Author: tirana

Megjithëse depot e gazit janë të mbushura mirë, Agjencia Federale e Energjisë mendon se ka ende rreziqe për furnizimin me energji gjatë dimrit të ardhshëm. Pas ndërprerjes së furnizmeve me gaz nga Rusia Gjermania ka siguruar burime të tjera të qëndrueshme furnizimi, si për shembull gaz të lëngshëm. “Megjithatë do të ishte ende e parakohshme për të dhënë një sinjal të qartë shparalajmërimi” – tha Klaus Müller, President i Agjencisë Federale të Energjisë, për gazetën “Neue Osnabrücker Zeitung”. Ndër rreziqet bën pjesë edhe një dimër shumë i ftohtë në Evropë. Përveç kësaj presidenti rus Vladimir Putin mund të mbyllë rubinetin…

Read More

Në Belgjikë, njerëzit mund të ndryshojnë emrin e tyre, por ka një tarifë. Megjithatë, zbritje jepen për ndryshimin e emrave “qesharak apo të huaj”, për personat pa emër në certifikatën e lindjes apo pas ndryshimit të gjinisë. Që nga viti 2018, ndryshimet e emrave janë përgjegjësi komunale, me kosto që mund të përcaktojnë komunat. Etterbeek, një nga 19 komunat e Brukselit, ka marrë një qasje të pazakontë ndaj këtij rregulli, duke ofruar një zbritje për emrat që tingëllojnë “të huaj”. “Nëse quhem Muhamed, më thanë se mund të kem një zbritje”, tha një nga banorët e komunës së Brukselit. Sipas “The Brussels…

Read More

Kevin Costner është gjithashtu “zyrtarisht një Swiftie”, domethënë një fans i Taylor Swift, pasi ai mori pjesë në koncertin e këngëtares në Los Angeles. Ylli i Hollivudit mori pjesë në koncertin në stadiumin SoFi me vajzën e tij. Aktori, i cili luan në filmat ‘The Bodyguard’, ‘Dance With Wolves’ dhe në serialin hit ‘Yellowstone’, tha se ishte ‘i mahnitur’ nga këngëtarja dhe performanca e saj. Taylor Swift performoi gjashtë koncerte në stadiumin SoFi në Inglewood dhe njoftoi se një regjistrim i ri i albumit të saj të vitit 2014 ‘1989’ do të publikohet më 29 tetor. Costner shkroi në Instagram:…

Read More

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5 ballë ka tronditur Greqinë të dielën rreth orës 10:40 me kohë lokale. Tërmeti ka ndodhur rreth 18 kilometra në juglindje Palaiochora në rajonin e Chanias. Qendra Sizmologjike e Greqisë ka bërë të ditur se tërmeti ka ndodhur rreth 10 kilometra në thellësi, ndërsa mësohet se është ndierë edhe në Palaichora, Suga dhe Sfakia. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, nuk ka pasur raportime për të lënduar. Më herët të dielën është regjistruar një tërmet tjetër në zonën e njëjtë, me shkallë 3.4 ballë Rihter. Ndërkohë autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë…

Read More

Në këto ditë të nxehta gushti, futbolli italian prodhon një lajm të papritur. Në mënyrë befasuese, Roberto Mancini largohet nga stoli i përfaqësues “azurre”. Me anë të një deklarate për mediat, FIGC bëri me dije se Mancini paraqiti mbrëmjen së shtunës dorëheqjen e tij me efekt të menjëhershëm, vendim që u pranua nga drejtuesit e Federatës. Ky lajm kapi të përgatitur të gjithë ambientin italian, pasi ky vendim vjen pak përpara dy sfidave kualifikuese në “Euro2024”, kundër Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës. Mbyllet në këtë mënyrë një cikël me ulje ngritje, nga viti 2018 kur mori drejtimin e Italisë deri…

