Author: tirana

Janë shpallur këtë të martë 100 fituesit e projekteve të kërkimit shkencor që iu përgjigjën pozitivisht thirrjeve të MAS për aplikime për financim. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi përmes një postimi në rrjete sociale. “I uroj shumë suksese grupeve të talentuara e inovatore të kërkuesve shkencorë dhe i nxis ata që bashkë me studentët ta bëjnë universitetin promotor për përshpejtimin e progresit ekonomik dhe social të vendit”,-shkruan Kushi. Këto projekte janë në dy drejtime: Projektet e kërkimit dhe zhvillimit nga universitetet, të cilat fokusohen në shqetësimet e vazhdueshme për problemet e ekonomisë, shëndetit,…

Read More

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni u prit të hënën nga homologu i saj në Shqipëri, Edi Rama. Ajo u shkëput nga pushimet e saj me familjen në një fermë në Puglia dhe erdhi me traget në portin e Vlorës. Mediat italiane ironizuan Melonin me postimin ironik të Edi Ramës i cili kishte krahasuar pushtimin e turistëve italianë në Shqipëri me zbarkimet e emigrantëve shqiptarë në vitin 1991. Këtu kanë lindur edhe memet, si ajo që kryeministrja i drejtohet partnerit të saj në plazh: ”Njëqind euro për një çadër dhe dy shezllone? Giambru çoje b*thën dhe le të shkojmë në Shqipëri”.

Read More

Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia janë arrestuar nga Policia e Tiranës. Nga 5 të arrestuarit, 3 janë Shqipëria dhe 2 të tjerë nga Kosova. Ata janë vënë në pranga pasi shpërndanin ekstazi në lokalet e natës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Këta persona e siguronin drogën në Kosovë dhe e shisnin në vendin tonë. Policia sekuestroi një natë më parë 10 mijë euro. Hetimet për finalizimin e operacionit kanë nisur 5 muaj më parë dhe është akoma në vijim. Dozat e lëndës narkotike mësohet se shiteshin kryesisht në zonën e ish- bllokut dhe…

Read More

Simptomat e ankthit, dhimbjet kronike dhe sëmundja e Alzheimerit mund të lehtësohen me një “ilaç” natyral, i cili na ndihmon në shëndetin e përgjithshëm të shëndetit. Bëhet fjalë për kërcimin. Starre Vartan, një shkrimtare shkencore ka thënë për Washington Post, se kërcimi e ndihmoi të kalonte momentet e vështira dhe të vetmuara gjatë pandemisë. Ekspertët bien dakord se vallëzimi mund të ketë efekte pozitive në tru. Megjithatë, përfitimet e kërcimit nuk ndalen me kaq. Terapitë e kërcimit kanë shumë për t’i ofruar trupit, të tilla si shëndet më i mirë kardiovaskular, forcimi i muskujve dhe djegia e yndyrës, por edhe…

Read More

Personi në foto është Dritan Manjani, i cili u qëllua për vdekje me kaçavidë pas një sherri me fqinjët. Një ditë më parë, autori Dorjan Mema ka qenë duke shkuar në shtëpinë e djalit të xhaxhit të Manjanit për t’u zënë. Viktima i ka dalë para për të ndaluar, por është qëlluar me kaçavidë. Një banor i zonës ka treguar se 26-vjeçari nuk ishte problematik, gjithashtu është shprehur se rreth orës 22:00 të natës në zonë janë parë dy makina. I riu ka dalë jashtë pasi i kanë rënë burisë, duke menduar se mos ka zënë rrugën ka dalë jashtë…

Read More

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 4 persona, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Policia bën me dije se 2 prej tyre ishin të dehur në timon, njëri pa patentë ndërsa tjetri kundërshtoi me dhunë efektivët pasi po shoqërohej në komisariat për një konflikt me familjarët e tij. Veç 4 të prangosurve, një tjetër person është shpallur në kërkim pasi ka shkaktuar një aksident dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Njoftimi i plotë Vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe për kundërshtim me dhunë, të…

Read More

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është takuar me vajzën e shkrimtarit Ismail Kadare, Besiana Kadare, e cila shërben si Ambasadore e Përhershme e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara. Ka qenë Besiana Kadare e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi me Duan. “E emocionuar për takimin me superyllin verbues shqiptar Dua Lipa. Ajo është magjepsëse”,- shkruan Besiana Kadare. Të dyja ndodhen me pushime në Greqi.

