Shefi i zbulimit në repartin e Zall Herrit, i arrestuar bashkë me dy ushtarakë të tjerë për 125 bimët me kanabis të zbuluara aty më 4 gusht, pretendon se ka qenë ai që ka zbuluar bimët narkotike që në muajin korrik. Në dëshminë e cituar në dosje, Gramoz Mullai pretendon se ka vënë në dijeni kolonelin, porse nuk ka mbajtur dokumentacion për cenimin e sigurisë brenda repartit. Tre ushtarakët kanë apeluar masën e arrestit duke kërkuar lirimin në apel. Njëri prej tre ushtarakëve të akuzuar për 125 bimët narkotike të gjetura brenda repartit të Zall Herrit, ka pretenduar se ka…
Author: tirana
Pak javë më parë, dy opozitarët Edmond Spaho dhe Petrit Vasili tentuan të peshkojnë opinionin publik me pretendimin se kishin zbuluar një super skandal. Duke keqinterpretuar qëllimisht aktet juridike ata deklaruan se kompania koncesionare që ndërtoi inceneratorin e Elbasanit kishte marrë nga Ministria e Energjisë një kontratë koncesionare të dytë që i siguronte asaj të drejtat për të prodhuar e tregtuar energji nga djegia e mbetjeve për 25 vite dhe jo vetëm 7 vjet sa ishte jetëgjatësia e koncesionit. Pra thënë troç, nënkuptonin se edhe kur shteti të merrte në dorëzim inceneratorin në vitin e 8, privati do shiste energjinë…
Sipas Bankës Qendrore për investimet e huaja në Malin e Zi, shtetasit rusë janë investitorët më të mëdhenj të huaj në Mal të Zi për periudhën janar-maj të këtij viti. Të dhënat e fundit të këtij institucioni tregojnë se gjatë kësaj periudhe ata kanë investuar afro 53 milionë euro, më së shumti për blerjen e pasurive të patundshme, rreth 30 milionë euro. Sipas njohësve të çështjeve ekonomike kjo “konfirmon se pavarësisht nga marrëdhëniet e dëmtuara diplomatike mes Malit të Zi dhe Rusisë, për shkak të krizës ukrainase dhe vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë, qytetarët rusë ende vijnë në masë të…
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë shtetasit D. S., 47 vjeç, banues në Poloni dhe T. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, për shkak se gjatë përfshirjes së tyre në një aksident automobilistik ka ndërruar jetë një 60-vjeçar. Mësohet se gjatë përplasjes pasditen e djeshme në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, ka humbur jetën shtetasi V. G., 60 vjeç, i cili ishte me bagëti, anash rrugës ku ndodhi përplasja. Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni pritet të vizitojë Vlorën të hënën. Ajo mund të vizitojë qytetin bregdetar me një mjet privat. Nuk dihet ende qëllimi i vizitës, apo nëse kryeministrja është ftuar nga homologu i saj në Shqipëri, Edi Rama dhe bëhet fjalë për një vizitë private. Ditët e fundit mediat italiane kanë treguar interest ë lartë për mendimin e kryeministrit Edi Rama në lidhje me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, sipas të cilit ajo është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti. Në intervistën për gazetën e përditshme italiane “Libero” sërish Rama përcolli vlerësimin e tij dhe surprizën…
Nga viti i ri shkollor, nxënësve rusë tashmë do t’u mësohet “operacioni special ushtarak” në Ukrainë, siç Rusia e quan luftën që ka nisur ndaj Kievit zyrtar. “Perëndimi u fiksua me destabilizimin e situatës brenda Rusisë, fillimisht përgjatë kufijve të vendit. Për këtë arsye ata e mbështetën hapur Rusofobinë në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Faza tjetër e planit të tyre ishte të tërhiqnin Rusinë në një seri konfliktesh dhe “revolucionesh”, të destabilizonin ekonominë e saj dhe të zëvendësonin autoritetet e saj me kukulla. Qëllimi përfundimtar ishte një sekret i përbashkët: të shpërbëhej Rusia dhe të fitonte kontrollin e burimeve të…
Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ditë më parë mbajti koncertin gjigant në vendlindjen e tij, Prishtinë. “Time Capsule II” erdhi pas dy vitesh organizimi në Tiranë, me pjesëmarrjen e shumë emrave të njohur të estradës në këtë koncert. Jo të gjithë e kishin besimin se koncerti në fjalë do të realizohej në të njëjtat përmasa sikurse në Tiranë. “‘Time Capsule 1’ nuk përsëritet kurrë, Prishtina nuk e ka kapacitetin për të organizuar koncerte të përmasave të tilla, ai stadium nuk ka akustikë, nuk jep emocion. Tirana ka dy sheshe të mëdha për koncerte gjigante si dhe stadiumin dhe Pallatin…
Mediat greke e cilësojnë si një thriller vrasjen e emigrantit shqiptar Aleksandër Zaka që u gjet i qëlluar me plumb në kokë teksa ishte ulur në karrige, mesditën e 12 gushtit në ishullin e Salaminës pranë Athinës. Një ditë pas ngjarjes, mediat lokale publikuan fotografinë e personit me iniciale F.P, nga Lezha, që gjeti të pa jetë 51-vjeçarin, duke theksuar se vrasja ka ende shumë pyetje pa përgjigje. “Revista e Athinës” shkruan se Zaka nuk kishte asnjë precedent kriminal të regjistruar në Shqipëri apo Greqi. Ai është qëlluar me armë në kokë në banesën e tij nga një person që…
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa një tjetër po procedohet në gjendje të lirë. Ata akuzohen për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, të akuzuar ose të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Si rezultat i patrullimeve të vazhdueshme, në të gjithë territorin e qarkut, të mbështetura nga informacionet e siguruara prej inteligjencës policore, me qëllim parandalimin, konstatimin…
Në një seri reportazhesh televizioni italian “Norba” vëren se fluksi i udhëtimeve drejt Shqipërisë e ka kaluar tashmë edhe atë të para pandemisë. “Të dhënat që po regjistrojmë tani i kanë kaluar lëvizjet para pandemisë. Ka një rritje të ndjeshme. Po regjistrojmë një rritje të pasagjerëve drejt Shqipërisë çdo vit. Jane mbi 300 mijë udhëtarë deri tani që kanë zgjedhur linjën Bari-Durrës. Të gjitha vendet janë të prenotuara. “Gjatë dimrit pashë me vëmendje çfarë kishte në Shqipëri ku vura re bregdetin e mrekullueshëm.” “Kam shumë miq në Shqipëri që më kanë treguar panoramën atje dhe sipas meje ajo duhet zbuluar.”…
Flokët janë më të dëmtuarat në përfundim të verës për shumicën e njerëzve e sidomos për gratë.Kjo për shkak të një sërë arsyesh që fillojnë që nga ndryshimi i stilit të jetesës e deri tek kushtet atmosferike. Flokët duke qenë gjithnjë të ekspozuar janë të parët që ndjejnë të ftohtin e acartë dhe të nxehtin përvëlues. Ndaj nëse ndjeni se gjatë stinës së nxehtë flokët tuaj dobësohen, nuk jeni të vetmit dhe për këtë eskpërtët japin disa zgjidhje. AgroWeb.org ndan sot me ju disa këshilla të vlefshme si të kujdeseni për flokët tuaj gjatë kësaj periudhe në mënyrë që t’i…
Një automjet tip ‘Foristrad’ përfshire nga flakët në ecje, në autostradën Vlorë-Fier. Ende nuk dihen arsyet e këtij shpërthimi, ndërsa mësohet se automjeti është djegur plotësisht. Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike dhe për pasojë autostrada është bllokuar për disa minuta.