Sikundër u paralajmërua, sot në Himarë po zhvillohet një protestë në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri. Protesta organizohet me iniciativën e organizatës “Omonoia” në Pedonalen Qendrore të qytetit. Siç thuhet në njoftimin e organizatës, tubimi organizohet pasi përfundon afati tremujor i përcaktuar me Ligjin Zgjedhor për betimin e Fredi Belerit si kryebashkiak. Me pankarta në duar, qytetarët kërkojnë lirimin e Belerit.
Author: tirana
Presioni i lartë i gjakut, i njohur edhe si hipertensioni, është shkaktari kryesor i shumë sëmundjeve kardiovaskulare, prandaj mjekët e quajnë shpesh ‘vrasësi i heshtur’. Niveli i presionit të gjakut të një personi mesatar të shëndetshëm nuk duhet të kalojë 120/80 mm Hg. Ajo që mjekët theksojnë për këtë gjendje është se simptomat janë më të vështira për t’u vërejtur. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, presioni i lartë i gjakut nuk ka simptoma të dukshme që të tregojnë se diçka nuk është në rregull. Prandaj, është mirë që të merren masa parandaluese në mënyrë që shtypja e gjakut të kontrollohet,…
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbërritur në portin e Vlorës. Meloni u nis nga Brindisi drejt Shqipërisë me një traget linje, ndërsa mësohet se do të qëndrojë për pushime në Vlorë për afro 2-3 ditë. Ndërkohë, pak minuta më parë në port mbërriti për ta pritur edhe kryeministri Rama. Në portin e Vlorës kanë mbërritur edhe punonjës të konsullatës italiane për të pritur kryeministren Meloni.
Policia e Lezhës ka vënë ne pranga një 17-vjeçar. I mituri u arrestua, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza të gatshme për shitje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Një burrë 49-vjeçar nga Cheltenham është dënuar me tre muaj burg për abuzim racor ndaj një roje sigurie të dyqanit John Lewis, i cili gabimisht besonte se roja ishte shqiptar. Prokurori Simon Goodman i shpjegoi Gjykatës Gloucester Crown të premten (12 gusht) se Desmond Thompson kishte hyrë në dyqan më 4 nëntor të vitit të kaluar dhe po shikonte rreth departamentit të parfumerisë së dyqanit, por oficerët e sigurisë i panë si të dyshimta lëvizjet e tij. Zoti Goodman tha se Thompson po vëzhgohej si një vjedhës i skeduar dyqanesh, dhe u pikas nga oficerët e sigurisë në dyqan.
Një 82-vjeçare është gjendur e pajetë në një kanal në afërsi të banesës së saj në Mamurras. E moshuara me iniciale G.L. ishte shpallur e humbur nga familjarët e saj që prej datës 11 gusht, të cilët kishin kërkuar ndihmën e autoriteteve për gjetjen e saj. Policia në një njoftim për media, bën me dije se dyshimet e para janë që e moshuara të ketë rënë aksidentalisht në kanal, e për këtë arsye ka humbur jetën.
Në portin e Vlorës kanë mbërritur punonjës të konsullatës italiane për të pritur kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Gjithashtu, siç shihet edhe në pamje, në afërsi të portit ka forca të shtuara të policisë, ndërsa po largohen nga rruga me karrotrec makina të parkuara pranë zonës së portit. Rruga para Portit të Vlorës pastrohet nga automjetet, duke u bërë gati kështu infrastruktura për sigurimin e hapësirës për mbërritjen e Melonit. Kryeministrja Meloni la Puglian, ndërsa shoqërohet nga familja e saj për një vizitë në bregdetin e Vlorës, duke pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama.
Jori Delli, modelja shqiptare, këtë herë ka tërhequr vëmendjen pasi thuhet se është në një lidhje me këngëtarin italian, Fred De Palma. Reperi ka postuar disa foto në “Instagram”, ku shihet duke puthur me një vajzë. Kaq ka mjaftuar dhe të gjithë kanë komentuar emrin e Jorit për shkak të ngjashmërisë së madhe nga fiziku. Jori, nga ana tjetër, e ka pëlqyer foton dhe nuk ka reaguar, duke mos e konfirmuar, po as mohuar lajmin e fundit që qarkullon nëpër media për të.
Mediat greke shkruajnë se pas vrasjes së 51-vjeçarit shqiptar Aleksandër Zaka, i cili u ekzekutua më 12 gusht të këtij viti në Greqi, ka shumë gjasa që qëndron një person që në të kaluarën ka qëndruar në shtëpinë e viktimës. “Hetimi është ende në vazhdim, por është identifikuar një i dyshuar kyç i cili dyshohet se ka qëndruar në shtëpinë e viktimës për periudhën e kaluar. I dyshuari është në kërkim”, thanë burimet për protothema.gr. Aleksandër Zaka u gjet i vrarë më 12 gusht 2023 në oborrin e banesës së tij. Ai u qëllua me një plumb pas koke.
Roland Bejko deklaroi se Sali Berisha ka shkatërruar opozitën dhe se është ai fajtori kryesor pse PD nuk është në pushtet. “Berisha u vrau shpresën mbështetësve të vet. Shkatërroi PD-në , e ndau në 2 – 3 pjesë. Vrau demokracinë. Opozita nuk është më peshë morale, nuk e beson kush dhe i ka dhënë të gjithë terrenin Ramës”, tha Bejko. Një koment Bejko e kishte dhe për përfshirjen e Sali Berishës në “Malin e Tiranës”, kullën më të lartë në kryeqytet. “Berisha e ka të qartë dhe e di që nuk vjen kurrë në pushtet dhe është kriminale kur i…
Sezoni i ri i emisioneve politike, mesa duket pritet të ketë ndryshime. Duket se gazetari Alban Dudushi dhe emisioni ‘Spotlight’ është drejt ndarjes nga Vizion Plus. Burimet thonë se arsyeja pse Dudushi është drejt largimit nga Vizion Plus, është vizioni i ndryshëm i vetë gazetarit me drejtuesin e televizionit. Kujtojmë që Alban Dudushi drejton emisionin “Spotlight” prej tre vitesh në ekranin e Vizion Plus. Pritet të vijë shtatori për të parë se ku do ta shohim Alban Dudushin, i cili është një nga gazetarët më në zë të politikës që nga viti 1995.
Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi sot se në shtator korrupsioni do të goditet me spektër të gjerë dhe jo vetëm majtas siç ka qenë deri tani. Duke folur për zhvillimet e vjeshtës dhe nëse do ketë të tjera arrestime nga SPAK për korrupsion, Ngjela tha në News24 se ka ardhur koha që SPAK të godasë sferat e larta dhe operacionet juridike të shtatorit do përcaktojnë të ardhmen. “Mendoj se ka ardhur koha që SPAK-u të godasë lart. Mendoj se ka ardhur koha që duhet të godasë në sferat e larta. Deri tani ka goditur majtas. Unë ua kam thënë historinë dhe doktrinën…