Read More

Turneu i Beyoncé në vetvete është një spektakël i jashtëzakonshëm që shpalos talentin unik të kësaj artiste. Së fundmi artistja ka arritur që të marrë vëmendjen në lidhje me një nga shumë kostumet e saj unike që zgjedh gjatë performancave. Këngëtarja 41-vjeçare, e cila shkëlqeu në skenë kur u shfaq me kostumin e saj të ri, la pa fjalë fansat. Shfaqja e idhullit muzikor, e cila zgjat më shumë se dy orë e gjysmë çdo natë, ka ende një performancë tjetër në ndalesën e saj në 3 takime në Atlanta, gjithsesi na mbetet të presim nëse do të vazhdojë të…

Read More

Teksa poston foto të disa prej jahteve të ankoruara në ujërat shqiptare, kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria më në fund ka hyrë në hartën e madhe të destinacioneve më tërheqëse. “Jahtet që ndalojnë gjithnjë e më shumë në brigjet tona, për të zbuluar bukuritë e një Shqipërie që më në fund ka hyrë në hartën e madhe të destinacioneve më tërheqëse”, tha ai. Shqipëria po kthehet në një destinacion edhe për turizmin elitar. Numri i mjeteve lundruese luksoze që vijnë në Shqipëri po rritet, autoritetet portuale bëjnë të ditur se është rritur edhe kohëzgjatja e qëndrimit të tyre në…

Read More

Marrëdhënia mes Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe nuk është në ditët më të mira. Shkak është bërë një vendim nga Brukseli që ka bllokuar marrëveshjen e cila do të lejonte Britaninë të kthente pas në Francë, azilkërkuesit që kalojnë kanalin e “La Manshit”. Refuzimi erdhi nga një prej ndihmësve më të besuar të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Politikani gjerman Bjoern Siebert u tha zyrtarëve të lartë britanikë se blloku do të refuzojë të marrë në konsideratë nënshkrimin e një ‘marrëveshjeje kthimi’ pas Brexit. Siebert, i cili është kreu i kabinetit të von der Leyen, ia…

Read More

22 diplomatë rusë janë larguar nga kryeqyteti i Moldavisë, Kishinjev, duke e lënë mbrapa një ekip të vogël, pas përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Zyrtarët moldavë kanë thënë se reduktimi i stafit në Ambasadën e Rusisë në 25 persona, nga 80, do të krijojë barazi me numrin e stafit që ka Ambasada e Moldavisë në Moskë. Moldavia, vend i ish-Bashkimit Sovjetik është goditur nga afër prej luftës së Rusisë në Ukrainë, dhe presidentja e saj pro-evropiane, Maisa Sandu e ka dënuar pushtimin, si dhe e ka kritikuar Moskën që po tenton ta destabilizojë shtetin e saj. Mediat moldave kanë…

Read More

Platforma digjitale Digital do të bashkohet me platformën digjitale Tring në muajin shtator.Ende nuk ka një deklaratë zyrtare, por nga burime të brendshme për Thetechnocast bëhet me dije se bashkimi i dy platformave digjitale pritet të ndodh muajin e ardhshëm, në shtator. Maxhorancën më të madhe të aksioneve do ta kenë aksionerë aktual te platformës Tring. Të dy platformat operojnë prej vitesh në treg duke sjell larmishmëri zgjidhjesh për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Si dy konkurentë në të njëjtin treg shpesh nuk kanë munguar “betejat” për të siguruar eksluzivitetin e programeve të ndryshme dhe vecanërisht atyre sportive. DigitAlb është…

Read More