Shërbimet e Policisë Kufitare dhe detare në Durrës i kanë ardhur në ndihmë 2 mjeteve lundruese të cilat rrezikuan të mbyteshin në det. Sipas policisë, njëri nga skafet me 8 pasagjerë, 3 prej të cilëve të mitur pësoi defekt në mes të detit, ndërsa skafi me 4 pasagjerë u përplas me gurët dhe rrezikoi të fundosej në vendin e quajtur “Bishti i Pallës” në Durrës. Të gjithë pasagjerët e 2 mjeteve lundruese skafe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë, për gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar. Njoftimi i Policisë Durrës Shërbimet e Policisë Kufitare dhe…
Author: tirana
Sali Berisha mbështet çdo të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Së fundmi ish-kryeministri e ka lavdëruar Kurtin për vizitën e tij në Maqedoninë e Veriut, e cila nxiti shumë polemika të forta në vendin fqinj, për ndërhyrjen e kryeministrit të Kosovës në çështje të brendshme të Maqedonisë. Sali Berisha u shpreh i lënduar ndaj deklaratave të presidentit maqedonas Stevo Pendarovski për emërtimin e një rruge në Çair me emrin Adem Demaçi. Pendarovski e cilësoi tubimin në Tetovë si “një ikonografi provokuese nacionaliste me ide shoviniste që ndez urrejtjen etnike”. Sipas tij në këtë mënyrë “sulmohen parimet themelore të Marrëveshjes së…
Shqipëria është kthyer në kryefjalën e Europës dhe sot do të zbarkojnë figura të larta politike. Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të vizitojë sot Vlorën, një ditë pasi në Himarë zbriti këshilltari i kryeministrit Rama, ish-kryeministri britanik Tony Blair me një helikopter në Himarë. Në qytetin e Himarës po sot do të zbarkojë kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakoyannis ku pritet të mbajë një protestë pro Fredi Belerit, që ndodhet në burg edhe pse është fitues në zgjedhjet lokale në Himarë. Bakojanis ka planifikuar të flasë në një tubim të madh të grekëve të Himarës të hënën në mbrëmje. Meloni…
Shakira dhe Drake ndezën thashethemet për romancë pasi u larguan në mënyrë diskrete duke lënë të njëjtën festë në orët e mëngjesit të së dielës në West Hollywood të Kalifornisë. Pas një nate vonë, një dëshmitar zbuloi për DailyMail se ylli 46-vjeçar dhe reperi kanadez u panë të dy duke u larguar brenda minutave nga njëri-tjetri në orën 3:25 të mëngjesit’. Dalja e tyre së bashku vjen vetëm disa ditë pasi një burim ka zbuluar se ajo dhe Lewis Hamilton, janë ‘më shumë se miq’ pas një udhëtimi të fshehtë në Ibiza. Gjatë muajve të fundit, ajo dhe Hamilton u…
Autoritetet greke kanë identifikuar dhe janë vënë në kërkim të autorit të dyshuar të vrasjes së Aleksandër Zakës, i cili u ekzekutua me armë zjarri në ishullin grek të Salamina pasditen e së shtunës (12 gusht). 51-vjeçari u gjet i vrarë me plumb pas koke ulur në një karrige në oborrin e shtëpisë së tij. Viktima u gjet nga miku i tij, i cili njoftoi edhe policinë. Autoritetet greke kanë shpallur në kërkim autorin e krimit, i cili dyshohet se ka qëndruar më parë në banesën e viktimës. Teksa hetimet vazhdojnë, policia greke po punon për kapjen e vrasësit të…
Në Policinë e Fierit është dhënë alarmi, pasi një 18-vjeçare është shpallur e humbur prej 5 ditësh. Kallëzimin në Komisariatin e Policisë Fier e ka bërë mamaja e saj, 39-vjeçarja R. H. Sipas saj vajza është larguar nga banesa më datë 9 gusht dhe nuk ka ende asnjë gjurmë prej saj. Policia po vijon punën për gjetjen e 18-vjeçares, ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. “Në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasja R. H., 39 vjeçe, se në datë 09.08.2023, i është…
Aktiviteti i lartë shpërthyer i vullkanit Etna në Siçili, ka bërë që kompania administruese e aeroportit të Catania-s të njoftojë paraditen e sotme pezullimin e aktivitetit deri në orët e mesditës. “Për shkak të aktivitetit shpërthyes të Etnas, deri në orën 13:00 të ditës së sotme sektorët e hapësirës ajrore C1 dhe B3 do të qëndrojnë të mbyllur. Prandaj, të gjitha mbërritjet dhe nisjet janë të ndaluara”, thuhet në njoftim. Kompania po ashtu u ka kërkuar pasagjerëve që të shfaqen në aeroport veç pasi të konsultohen me kompanitë ajrore me të cilat kanë zgjedhur të fluturojnë. Aktiviteti i lartë vullkanik…
Policia e Vlorës, komisariati Sarandë ka goditur tre raste të ndërtimeve pa leje. Sipas policisë, veç ndalimit të ndërtimit, Policia ka proceduar dhe penalisht tre shtetasit që ndërtuan pa lejen e organeve kompetente. “Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në terren, në vijim të operacionit “Coastline”, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë evidentuar 3 raste të tjera në këtë fushë, për të cilat u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 39 vjeç, banues në Sarandë, R. B.,…
Prona vijon që të jetë mollë sherri në familjet shqiptare, edhe në ditët e sotme. 59-vjeçari dhe djali i tij kanë rënë në pranga pasi kanë kanosur për motive pronësie vëllanë e vet. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 granata, 3 ndezës granatash, krehra dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme. Njoftimi i plotë Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit për një konflikt për motive pronësie, mes dy vëllezërve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gate”, për parandalimin…
Këtë të hënë në Himarë pritet që të zhvillohet një protestë në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg për akuzat e blerjes së votës. Tubimi organizohet nga “Omonia” në Pedonalen Qendrore të Himarës, ku pritet të jetë i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakojanis. Kryebashkiaku i Athinës do të jetë ndër folësit në këtë aktivitet në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur që mbetet në paraburgim. Kalimi i afatit tre mujor i parashikuar nga Ligji Zgjedhor për betimin e Fredi Belerit, legjitimon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të vazhduar procedurat për përsëritjen…
Akullorja që shkrihet pak nuk duhet të ngrihet kurrë. Kjo është arsyeja pse ndryshon shijen dhe mbi të gjitha strukturën. A e keni vënë re se kur akullorja është shkrirë pak dhe më pas ngrihet sërish, nuk është më e mirë si më parë? Kjo ndodh sepse, kur akullorja shkrihet, ajo humbet pjesën më të madhe të përmbajtjes së saj në ajër dhe gjithashtu ndryshon konsistencën e kristaleve të akullit, të cilat modifikojnë densitetin e tyre. Ngrirja dhe brumi kremoz ndodhin njëkohësisht dhe masa rritet në vëllim. Flluskat e ajrit dhe kristalet e akullit që krijohen në akullore gjatë ngrirjes…
Mëngjesin e kësaj të hëne një aksident i katërfishtë është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës. Katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar paralizim të lëvizjes në këtë aks dhe radhë kilometrike nga Vora në drejtim të Maminasit. Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale. Të katër drejtuesit e mjeteve të përfshira në këtë aksident janë femra.