Read More

Fansat e Rita Orës po kërkojnë një rimbursim nga ylli i popit, pasi ngritën shqetësimet për origjinalitetin e kopjeve të ‘firmosura’ të albumit të saj të fundit, të cilat shiten në internet deri në 25 £. Fansat, të quajtur “Ritabots” nga këngëtarja, kanë vënë re dallime mes shkrimit të skalitur në kopertinat që shiten online dhe shkrimit të firmosur nga Ora në evente. Njëri prej tyre shkroi në rrjetet sociale: “Shkrimi i dorës dhe autografi duken shumë ndryshe nga vinili im tjetër që kisha nënshkruar në një marrëveshje rekord? Shpjegohu!’ Një tjetër përdorues i Twitter-it u përgjigj me një email…

Read More

Është padyshim filmi i verës, i shitur miliona jo vetëm në kinema, por edhe jashtë tyre. Barbie ka shkaktuar një furi në mesin e fanatikëve të kukullave rozë në mbarë botën. Por befas, nga ku askush nuk e priste, u gjet një film që e kapërceu në Kinë. Protagonisti, idhulli i mijëra femrave në mbarë botën, Jason Statham, i cili si Keni “tjetër” zgjoi interesin e kujdo. “Meg2: The Trench”, vazhdimi i “The Meg” të vitit 2018, një film për peshkaqenë gjigantë vrasës, po dominon arkat në Kinë, falë ndihmës së qeverisë kineze. Shitjet arritën në 53.3 milionë dollarë në fundjavën debutuese të filmit…

Read More

Trafikuan në Shqipëri, një automjet të marrë me qira në Zvicër, vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë. Ndërkohë në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tyre. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi Kujtim Çelaj. NJOFTIMI I POLICISË: Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti i dyshuar. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se disa shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin trafikuar në vendin tonë, një automjet të marrë…

Read More

Rachelle di Stasio u kurorëzua së fundmi Miss New York dhe është gati të konkurrojë për titullin Miss USA 2023 muajin e ardhshëm në Nevada. Ajo është 26 vjeçe, ishte balerinë në shkollën prestigjioze të Teatrit të Baletit Amerikan dhe iu desh të bënte një ndryshim në karrierë pas ndrydhjes së këmbës. Edhe pse ishte një vendim i vështirë, thotë ajo, karriera e modelingut e ka shpërblyer pasi i përket një prej agjencive më të mëdha në SHBA dhe tashmë ka fituar një titull të madh. “Konkurset e bukurisë kombinojnë gjithçka që dua, të jem në skenë, të kërcejë, të fotografohem, të flas…

Read More

Këngëtari Cllevio Serbiano, i cili dyshohet se fshihet pas djegies së Ferrarit të Noizyt ka bërë një reagim në rrjetet sociale. Pas lajmit se një vlonjat ishte paguar 2000 euro nga Cllevio për të djegur makinën “Ferrari” 300 mijë euro të Noizyt, reperi ka bërë një postim me një fragment kënge. Kujtojme që i riu Siar Konti nga Vlora është shprehur se për te djegur makinen e Noizyt është paguar 2000 euro të cilat i janë dhënë nga këngëtari tjetër, Cllevio Serbiano.

Read More

Një qytetar serb i cili po drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit ka përplasur një polic në veri të Kosovës, i cili ishte duke lëvizur në këmbë. Ngjarja ka ndodhur në komunën e Zveçanit gjatë orëve të vona, mbrëmjen e së shtunës. Punonjësi i policisë ka pësuar lëndime në trup dhe është dërguar për ndihmë mjekësore. Mediat kosovare shkruajnë se autori i ngjarjes është arrestuar nga policia.

Read More

Numri i të vdekurve nga zjarret në Hawaii ka shkuar në 93, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga autoritetet e qarkut Maui, me totalin që pritet të rritet ndërsa kërkimet vazhdojnë në atë që mbetet nga qyteti historik i Laheina. Guvernatori i Hawaiit, Josh Green, paralajmëroi në një konferencë shtypi dje pasdite se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet. Qentë e trajnuar për të zbuluar kufomat kanë kërkuar në vetëm 3 për qind të zonës së kërkimit, tha shefi i policisë së Maui, John Pelletier. Banorët, ende në gjendje shoku, kanë filluar të shohin shkallën…

Read More