Author: tirana

Gjermania planifikon të ndalojë pirjen e duhanit në makinat me fëmijë dhe gra shtatzëna. Ministri i Shëndetësisë i vendit Karl Lauterbach, i cili ka bërë presion për ndalimin, deklaroi se ai duhej të ishte futur më herët. Ligjet që kontrollojnë pirjen e duhanit ndryshojnë në vendet europiane, dhe pirja e duhanit në makina është plotësisht e ndaluar vetëm në tre vende të BE-së. Që nga viti 2022, nuk kishte asnjë ndalim për pirjen e duhanit në makina në 13 shtete anëtare të BE-së sipas Partneritetit Pa Tym (SFP). “Pirja e duhanit pasiv është e rrezikshme, veçanërisht për fëmijët”, paralajmëron Sistemi Kombëtar i…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar 36-vjeçarin e shpallur në kërkim, Etjon Lazri, pasi në janar të vitit 2020 aksidentoi për vdekje shtetasit Erion .B 36 vjeç dhe Hidajete .S 72 vjeçe. Viktimat po ecnin në trotuar kur u përplasën për vdekje në zonën e Porcelanit. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 35-vjeçarin, me 7 vjet e 4 muaj burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë 2 viktima.

Read More

Hyn në fuqi niveli i ri i pagës maksimale në shkallë vendi. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se ka hyrë në fuqi rritja e pagës maksimale, për efekt kontributi sipas përllogaritjes me të njëjtën masë (lekë) dhe në të njëjtën kohë me rritjen e pagës minimale në shkallë vendi. Duke informuar mbi ndryshimet ligjore, Ibrahimaj theksoi se aktualisht paga minimale është rritur me 17.64 pwr qind në 40,000 lekë. Po kaq, sipas saj, është rritur edhe paga maksimale, duke arritur në 176, 416 lekë në muaj.

Read More

Nga Aida Topalli-Gazetare Cannabis sattiva, apo siç njihet tradicionalisht, hashashi, kokaina, heroina dhe çdo drogë tjetër, tashmë po shndërrohen në një mit.Herë pas here jemi përpjekur të paralajmërojmë shpërthimin e një lloji të ri droge, ajo sintetike. Ndër të parët që folëm publikisht, kur sapo kishte nisur të kthehej në trend. Treguam efektet dhe pasojat. Dhe më e rënda, se si grupmoshat e reja u nisën me vrull ta provonin, e më pas të ktheheshin në përdorues të rregullt.Janë të vështira për t’u dalluar. Ngjajnë me produkte farmaceutike. Por janë të dëmshme shumë herë më shumë sesa drogërat e tjera,…

Read More

Kryeministri Edi Rama e cilësoi protestën e zhvilluar ditën e djeshme në Himarë për lirimin e Fredi Belerit një skenar sarkastik. Nuk ka munguar edhe reagimi i Belerit, i cili i përgjigjet kryeministrit nga qelia duke thënë se himarjotët kanë lindur me lirinë e shprehjes dhe se nuk ua ka dhënë kryeministri, por e kanë mbrojtur atë me gjak. Ndër të tjera ai shtoi se do të presë që drejtësia e pavarur të flasë.

Read More

Presidenti Bajram Begaj ka miratuar në heshtje ligjin për studentët e Mjekësisë dhe atë për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Ligji i miratuar kushtëzon marrjen e diplomës për studentët e mjekësisë dhe i detyron studentët e mjekësisë të punojnë për 5 vjet në Shqipëri, pasi mbarojnë studimet. Afati 20-ditor për dekretimin e ligjeve, skadoi një ditë më parë (14 gusht). Edhe pse Presidenti Begaj priti në një takim studentët e Mjekësisë, zgjodhi të mos e kthente ligjin për rishqyrtim, por e kaloi në heshtje.

Read More

Luis Hasa ishte një nga futbollistët më të spikatur në Europianin e U21, aty ku me fanellën e Italisë ka arritur të fitojë edhe trofeun. Ndërkohë, nëpërmjet një komunikate për shtyp, FSHF ka njoftuar se për futbollistin ka pasur ftesë zyrtare që në maj të vitit 2022, por që është refuzuar dhe lojtari ka zgjedhur të luajë me Italinë U21. “Ne e kemi bërë dhe e bëjmë gjithmonë ftesën tonë publike, për çdo shqiptar që dëshiron të luajë me fanellën e Shqipërisë. Nuk kishte sesi të mungonte një ftesë edhe për një talent të madh si Luis Hasa. Hasa ka…

Read More

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni pezulloi pushimet e saj në Puglia dhe udhëtoi ditën e djeshme drejt Shqipërisë. Me ftesë të kryeministrit Rama, Meloni së bashku me familjen mbërritën në Vlorë ku u pritën nga kreu i qeverisë. Mediet italiane kanë zbardhur disa nga çështjet që dy krerët e qeverive kanë biseduar. Sipas quatidiano.net, Rama dhe Meloni kanë diskutuar mbi çështjet politike që prekin dy brigjet e Adriatikut, nga prania (masive, deri tani) e sipërmarrësve italianë te emigracioni, nga lufta në Ukrainë tek e ardhmja e Shqipërisë në BE. Po ashtu tema të nxehta diskutimi ishin edhe ato të energjisë dhe…

Read More

11 mijë doza ekstazi u sekuestruan nga Policia e Shtetit. Në këtë operacion u arrestuan Mithat Ramadani 30 vjeç, Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë. Policia e Tiranës bëri me dije se shtetasit e arrestuar u lokalizuan në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës…

Read More

Kryetari i pabetuar i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ka falënderuar kryebashkiakun e Athinës Kostas Bakojanis, për mbështetjen dhe praninë e tij gjatë protestës së zhvilluar dje në Himarë. “Dëshiroj të falënderoj me gjithë zemër kryetarin e Bashkisë së Athinës, Kostas Bakojanis për mbështetjen e tij dhe thelbësore në luftën time dhe gjithashtu për praninë e tij në protestën madhështore në Himarë”, shkruan Beleri në një postim në Facebook. Bakojanis dje nga protesta, ndër të tjera deklaroi se Beleri ka të drejtën e një gjykimi të drejtë, por edhe se paraburgimi i tij i paligjshëm shkel ligjin, shkruan Protothema. “Emri…

Read More

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi teksa ka qenë duke udhëtuar me makinë, Policia e Sarandës thotë se ka kryer qitje në mënyrë të pavullnetshme. 23-vjeçari Klaudio Qëndro pasi ka shtënë me armë, ka braktisur mjetin në mes të rrugës dhe është larguar me vrap. Njoftimi i plotë Rreth orës 12:00, në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasi K. Q., i cili udhëtonte me automjetin tip “BMË”, dyshohet se duke luajtur me një armë zjarri, ka kryer qitje të pavullnetshme, pa shkaktuar dëmtime të personit. Shtetasi K. Q. ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap, në brendësi…

Read More