Author: tirana

Një sherr ka ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas pamjeve të filmuara nga dëshmitaratë okularë, të cilët më pas kanë raportuar për “JOQ”, një hajdut i ka vjedhur një notereje çelësat e mjetit tip “G-Class”. Pasi ka hyrë në mjet, ai ka refuzuar të dalë nga automjeti për t’u përballur me çiftin dhe sapo ka mbërritur Policia, hajduti ka hapur derën e mjetit dhe ka qëlluar gruan dhe bashkëshortin e saj. Pas disa tentativave, ai është nxjerrë nga mjeti dhe më pas është shoqëruar në Komisariatin e Policisë. View this post on Instagram A post shared by JOQ…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur sërish për aferën e Inceneratorëve. Nga selia blu, ai hodhi akuza ndaj kryebashkiakut të Tiranës duke e cilësuar si “protagonist” të kësaj vjedhjeje që sipas tij është shekullore. Referuar pohimeve të Veliajt mbi këtë çështje, kryedemokrati theksoi se janë të gjitha shpifje dhe çdo firmë e hedhur përbën vepër penale. “Erion Veliaj, pasi u fsheh disa ditë në malin e shpifjeve që ngriti me gjobëvënësit e tij për Malin e Giranës, deklaroi se Bashkia e Tiranës ka zbatuar ligjin dhe ka respektuar të gjitha procedurat. Nëse në këtë proces, dikush ka bërë…

Read More

Kiara dhe Luizi po shijojnë pushimet e para bashkë. Çifti ndodhet në Turqi, nga ku nuk kanë munguar fotot e videot, por një nga postimet e fundit të Kiarës ka marrë shumë vëmendjen. Moderatorja është shfaqur me flokët e shkatërruar dhe në një gjendje siç nuk e keni parë kurrë më parë. Ajo tregon se Luizi i ka bërë xhiro me motorr uji dhe i kishte premtuar që nuk do ta ngiste shpejt. Duke qeshur Kiara tregon se Luizi nuk e ka mbajtur premtimin dhe ajo ka përfunduar kështu.

Read More

Historiani klasik Herodoti besonte se Piramida e Madhe ishte ndërtuar nga 100 000 skllevër. Imazhet e përshkruar prej tij të burrave, grave dhe fëmijëve që punonin dëshpërimisht në kushtet më të vështira, ka spikatur shumë në filmat e producentëve modernë. Por është e gabuar. Provat arkeologjike tregojnë se Piramida e Madhe u ndërtua në fakt nga një forcë punëtore prej 5000 punonjësish të përhershëm me pagë, dhe nga afro 20 mijë punonjës të përkohshëm. Këta punëtorë ishin njerëz të lirë, të mbledhur nën sistemin e shërbimit kombëtar për të punuar me turne tre apo katër mujore në vendin e ndërtimit,…

Read More

Chelsea startoi sezonin e ri pa Brojën në skuadër, trajneri Pochettino nuk e përfshiu për sfidën kundër Liverpool, detaj që shton edhe më shumë zërat që flasin për një largim të mundshëm nga Londra. Sigurisht, Broja nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i pësuar, por ky fakt nuk e largon nga merkato, përkundrazi, emri i tij vijon të jetë prezent jo vetëm në Premier League ku e kërkojnë ekipe si West Ham dhe Brighton, por emri i “bomberit” kuqezi del në skenë edhe në Serie A. Sipas La Gazzetta dello Sport: Broja shihet edhe një herë si opsion për Milanin.…

Read More

Tre punëtorë në minierën e Bulqizës kanë pësuar djegie trupore si pasojë e shpërthimit të një sasie gazi. Policia thotë se tre punëtorët ndodhen në kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.Janë evakuuar të gjithë punëtorët nga fronti i punës dhe rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.

