh si asnjëherë më parë që nga viti 2016. Deri në muajin korrik janë regjistruar 176.100 kalime ilegalisht të kufirit. Frontex, Agjencia e Mbrojtjes Kufitare të BE-së, njoftoi në Varshavë, se vetëm përmes itinerarit qendror të Mesdheut drejt Italisë dhe Maltës kanë mbërritur rreth 90.000 persona në Europë. Këta janë dy herë më shumë krahasuar me një vit më parë. Për një zhvillim të tillë, sipas Frontex, ndikon gara e ashpër mes kontrabandistëve si dhe ulja e çmimeve për kontrabandimin e njerëzve në Libi…

Read More

Kjo e dielë do të mbizotërohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, falë masave ajrore relativisht të thata. Moti do të jetë i kthjellët deri në mesditë, më pas zhvillim dhe alternime të vranësirave mesatare deri të dendura ndërsa gjatë natës sërish kthjellime. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina hera-herës do të jetë me rrahje me shpejtësi deri 13m/s.

Read More

”Sa herë të shoh”, është kënga më e re nga Florion Thaqi, një artist i ri nga Kosova, por që prej vitesh këndon në gëzimet familjare, kjo falë zërit të magjishëm që ka. Në kohën e sotme ku muzika fast-food po zë peshë shumë, zëra si Florioni duhet që të dëgjohen edhe mbështetur më shumë. Një i ri që këndon muzikën popullore është diçka shumë unike dhe me vlerë për vendin.

Read More

Policia e Sarandës bën me dije se iu ka ardhur në ndihmë gjatë natës 4 turistëve spanjollë të cilët kishin humbur orientimin. Sapo janë njoftuar se 4 turistë spanjollë kishin nevojë për ndihmë dhe për orientim, pasi kishin mbetur në plazhin e quajtur “Pllakatun”, sepse ishte errësirë dhe nuk njihnin terrenin, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në zonën e sinjalizuar. 4 turistët janë lokalizuar nga shërbimet e Policisë, të cilat i kanë transportuar ata, me mjet lundrues, nga deti, dhe më pas i kanë shoqëruar në vendin ku ishin akomoduar në Sarandë. Turistët…

Read More