Author: tirana

Një fluks i lartë udhëtarësh është regjistruar këtë të dielë në Portin e Vlorës. Kjo situatë ka bërë që të bllokohet hyrja e mjeteve. Përgjatë muajve të verës, Shqipëria ka regjistruar një numër të lartë të turistëve të huaj që zgjedhin vendin tonë për pushime. Vetëm gjatë korrikut kanë hyre 1.7 mln turistë të huaj, një shifër rekord, e pa regjistruar më parë.

Read More

Me nisjen e vitit të ri shkollor në shkollat 9-vjecare do të prakitohet një metodë e re e mësimdhënies për lëndët e shkencave të natyrës, aty ku haset dhe vështirësia më e madhe në të kuptuar. Për nxënësit nga klasa e gjashtë në të nëntën mësimi do të jetë i kombinuar, ku brenda një ore mësimore do vtë mësojnë disa lëndë bashkë. Mësimi i kombinuar do të bëhet me lëndët e shkencave të natyrës kimi, fizikë, biologji dhe matematika. Është pa pagesë dhe mësuesit e shkencave mund ta përdorin si mjet ndihmës, ku nxënësit për te mësuar shkencën dhe matematikën…

Read More

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair ka mbërritur mbrëmjen e kësaj të diele në Himarë. Ai shihet teksa ish-kryeministri zbret nga helikopteri në stadiumin e Himarës. Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së Tony Blair por nuk përjashtohen pushimet. Kjo është e disata herë që ish-kryeministri britanik viziton Shqipërinë. Ai ishte për të kaluar pushimet në vitin 2016 dhe 2021.

Read More

Sot në amfiteatrin natyror në Qafën e Predelecit, ku u organizua Logu i Bjeshkëve, një nga festat më të bukura të Malësisë së Madhe. Teksa poston foto, kryeministri Edi Rama nënvizon se me natyrën e mrekullueshme të Bjeshkëve të Kelmendit vizitorët shijuan vallet e shtojzavalleve të Malësisë së Madhe të stolisura me xhubletën e hijshme, si dhe këngët me lahutë e çifteli. Postimi i plotë Çikat e bjeshkëve. Sot në amfiteatrin natyror në Qafën e Predelecit, ku u organizua Logu i Bjeshkëve, një nga festat më të bukura të Malësisë së Madhe. Bashkë me natyrën e mrekullueshme të Bjeshkëve të…

Read More

Egnatia e ka nisur në mënyrë spektakolare miqësoren ndaj Interit. Skuadra shqiptare ka kaluar menjëherë në avantazh. Në minutën e 6-të, pas një aksioni të shpejtë, Duamena brenda zonës bën gjithçka mirë duke e dërguar topin në kuadrat dhe duke shtangur tifozët italianë.

Read More

Mijëra qytetarë të Kosovës po kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar, por kthimi i tyre shoqërohet me radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë. Edhe mbrëmja e kësaj të diele u shoqërua me radhë të mjeteve në hyrje për në Kosovë, pavarësisht procedurës pa kontrolle në kufi. Nga të dhënat e autoriteteve kufitare rezulton se kjo fundjavë ka shënuar fluksin më të lartë të sezonit veror me mbi 60 mijë pushues nga Kosova dhe mbi 9 mijë automjete të vogla dhe autobusë që kanë hyrë në vendin tonë me destinacion bregdetin. Kujtojmë se edhe muaji korrik është mbyllur me…

Read More

Një i ri me Benz është kapur nga kamerat e disa qytetarëve teksa bënte manovra të rrezikshme duke vënë në rrezik edhe jetën e shoferëve të tjerë. Ngjarja është regjistruar në mbikalimin mes qytetit të ri dhe të vjetër në Bulqizë. Kjo video, e filmuar nga një qytetar i rastësishëm, është ngarkuar më pas në rrjetet sociale, nga ku është pikasur nga policia Rurrore. Për rrjedhojë, është bërë identifikimi dhe ndalimi drejtuesit të automjetit, së bashku me mjetin përkatës dhe është gjobitur me 40 mijë lekë.

Read More

Skuadra e Egnatias luan pas pak një miqësore luksi me Interin, në stadiumin e qytetit të Ferraras në Itali. Rrogozhinasit do të paraqiten në këtë ndeshje edhe me afrimin e fundit në prapavijë, pasi Xhemajli do të luajë që nga minuta e parë në sfidën kundër italianëve. Inzaghi ka vendosur që të lërë në stol Kristjan Asllanin, i cili me shumë mundësi do të luajë në pjesën e dytë. INTER: Somer; Darmian, De Vraj, Bastoni; Dumfrajs, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Lautaro Martinez, Turam. Trajner: S. Inzagi EGNATIA: Sherri; Lila, Malota, Xhemajli, Memolla, Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Paulauskas, Duamena. Trajner: E.…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se sot në Pogradec janë ndaluar në flagrancë dy punonjës të Ministrisë së Bujqësisë për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Blushi u shpreh se ky është një tjetër skandal pas atij të kanabisit në repartin ushtarak të Zall Herrit. Sipas tij këto ngjarje provojnë se kartelet e drogës janë përhapur në çdo qelizë të shtetit dhe se ky trafik i mirëfilltë qeveritar, nuk mund të zhvillohet pa dijeninë dhe bekimin e Edi Ramës dhe ministrave të tij. Postimi i plotë: PAS USHTARËVE TË PELESHIT EDHE VARTËSIT E FRIDA KRIFCËS KAPEN ME DROGË!…

Read More

Disa e gjejnë njëri-tjetrin dhe përfundojnë në martesë, por është edhe ana tjetër, e atyre që ndahen. Mes tyre apo kujtdo që refuzohet, ka nga ata që kthehen në ankthin më të madh të ish partnerit. Prokuroria numëron 164 persona të denoncuar për përndjekje nga njëri prej partnerëve, që ka vrapuar në polici duke rrëfyer se si nga ankthi ndryshoi stilin e të jetuarit. Por 66-vjeçari edhe pse i martuar akuzohet se e përndoqi një vajzë të re për 4 vite me radhë. Në disa raste ai i shkroi mesazhe kërcënuese se do ta vriste nëse ajo krijonte një lidhje…

Read More

Enca ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri muzikor. Artistja tashmë ka njoftuar se por rikthehet me një këngë të re. Në një postim të fundit në llogarinë e saj në Instagram ka zbuluar detaje të reja nga projekti që do të jetë në bashkëpunim me këngëtarin Muharrem Ahmeti. “Enca ft Muharrem Ahmeti, publikohet javën tjetër. Kush po pret shqipe?”, ka shkruar këngëtarja sipër një imazhi. View this post on Instagram A post shared by ENCA (@enca)

Read More

Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi thotë se një protestë e lajmëruar në Himarë është një ndërhyrje nga shteti grek. Ai e cilësoi këtë veprim si një presion mbi drejtësinë shqiptare dhe cënim mbi shtetin ligjor, ndërsa u shpreh se kjo protestë cënon marrëdhëniet mes dy vendeve. Deklarata e plotë: Protesta e lajmëruar nesër në Himarë është ndërhyrje në punët e brendëshme të një vendi sovran, anëtar i NATOS dhe me statusin Kandiat i BE-së. Protesta e nesërme në Himarë është presion mbi drejtësinë shqiptare, cënon shtetin ligjor. Si e tillë ajo është e papranueshme, cënon…

Read More