Read More

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Krujës si dhe u sekuestruan 11 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis. Mësohet se babë e bir Ndriçim dhe Bujar Kani, 43 dhe 22 vjeç, kishin përshtatur një ambient afër banesës së tyre në fshatin Kroi i Madh për tharjen e kanabisit që kultivonin. Gjatë kontrollit në këtë ambient, policia gjeti rreth 11 kg kanabis dhe disa bimë në proces tharje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me dy celularë. Dyshohet se të arrestuarit janë autorë edhe të kultivimit të rreth 320 bimëve narkotike, të gjetura gjatë…

Read More

Në shkollat e vendit ekipet e kujdesit shëndetësor po vijojnë punën për pajisjen me kabinetet e reja dentare. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook, foto nga kabinetet e reja dentare në shkolla, ndërsa siguroi se së shpejti do të zgjerohet rrjeti i kabineteve dentare në Gjirokastër, Krujë, Kukës, Vlorë, Fier, Lushnje, Lezhë, Mat, Dibër, Korçë dhe Berat. “Teksa të vegjlit po shijojnë pushimet e gushtit, me ekipet tona të kujdesit shëndetësor, po punojmë për detajet e fundit, që në shtator të kemi gati kabinetet e reja dentare në shkolla”, tha Rama. Kryeministri Rama u shpreh se “pas njësive të…

Read More

Moti mjaft i nxehtë dhe periudha e pushimeve verore, nuk i ka ndalur investimet në qytetin e Burrelit dhe fshatrat e Matit. Në qytetin e Burrelit është në përfundim riasfaltimi i të gjitha rrugëve, ku u realizua ndërtimi i rrjetit të brendshëm të ujësjellësit. Falë kujdesit të kryebashkiakut Agron Malaj, qyteti i Burrelit ka tashmë infrastrukturë bashkëkohore. “Përfundoi puna për riasfaltimin e rrugëve në lagjen “Pjetër Budi” dhe po vijon në rrugët e tjera të qytetit. Synimi ynë është që gjithë rrugët e qytetit të jenë të asfaltuara dhe sa më të aksesueshme për banorët”, shkruan kryetari i bashkisë Agron…

Read More

Një italian shumë i pasur është ndjekur nga kamarieri i një restoranti në Saint-Tropez në rivierën franceze, pasi la një bakshish prej 500 eurosh. Kjo shifër nuk u gjykua e kënaqshme dhe kamarieri e arriti atë në parkingun e restorantit dhe i kërkoi edhe 500 euro të tjera për të kapur shifrën e 1 mijë eurove bakshish. Për këtë çështje ka ndërhyrë kryebashkiakja Sylvie Siri, e cila përveç përdorimit të fjalëve si “shantazh” dhe “zhvatje”, vendosi që restorantet dhe baret në qytet të mbulohen me afishe “Signal Conso”. Kjo është një nismë që lejon konsumatorët nëpërmjet përdorimit të një kodi…

Read More

Prej disa ditësh kanë nisur aplikimet e të rinjve, që njihen si studentët ekselentë, për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë. Policia e Shtetit ka përcaktuar kuotat e pranimit në Akademinë e Sigurisë në bazë të nevojave të drejtorive vendore në qarqe. Numri total i kuotave të pranimit, për këtë vit, është 100. Këta 100 të rinj që do të pranohen në radhët e Akademisë së Sigurisë, janë pjesë e grupit që do të quhen “të ekselencës”, pasi ata duhet të plotësojnë disa kritere dhe vijnë nga degët: Zv/ministrja e Brendshme Romina Kuko në një deklaratë për median njoftoi dhe…

Read More

Prej ditës të mërkurë, temperaturat do pësojnë rritje të ndjeshme me disa gradë. Shqipëria do preket nga një valë e të nxehtit që ka prekur Europën, por do jetë periferike, pasi temperaturat pritet të shkojnë deri në 38 gradë Celsius. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, pjesa tjetër e mbetur e muajit gusht do jetë me temperatura të përshtatshme për pushuesit që duan të shijojnë plazhin.

Read More