Author: tirana

Veteranë të LANÇ-it, drejtues të pushtetit lokal Mat e Klos, prefekti i Qarkut Dibër, pasaardhës të veteranëve, intelektualë dhe banorë të krahinës përkujtuan sot në Suç 79 vjetorin e çlirimit të Matit nga pushtuesit e huaj. Valbona Kola, kryetare e bashkisë Klos falënderoi Prefektin e Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehun, kryetarin e bashkisë Mat, Agron Malajn, organizatën e veteranëve të LANÇ-it Mat dhe pjesmarrësit e shumtë në këtë ceremoni përkujtimore. Në fjalën e tij kryetari i organziatës së veteranëve të LANÇ-it, Sefer Duka u ndal gjatë në përpjekjet e matjanëve për liri dhe prosperitet, duke përmenduar betejat e tyre të shumta…

Read More

Gjatë natës së mbrëmshme anija “Butrinti”, pjesë e misionit “Sea Guardian” në detin Egje, ka realizuar sërish me sukses tre operacione SAR. 3 gomone me 37 emigrantë të paligjshëm janë shpëtuar nga rreziku, në tentativë për të kaluar në ujërat greke, teksa fatmirësisht të gjithë personat gëzojnë shëndet të mirë. Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili ndau edhe një video nga ky operacion. “Kalimi i paligjshëm në detin Egje është një sfidë e madhe, jo vetëm për Aleancën e NATO-s, por edhe për vendet tranzit që duhet të përballojnë një fluks të vazhdueshëm të…

Read More

Pas 13 vitesh, Marko Arnautovic rikthehet zyratisht tek skuadra e Interit. Inter dhe Bologna kanë arritur marrëveshjen mbi bazën e 10 milionë eurove, 7 tani dhe 3 milionë të tjera në formë bonusesh. 34-vjeçari pritet në Milano në orët e ardhshme për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe më pas për të nënshkruar kontratën në selinë e “Viale della Liberazione”. Arnautovic rikthehet te Inter pas 13 vitesh dhe “zikaltërit”. Në dy sezonet e fundit ka gjetur 24 herë rrugën e rrjetës te ekipi i Bolognës.

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me çmimin e karburanteve. “Në sesionin e kaluar, Grupi Parlamentar i PD shënoi një fitore duke mbyllur Bordet e Naftës dhe duke luftuar kundër oligarkisë së naftës që ka dominuar për shumë vite. Por, a e dini pse ndiheni akoma nën hijen e çmimeve të larta të karburantit?”, u shpreh Tabaku në një postim në rrjetet sociale, teksa renditi arsyet kryesore të rritjes së çmimeve të karburantit. “Kartelat e Krijuara: Oligarkia e naftës ende e dominon lojën e tregut dhe ka krijuar një fushëveprim të ndërlidhur të interesave të saj.…

Read More

Policia e Tiranës ka njoftuar në një konferencë për shtyp goditjen e një grupi kriminal që trafikonte nga Kosova në Shqipëri ekstazi dhe më pas e shpërndante atë. Janë arrestuar 3 shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër, ndërkohë që janë sekuestruar mbi 1000 tableta ekstazi. “Pas një hetimi disamujor me metoda speciale të hetimit, nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të këtij grupi që përbëhej nga…

Read More

Kim Kardashian është një ndër femrat më të përfolurat në mediat ndërkombëtare rozë. Ajo tërhoqi edhe një herë vëmendjen e publikut, pasi postoi disa foto në instagram. Ylli i familjes Kardashian, ka ndarë me fansat momente nga pushimet e saj në Puglia. Në publikimin e saj të ri, ajo zgjodhi t’i tregojë audiencës fotot që ka realizuar teksa zhytej në pishinë dhe ecte me biçikletë, gjatë një nate noti në Puglia. Modelja e veshur me bikini në ngjyrë floriri, që i nxirrnin në pah format bombastike, mori vëmendjen e rrjetit. Krahas postimit të saj, ajo shkruan : “Not nate në…

