Author: tirana

Endri dhe Stefi, si edhe Aleksandër Gjoka ishin të ftuar mbrëmjen e së dielës në një lokal në Dhërmi, kur një prej tyre papritur është “zhdukur”. Teksa vëllezërit korçarë performonin në skenë, Endri Prifti është “zhdukur” nga skena si me magji. Në videon më poshtë duket se si këngëtari i mirënjohur teksa kërcen në skenë bie poshtë, duke krijuar një iluzion optik ku duket sikur ky i fundit është zhdukur. Ky incident nuk ka ndaluar performancën e tyre deri në mesnatë dhe se Endri Prifti nuk është lënduar fizikisht pas incidentit.

Read More

Këtë të martë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje lokale në zonën juglindore pasdite. Temperaturat minimale do të luhaten 14-21 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 29 -32°C në veri, 32-35°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do jetë me drejtim veri-perëndim me shpejtësi 6-8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.

Read More

Dashi Përputhshmëria juaj me të tjerët është në një fazë yjore dhe mund t’ju habisë. Përshtatshmëria nuk është në gjendjen më të mirë, por prapë do t’ia dalësh. Kohët e fundit, Fortune ju ka hedhur një pamje të pistë, shikoni ku shkelni! Pavarësisht gjithçkaje, dashuria shkëlqen në jetën tuaj. Demi Dijeni që përputhshmëria juaj me të tjerët është në nivele yjore. Megjithatë, mos u ndjeni të mbingarkuar nëse përballeni me sfida në aspektin e ekuilibrit të brendshëm dhe mençurisë. Pavarësisht kësaj, shpirti juaj aventurier shkëlqen si një supernova! Binjakët Aftësitë tuaja sociale janë në lulëzim të plotë. Përshtatshmëria është pika…

Read More

Një konflikt i vjetër mes dy personave ka agravuar deri në përdorimin e armëve të ftohta dhe për pasojë Dritan Manjani 26-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në Homesh të Dibrës mbrëmjen e së hënës, ku i riu është goditur me kaçavidë dhe për pasojë ka humbur jetën në spital. Autori Dorjan Mema është arrestuar nga uniformat blu dhe ndodhet në rajonin e policisë së Dibrës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të vjetër, por ende nuk dihen të tjera detaje. Policia dhe grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Read More

Kryeministri letonez, Krisjanis Karins tha sot se ai dhe qeveria e tij do të japin dorëheqjen brenda javës. “Këtë të enjte do t’ia paraqes presidentit dorëheqjen time dhe të këtij kabineti”, tha ai në një konferencë për shtyp, shkruan Reuters. Krahas fqinjëve të saj baltik, Lituanisë dhe Estonisë, Letonia është zëri kryesor në shtytjen e Bashkimit Evropian dhe NATO-s për të rritur presionin ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë. Partia e qendrës së djathtë të Unitetit të Karins fitoi zgjedhjet kombëtare në tetor 2022, duke fituar 26 nga 100 vendet në një parlament të thyer, ku përfaqësohen shtatë parti. Ai fajësoi…

Read More

Sheqeri është i shijshëm, por nëse e konsumoni në sasi të mëdha, jeni duke dëmtuar rëndë shëndetin tuaj. Ndoshta, pasi të lexoni këtë artikull nuk do ta shihni sheqerin me të njëjtin sy si më parë. Trupi i njeriut nuk resht së dërguari alarme dhe thirrje për ndihmë, sidomos kur bëhet fjalë për konsumin e sheqerit.

