Author: tirana

Fjalimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në sheshin kryesor të Tetovës ka sjellë zemërimin e presidentit serb Vuçiç. Kurti e këshilloi nga Tetova qeverinë e Maqedonisë së Veriut që të ishte më afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë e sa më larg Serbisë. Vuçiç tha se Albin Kurti po përpiqet të nxisë trazira jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në jug të Serbisë. “Vizita e Kurtit ne Tetovë është skandal mbi skandale. Aty u promovua ideja e Shqipërisë së Madhe, aty u shfaqën simbolet e saj. Kurti u prezantua aty si kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Përuroi rrugën…

Read More

Radha e trafiku ka arritur në 3 kilometra në hyrje të Shqipërisë në vendkalimin kufitar të Qafë Botës, që lidh Greqinë me vendin tonë. Janë turistë të huaj që vijnë me tragete nga Italia ose Turqia, që zgjedhin rrugën Egnatia për të mbërritur nga vendet e Europës lindore për pushime në vendin tonë. Radha ka nisur që në orët e mesditës ndërsa temperaturat e larta kanë vështirësuar orët e gjata në pritje të qytetarëve.

Read More

Shiu vjetor i meteorëve Perseid ka ndriçuar qiejt anembanë botës për kënaqësinë e adhuruesve të astronomisë, si dhe romantikëve që mundën të shihnin yjet teksa binin. Ky fenomen ndodh në një kohë të ngjashme në korrik dhe gusht të çdo viti, dhe këtë herë ka arritur kulmin e tij në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës. Meteorët, siç shkruan BBC, goditën atmosferën e Tokës me një shpejtësi prej 215,000 km/h, ndërsa parashikohet që në një orë të kenë rënë 100 meteorë. Fotot i ka postuar dhe Edi Rama. Mbrëmë në një nga ngjarjet astronomike më të pritshme të vitit,…

Read More

Një automjet tip “Volskwagen” doli nga rruga dhe u përmbys në aksin rrugor Vlorë- Kuç. Automjeti në pronësi të qytetarit L.R. banues në Fier, i është dhënë me qira një qytetareje, e cila është larguar nga vendngjarja. Policia dyshon se ajo duhet të jetë larguar me ndonjë makinë të rastit së bashku me një shtetase tjetër e cila kishte qenë pasagjere e saj. Sipas policisë deri më tani nuk raportohet të ketë të lënduar nga ky aksident. Njoftimi i policisë Më datë 13.08.2023, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, ka dalë nga rruga (është përmbysur) një automjet tip “Volskwagen”. Në vendin e…

Read More

Turneu i Taylor Swift në SHBA, i cili tashmë ka përfunduar, ka marrë përmasa fenomenale. Sipas vlerësimeve të Bankës së Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara, Swift dhe shfaqjet e saj spektakolare stimuluan ndjeshëm ekonominë. Kjo sepse koncertet e saj kanë rritur ndjeshëm turizmit, e për rrjedhojë shumë biznese kanë parë një fluks konsumatorësh që nuk i kishin parë që prej pandemisë. Megjithatë, ylli 33-vjeçar nuk do i jap fund turneve të saj, pasi në fund të gushtit do të nisë koncertet jashtë SHBA-së, për t’u rikthyer sërish në Amerikë në fund të vitit 2024.

Read More

Partizani ka falënderuar Romën me një postim në rrjetet sociale për ndeshjen miqësore që skuadra italiane zhvilloi në Titanë ndaj kryeqytetasve. Një falënderim mbi të gjitha për trajnerin Murinjo, duke kujtuar edhe episodin e veçantë të pjesës së dytë, kur ai largoi një lojtar nga fusha duke bërë që ndeshja të luhej 10 kundër 10 pas dëmtimit të Prekës. “Faleminderit Roma. Faleminderit mister Murinjo. Një falënderim i madh për të gjithë klubin e Romës për ndeshjen e mbrëmshme. Ishte një kënaqësi që ju mirëpritëm përsëri në Tiranë, në një tjetër natë speciale për qytetin tonë. Një falënderim special për mister…

Read More

Të paktën 93 persona kanë vdekur në zjarret që shkatërruan qytetin historik të Lahaina, duke e bërë atë zjarrin më vdekjeprurës në SHBA për një shekull. Kur zjarri e përfshiu qytetin javën e kaluar, shumë njerëz u hodhën në det për t’i shpëtuar flakëve. Një banore e Maui i tha Sophie Long të BBC-së se ajo ishte e mërzitur që disa turistë në ishull po vazhdonin me pushimet e tyre normalisht. “Në të njëjtat ujëra në të cilat njerëzit tanë vdiqën tre ditë më parë të nesërmen, turistët filluan të notojnë të nesërmen, kjo tregon shumë për mendjen dhe zemrat…

Read More

Shumë shpejt do të nisë sezoni i ri televiziv dhe të gjithë janë kuriozë se kë do të shohim në edicionin e tretë të Big Brother VIP. Emri i Arbër Çepanit, fituesit të edicionit të parë të Big Brother ka nisur të përflitet si një ndër personazhet që ka marrë një ftesë. Një tjetër emër që është përfolur për t’iu bashkuar kastit është edhe Zamira Kita. Aktorja e njohur, njihet për butësinë dhe batutën që ka gjithmonë. Aktualisht aktorja sapo ka përfunduar me xhirimet e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”. Një emër që padyshim do të premtojë shumë të papritura…

Read More

Personi që shihni në foto është i riu që akuzohet për zjarrvënie të Ferrarit, makinës luksoze të këngëtarit të njohur durrsak, Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit, Noizy. BalkanWeb ka siguruar foton e të riut Siar Konti, teksa shkonte drejt vendit të ngjarjes, për të kryer porosinë që i ishte ngarkuar. Siç shihet nga pamjet, i riu është veshur me xhup dhe ecën në rrugë, ndërsa është kapur ‘mat’ nga kamerat e sigurisë. Zjarrvënia ndodhi pak ditë më parë në qytetin e Durrësit. Siç dihet, makina në fjalë kap shifrën e 300 mijë eurove.

Read More

Një tjetër destinacion mbreslënës për t’u vizituar në Shqipëri është edhe Kanioni i Holtës në Gramsh. Gjatë verës ai vend nuk është kurrë vetëm, vizitorët veçanërisht ata që duan të izolohen për disa orë më natyrën po shtohen çdo vit. Vizitorë të përditshëm ky kanion ka edhe turistët e huaj, të cilët kanë ardhur enkas për ta prekur këtë bukuri të natyrës. “Kemi parë video në instagram që tregonin për këto bukuri dhe nuk jemi zhgënjyer, është vërtetë shumë bukur. Po qëndrojmë në Durrës dhe më pas do shkojmë në jug. Më duket si Maldivet e Evropës. Edhe Tirana ishte…

Read More

Ish-komandati i UÇK-së, Hisen Berisha thotë se Kosova me përjashtimin nga Defender 2023, humbi mundësinë e saj për të certifikuar ushtrinë. Sipas Berishës kjo mund të jetë edhe një nga arsyet se përse ministri i mbrojtjes Armend Mehaj vendosi të japë dorëheqjen. “Ne ishim shteti i vetëm apo forca e vetme që u penalizua në Defender 2023 dhe ishim shteti i katërt në botë nga 25 shtete që merrnin pjesë që kishim numrin më të madhe të ushtarëve. Fakti që ne u përjashtuam dhe u penalizuam nga ky formacion ka bërë që Mehaj të shqetësohej. Ai e di mirë se…

Read More