Një 21-vjeçare italiane u gjet pa shenja jete në banesën e saj në provincën e Bolzanos. Celine Frei Matzohl u gjet me shenja thike në trup, ndërsa policia dyshon se pas kësaj vrasjeje ndodhet ish-i dashuri i saj turk. Mësohet se ata kishin rreth 2 vite që ishin ndarë. Mediat italiane shkruajnë se i akuzuari, 28-vjeçari Omer Cin, dyshohet se fillimisht i ngriti kurth dhe më pas e sulmoi me thikë, duke i marrë jetën në mënyrë makabre. I riu u arrestua teksa po tentonte të kalonte kufirin për në Austri.
Author: tirana
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar denoncimet për kullën pas TKOB-së në Tiranë, të cilën e quan ‘Mali i Korrupsionit’. Në një postim në rrjetin sociale, Facebook, Basha shkruan se ish-kryeministri Sali Berisha nuk e fsheh dot bashkëpunimin me Edi Ramën për kullat dhe as faktin se aty pastrohen para krimi dhe korrupsioni. Sakaq ai i bën thirrje SPAK-ut të hetojë aferën dhe të vejë para përgjegjësisë çdo person të përfshirë. Postimi i plotë: Pengjet fshihen sot pas kullës së Tiranës, pas “Malit të Korrupsionit” që po mban peng zhvillimin dhe mirëqenien e shqiptarëve. Sado baltë të hedhë,…
Një 60-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit Grabovicë të Pogradecit. Mësohet se viktima me iniciale E. A. vuante nga probleme të shëndetit mendor. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Mediat greke raportojnë se kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakoyannis do të jetë i pranishëm sot në Himarë. Sipas gazetës greke ‘Kathimerini’, ai do të mbeshtesër kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili është në qeli që prej Majit me akuzën me blerjes së votave. 51-vjeçari i ka mohuar akuzat, por kjo ngjarje ka shkaktuar tensione mes dy vendeve fqinje. Gazeta shkruan se Athina ka kërcënuar se nëse Beleri nuk do të lirohet dhe nuk do lejohet të marrë postin e fituar në zgjedhje, Greqia do të bllokojë negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Bakoyannis pritet të flasë në…
Një vaksinë e re kundër Covidi 19-tës pritet të dalë muajin e ardhshëm, edhe pse ekspertët dhe analistët e shëndetit këshillojnë që vala e re e sëmundjes të pritet me gjakftohtësi pavarësisht, se sipas tyre, shtrimet në spital nga variant i ri i Omicron-it. I pagëzuar me emrin”Eris”, po shtohen në mbarë SHBA-në. Shpresat e tyre janë që amerikanët ta mirëpresin vaksinën e re, ashtu siç do të bënin me një vaksinë të zakonshme gripi. Megjithatë, kërkesa për vaksinat e Covid-it ka pësuar në përgjithësi një rënie të ndjeshme që prej vitit 2021, kur u vendos në dispozicion për herë…
Avokati i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, ka kërkuar nga trupi gjykues në Hagë që të lëshojë një njoftim sipas të cilit hetimet në lidhje me çështjen e trafikimit të organeve kanë përfunduar dhe se klienti i tij është i pafajshëm. Avokati amerikan ka përmendur disa artikuj të botuar gjatë ditëve të fundit në media evropiane, ku zyrtarë të Qeverisë në Rusi kanë pretenduar se udhëheqësit e UÇK-së janë të përfshirë në trafikim organesh. “Nëse hetimi që ka të bëjë me trafikimin e organeve ka përfunduar, duhet që dikush në këtë godinë ta thotë këtë gjë, pra që…
Të paktën 50 kg kokainë u gjet e fshehur në një kontejner mes karkalecave të ngrirë që vinin nga Ekuadori. Mësohet se droga kishte destinacion Toskanën dhe nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 35 milionë eurove. “Korrieri”, 23-vjeçar u arrestua. Ai është identifikuar si Islam Kurri me origjinë nga Shqipëria. I riu, sipas asaj që u rikonstruktua nga hetuesit, kishte hyrë në zonën doganore natën mes të premtes së kaluar dhe të shtunës për të marrë kokainën dhe për t’ua dorëzuar atyre që e kishin porositur nga “narcos-it” e Amerikës së Jugut. Ai ndodhet në…
Për Shpëtim Idrizin, grekët e dinë se arrestimi i Fredi Belerit është një çështje që i takon drejtësisë, por ata e zgjedhin këtë rast për të rikthyer tensionet e harruara prej vitesh në Himarë. Ai tha se Fredi Beleri është një figurë, e cila ka “hije të mëdha në raport me Shqipërinë dhe shqiptarët”. Kryetari i PDIU-së theksoi se Beleri është akuzuar për masakrën e Peshkëpisë, në të cilën u vranë dy ushtarë shqiptarë, të cilët sot janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut”. Ai thotë se dosja ndaj tij është zhdukur nga arkivi i Gjykatës së Tiranës, dhe për këtë arsye,…
Lorenc Hasrama ka treguar prej kohësh se është i lidhur dhe shumë i lumtur. E pas kësaj deklarate ka ardhur dhe koha ta prezantojë me publikun vajzën që i ka vjedhur zemrën. Këngëtari ka postuar një foto me vajzën në fjalë duke i treguar portretin, por jo emrin. Dyshja duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit. Në një intervistë, Lorenc bëri edhe një deklaratë shumë romantike. “Muzika dhe dashuria… Dashuria për muzikën dhe për person… Unë luaj vendit për gjërat që dua, për karrierën time, për njerëzit e mi. Luaj për çdo gjë që ka vlerë në jetën time.”-tha ai.
Kryeministri letonez, Krisjanis Karins njoftoi sot se do të jepte dorëheqjen më vonë gjatë javës së bashku me pjesën tjetër të qeverisë së tij, shkruan Reuters. “Këtë të enjte unë do t’i dorëzoj presidentit dorëheqjen time dhe të këtij kabineti,”- tha Karins në një konferencë për shtyp. Prej disa kohësh, 58-vjeçari ka bërë presion për të zgjeruar koalicionin për të përfshirë Aleancën e Fermerëve dhe të Gjelbërve dhe Progresistët me prirje të majtë. Megjithatë, dy partnerët e tij të koalicionit kanë shprehur vazhdimisht rezerva për këtë masë. Partia e qendrës së djathtë të Unitetit të Karins fitoi zgjedhjet kombëtare në…
Në kuadër të punës intensive që po kryhet nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit dhe nga ato mbështetëse, për të menaxhuar sa më mirë, pikun e sezonit turistik 2023, si dhe fluksin e vizitorëve dhe turistëve që zgjedhin Shqipërinë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Portual, Pirro Vengu. Takimi, tejet i rëndësishëm, pasi vuri në qendër të diskutimeve ndërmjet titullarëve, luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike, trafikimit të armëve, kundër kontrabandës, kalimit të shumave të…
Një shtëpi e të moshuarve në Itali është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar vdekjen e një të moshuare dhe plagosjen e 11 të tjerëve. Ngjarja ka ndodhur në “Casa di Arianna” në Parma. Sakaq në vendngjarje kanë mbërrritur menjëherë zjarrfikësit të cilët kanë nisur hetimet e para për zbardhjen e shkakut të zjarrit. Në lidhje me ngjarje ka reaguar kryebashkiaku i Parmës, Michele Guerra, i cili shprehur ngushëllimet për viktimat dhe familjarët re tyre.