Read More

Ndërsa jemi mësuar me idenë që dhëmbët të rriten vetëm dy herë, një ilaç i ri mund të bëjë të mundur rritjen e një grupi të tretë. Shkencëtarët po bëjnë hapa të rëndësishëm në zhvillimin e një ilaçi novator që mund të mundësojë ri-rritjen e dhëmbëve. Provat klinike janë planifikuar të fillojnë në korrik të vitit të ardhshëm. Ata shpresojnë se do të jetë në dispozicion për stomatologët për ta përdorur deri në vitin 2030. Anomalitë e dhëmbëve në lindje janë të zakonshme tek njerëzit, duke prekur 1% të njerëzve në mbarë botën. Por një medikament për të rritur dhëmbët do…

Read More

Fondacioni për Shoqëri të Hapur i ka informuar organizatat në Hungari, që varen nga mbështetja e tij se, vendimi i fundit i bordit të fondacionit u jep fund pothuajse të gjitha aktiviteteve në Bashkimin Evropian, ka mësuar Shërbimi hungarez i Radios Evropa e Lirë. Përmes një emaili që u është nisur grupeve lokale, Fondacioni ka thënë se burimet e tij për Evropën do të jenë “jashtëzakonisht të kufizuara”. Ky Fondacion, i njohur më parë si Instituti për Shoqëri të Hapur (OSF), i ka shpenzuar qindra miliona dollarë, prej kur është themeluar nga sipërmarrësi i lindur në Hungari, George Soros, për…

Read More

Sipas Kreshnik Spahiut, kryeministri i Kosovës Albin Kurti po kërkon pushtet në Shkup. Në një intervistë për “Euronews Albania”, juristi e cilësoi vizitën e Kurtit në Maqedoninë e Veriut si një tentativë për të pasur “një pushtet të cilin dështoi ta merrte në Shqipëri”. “Ai pasi tentoi të rrëzojë qeverinë e Tiranës po tenton të rrëzojë qeverinë e Shkupit. Albin Kurti hyri në zgjedhje në Tiranë, ai doli me 300 vota në zgjedhjet e 2021, pra kërkoi hapur pushtet në Shqipëri, duke parë se dështoi dhe nuk pati mbështetje me vota në Shqipëri, po ten ton të krijojë një konflikt…

Read More

Nuk është e lehtë të identifikohen simptomat e një çrregullimi mendor tek fëmijët. Në fakt, shumë shpesh mendojmë se është diçka e përkohshme. Megjithatë, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të informohemi në mënyrë që të mund të ofrojmë ndihmë përmes terapisë efektive sa më shpejt të jetë e mundur. A dini si të dalloni një çrregullim mendor tek fëmijët? Faza e vëzhgimit nga prindërit është shumë e rëndësishme ndaj këto 5 simptoma mos i neglizhoni. 1. Ndryshimet në sjellje Këto janë ndryshime drastike dhe rrënjësore në sjelljen e fëmijës. Zakonisht, ai fillon duke qenë shumë nervoz dhe i dhunshëm,…

Read More

Kryebashkiaku i Selanikut i pranishëm në protestën e zhvilluar në Himarë për lirimin e Belerit, nuk i ka kursyer thirrjet nacionaliste. Ai theksoi se Fredi Belerit po i shkelen të drejtat ndërsa ndodhej në Himarë u shpreh: “ Këto troje janë të mbushura me dashuri për helenizëm”. “Qëndroj këtu para jush dhe ul kokën me respekt, guximin dhe luftën për të mos pranuar asgjë me pak se vetëm lirinë. Këtë betejë do e kemi së bashku për sa kohë dhe kudo që të jetë e nevojshme. Sjell zërin e Selanikut, që gjithmonë ishte qendër helenizmi në Ballkan në Mesdhe, është…

Read More

Aktorja Delinda Disha është bërë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë djalin e saj, Kostandinin, i cili i ka vjedhur që tani zemrën dhe që pritet të jetë miku më i mirë i mamit, babit, por dhe Dasantinit. Me anë të një fotoje të publikuar në Instagram, moderatorja dhe aktorja e humorit na prezantoi me vogëlushin, i cili duket si një engjëll teksa fle. View this post on Instagram A post shared by Delinda Disha (@delinda_disha)

Read More