Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto ndryshe nga përditshmëria e tij. “Fabiani me skulpturën e tij live”, shkruan kreu i qeverisë krahas postimit nga pushimet me ‘berberin’ e tij të momentit. Kujtojmë se bashkë me kryeministrin, duke kaluar pushimet ndodhet dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila mbërriti në Vlorë dje pas ftesës së Ramës.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Udënisht të Pogradecit. Në afërsi të banesës është gjetur i vetëvarur në një pemë, shtetasi B. B., rreth 49 vjeç, banues në fshatin Hudënisht. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas informacioneve të para, është e paqartë shkaku që ka detyruar viktimën drejt këtij akti ekstrem, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian, të marra muaj më parë ndaj Kosovës, kanë qenë plotësisht joproporcionale me veprimet e institucioneve të Kosovës. Përgjatë një vizite në Komunën e Dragashit, Osmani ka vlerësuar se masat e kanë dëmtuar procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga blloku evropian. “Nuk është përgjigje e cila e nxit bashkëpunimin dhe koordinimin, përkundrazi është përgjigje e cila më së shumti i bën dëm procesit të dialogut dhe e vendos atë komplet jashtë binarëve në të cilët do të duhej të ishte, ku të…

Read More

Kiara dhe Luizi ndodhen në Bodrum, duke kaluar ditë të bukura së bashku, por nuk ngurojnë të postojnë fotot nga këto momente në rrjetet e tyre sociale. Ditën e sotme, moderatorja ka bërë një dedikim për këngëtarin, teksa ka postuar fotot e tyre duke u puthur. “Je ndjenja ime e preferuar”, shkruan ajo krah fotove.

Read More

Një bidon me 28 litra benzinë ka shpërthyer në një skaf në pronësi të një kompanie turistike, që sapo kishte dalë në det nga korridori ujor i miratuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në zonën e Drimadhës, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e vakumit dhe nxehtësisë. Nga sprucimi i benzinës kanë pësuar djegie të lehta shtetasit A. K., 24 vjeç, A. H., 24 vjeç, L. S. 24 vjeç dhe M. K., 21 vjeçe, të katërt nga Kosova, si dhe drejtuesi i skafit, shtetasi N. L., 32 vjeç, banues në Vlorë. Të pestë…

Read More

Boksieri Florian Marku do të përballet më 2 shtator me Dylian Moran. Gjatë një interviste të zhvilluar në Manchester, për t’u njohur me kundërshtarin ndodhi një incident i papritur. Në momentin e intervistës së Markut, atij iu afrua boksieri Chris Kongo, i cili po e pengonte. Boksieri shqiptar i kërkoi largimin nga aty, por Kongo nuk e dëgjoi, madje e injoroi. Kjo gjë bëri që ata të revoltohen, ku Marku e shtyu dhe goditi Kongon.

Read More

Nëna e një 6-vjeçari që plagosi me armë mësuesen e tij në Virxhinia, SHBA, u deklarua fajtore për akuzën e neglizhencës së fëmijës. Akuza ka një dënim maksimal prej pesë vitesh burg. Si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë, Deja Taylor është deklaruar gjithashtu fajtore për akuzat federale për armë, ku dënimi për këto akuza do të bëhet më 27 tetor.

Read More

Shërbimi për shtyp i Al-Hilal ka publikuar një video në të cilën Neymar është prezantuar si lojtar i ri në skuadër. Ylli brazilian u transferua në klubin saudit pas gjashtë sezonesh në PSG. Kushtet e kontratës së nënshkruar nga 31-vjeçari Neymar nuk janë bërë ende të ditura nga Al-Hilal. Më herët në shtyp u raportua se marrëveshja e punës me sulmuesin e kombëtares braziliane do të jetë projektuar për dy sezone. Vini re se Neymar mbetet futbollisti më i shtrenjtë në histori. Për transferimin e tij në vitin 2017, PSG i pagoi Barcelonës 222 milionë euro të pabesueshme. Shtojmë se…

Read More

Një klient i një restoranti të famshëm në Miami ka denoncuar se është dhunuar rëndë nga sigurimi, pasi familja e tij u përpoq të bënte një foto në grup në ditëlindjen e 21-të të vajzës së tij, kur Lionel Messi dhe Beckham ishin duke festuar disa metra larg. I dhunuari akuzohej se kishte tentuar të fotografonte Lionel Messin dhe gruan e tij Antonela, veprim të cilin ai e mohoi. “Ata u hodhën drejt nesh, më nxorën jashtë dhe më goditën me grusht në fytyrë. Vetëm sepse miku im po përpiqej të bënte një foto me gruan e tij, jo me…

Read More