Read More

Një dhuratë e papërshtatshme është marrë me sportivitet nga çiklisti paralimpik Ricardo Ten. Ai doli në vendin e dytë në Botërorin e Çiklizmit. Spanjollit i mungojnë duart, por organizatorët nuk e morën parasysh këtë gjë dhe vendosën t’i dhuronin një orë dore. Në rrjetet sociale ai ka postuar një video ku shihet me orën e vendosur në krah dhe ku e pyesin se sa është ora. Përgjigja e tij ishte: “Ora për të dalë kampion”.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e djeshme në Himarë, ku kërkohej lirimi i Fredi Belerit, me folës edhe zyrtarë të bashkive në Greqi. Në një postim të gjatë në Facebook, kreu i qeverisë shprehu keqardhjen për ndërhyrjen e palës greke në një çështje të drejtësisë shqiptare, për ta paraqitur këtë çështje në Bruksel, si një çështje të të drejtave të minoritetit grek. Po ashtu Rama thekson se protesta në Himarë mund të ndezë nacionalizmin nga ekstremistët. “Sepse ky hap i hedhur si këmba e elefantit në një dyqan qelqurinash, mund të sjellë pasojën regresive të rindezjes…

Read More

Në reagimin e gjatë për protestën që u mbajt dje në Himarë ku u kërkua lirimi i Fredi Belerit nga burgu, kryeministri Edi Rama ka edhe një thirrje për popullin grek. “Popullit grek i them, ejani në Shqipëri dhe do të ndjeheni si në shtëpinë tuaj, sepse pas një izolimi tragjik që na ndau për së gjalli për gjysëm shekulli dhe pas një tranzicioni dramatik me probleme të rënda e halle të mëdha, Shqipëria po bëhet çdo vit e më shumë një vend i mirë për të punuar, investuar, luajtur muzikë ose teatër, ekspozuar artin e kulturën tuaj të admirueshme…

Read More

Kryeministri Edi Rama në një reagim të gjatë për çështjen e Fredi Belerit, nisur nga protesta që u mbajt dje në Himarë me pjesëmarrjen edhe të kryebashkiakut të Athinës dhe Selanikut, tha se për herë të parë ndodh që të zgjedhurit e një shteti demokratik organizojnë protestë në një vend demokratik. “Në memorien time nuk ka një rast tjetër, kur të zgjedhurit e një shteti demokratik organizojnë protestë në një shtet tjetër demokratik, kundër autoriteteve të këtij shteti. Jo vetëm kaq, po ku ata shfaqen si protestues kundër vendimeve të gjykatave përkatëse të shtetit në të cilin protestojnë, duke e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e zhvilluar ditën e hënë në Himarë për lirimin e Fredi Belerit, ku të pranishëm ishin edhe kryebashkiaku i Athinës dhe Selanikut. Përmes një shkrimi të gjatë të publikuar në Facebook, kryeministri Rama u kërkon që t’i binden ligjit dhe se nuk mund të kundërshtojnë vendimet e një gjykate të një shteti demokratik. “Për mua, ky politizim i një çështjeje të drejtësisë shqiptare, deri në pikën që të organizohet një protestë këtu në Shqipëri nga autoritete të zgjedhura në Greqi, ndër të cilët as më shumë e as më pak, po edhe kryebashkiakët…

Read More

Një tjetër banor ka treguar versionin e tij për vrasjen mbrëmë në fshatin Homesh të Bulqizës. Ai tha se pak para se të ndodhte krimi, kishte pirë kafe me viktimën, Dritan Manjanin. Autori Dorjan Mema është arrestuar nga uniformat blu dhe ndodhet në rajonin e policisë së Dibrës. “Ishin duke ngrënë, duke pirë 5 veta. Unë piva një kafe me të ndjerin, por unë u largova dhe e lash të ndjerin në lokal. Autori ishte me 4 veta të tjerë duke ngrënë meze e duke pirë birra. Se di se çfarë ndodhi më pas. Ai nuk u bashkua me ata,…

Read More