Author: tirana

Pas skandalit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici, zgjedhjet e reja lokale në Kukës do të mbahen më 24 shtator. Rithemelimi dhe PD-ja e vulës nuk kanë ende një figurë dhe përplasja mes tyre vijon. Ndaj Partia Demokratike dega Kukës ka apeluar për bashkim që në këto zgjedhje palët të dalin me një kandidaturë të përbashkët dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë demokratët. “Partia Demokratike Dega Kukës siguron të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj për angazhimin e plotë dhe të vazhdueshëm në funksion të interesit më të mirë të të gjithë qytetarëve të Bashkisë Kukës. Pas një kohe të gjatë përballje me…

Read More

Gjimnazi “Gramoz Palushi” në Babrru Qendër të Kamzës është rikonstruktuar tërësisht me standardet më të mira dhe është gati për të pritur nxënësit në shtator. Kryeministri Edi Rama postoi në rrjetet sociale pamje nga ambientet e reja të këtij gjimnazi, i cili do të presë në shtator 650 nxënës dhe 33 mësues. Në bashkinë e Kamzës po vijon puna për rikonstruksionin e disa objekteve të tjera arsimore si shkolla 9-vjeçare “Azem Hajdari” Babrru Qendër, shkolla 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” Paskuqan, çerdhja e re, Paskuqan 1, shkolla 9-vjeçare “Fatos Lami”, Zallmner si dhe sholla 9-vjeçare “Demokracia” Valias. Janë mbi 22 objekte…

Read More

Njëra në majat e skenave botërore, ndërsa tjetra në hapat e parë. Sihana Haxhnikaj dhe këngëtarja Rita Ora vodhën audiencën e “The Voice Australia”, teksa përshëndetën njëra-tjetrën në shqip. 16-vjeçarja është shqiptarja nga Kosova që performoi në audicionin e “The voice of Australia”, aty ku Rita Ora është pjesë e jurisë. Sihana solli në skenën e kompeticionit të njohur të këngës, hitin e yllit të pop-it Miley Cyrus “Nothing Breaks Like A Heart”, me të cilën arriti të merrte jo vetëm pëlqimin e publikut, por edhe të Rita Orës e cila në rolin e jurisë zgjodhi të shtypte pulsantin për…

Read More

Drejtoresha serbe e programit të Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut, Sofija Todoroviç, tha se Kosova absolutisht duhet të marrë një vend në Kombet e Bashkuara (OKB) dhe se Serbia është pajtuar që të mos bllokojë hyrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Pas këtyre fjalëve ajo ka marrë kërcënime në murin e një ndërtese. Grafiti kërcënues i cili përmban emrin dhe mbiemrin e drejtoreshës e saj është shfaqur në fasadën e ndërtesës në lagjen e Beogradit, Borça, ku ajo jeton. Pranë emrit të saj ishte shkruar një fyerje seksiste dhe mizogjene, duke përfshirë shkronjën “Z”, e cila simbolizon mbështetjen…

Read More

Seti fotografik i një modeleje, realizuar nën instruksionet e regjisorit Bilal Kisa në xhaminë më të madhe dhe më të rëndësishme të Ankarasë, po shkakton reagime të forta. Ajo që zemëroi turqit ishte veshja e modeles së re, e cila u konsiderua e papërshtatshme për një grua në një xhami. Modelja ka veshur një bluzë me mëngë të shkurtër dhe që i ekspozon barkun, një shall të bardhë, teksa pozon në xhaminë e Kocatepe. Pas publikimit të fotove dhe reagimeve të shkaktuara nga zyra e guvernatorit të Ankarasë, u njoftua një hetim: “Për fotot që duket se janë bërë në…

Read More

60-vjeçari Thodhori Mërkuri plagosi rëndë efektivin e policisë Redin Caushaj, i cili edhe pse jkashtë shërbimit, ndëhyri për të shuar sherrin ku ishte i përfshirë 60-vjeçari. Pas 8 orësh kërkime dhe ndjekje, shërbimet e policisë, mëngjesin e sotëm lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga 60-vjeçarin, i cili ishte fshehur në ambientet e ish-repartit ushtarak në fshatin Pilur. Thodhori Mërkuri u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë. Po ashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi A. P., 39 vjeç, banues në fshatin Pilur, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas plagosjes së efektivit të policisë Redin Çaushaj në Pilur mbrëmjen e djeshme, teksa ka informuar dhe për gjendjen e tij shëndetësore. Po ashtu Balla paralajmëron se kushdo që guxon të ngrejë dorë kundër një punonjësi policie duhet ta dijë mirë se po kryen një krim të rëndë kundër shtetit. “Kushdo që guxon të ngrejë dorë kundër një punonjësi policie duhet ta dijë mirë se po kryen një krim të rëndë kundër shtetit. Do të flas në një moment të dytë sot për këtë çështje”,-shkruan Balla. Efektivi me detyrë inspektor i Policisë së…

Read More

Një punonjës policie është goditur me thikë pasi ka ndërhyrë për të ndaluar një konflikt fizik mes disa personave në fshatin Pilur të Himarës. Redin Caushaj, 28-vjeç u qëllua me thikë nga Thodhori Mërkuri. Efektivi, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit ndërhyri për të shuar një sherr që po ndodhte mes disa personave në fshatin Pilur në Himarë, mbrëmjen e së martës. I riu mbeti i plagosur i rëndë dhe u dërguar për mjekim në spital. Kolegët e tij, efektivë policie dhuruan gjak për t’i ardhur në ndihmë 28-vjeçarit. Bëhet me dije se ka kaluar rrezikun për jetën, por…

Read More

SPAK-u përfundon hetimet dhe çon për gjykim ish-kreun e bashkisë Fushë-Arrëz Fran Tuci dhe administratorin e Njësisë Administrative Iballë Ndoc Marku, si dhe biznesmenin Durim Margjekaj. Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 67 të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në datën 16.08.2023) kërkesën për gjykim në ngarkim të pandehurve: Nga analiza e provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak, rezulton se është e provuar që të pandehurit Fran Tuci dhe Ndoc Marku, në bashkëpunim mes tyre,…

Read More

Dy persona janë vënë në pranga, kjo pasi akuzohen për vjedhje parash dhe sendesh me vlerë në një biznes në rrugën “Teodor Keko”. Policia e Shtetit ka publikuar dhe pamjet ku shihen dy autorët e vjedhjes. “Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Breake”. Vodhën një shumë parash dhe sende me vlerë, në një biznes në zonën e Unazës së Re, vihen në pranga 2 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë…

Read More

Kalendari turistik i eventeve verore vjen këtë vit i harmonizuar për herë të parë në aplikacionin TEA (Tourism Events of Albania). Ndërsa ndau një video informuese mbi këtë aplikacion, kryeministri Edi Rama shkruan se TEA këtë sezon ka qenë udhërrëfyesja e qindra mijëra vizitorëve të huaj dhe pushuesve shqiptarë, duke vendosur një standard të ri në industrinë e turizmit. Aplikacioni TEA është i aksesueshëm falas në të gjithë telefonat. Në aplikacion gjenden aktivitetet që ndodhin gjatë sezonit turistik në çdo kohë dhe në çdo vend. Mjafton të vendosësh vendndodhjen dhe aplikacioni do të nxjerrë rezultatet ku veprimtaritë do të jenë…

Read More

Betejat ligjore me të cilat duhet të përballet Donald Trump vazhdojnë të shtohen në numër, por paradoksalisht me të njëjtin trend rriten edhe donacionet financiare që ai merr, së bashku me mbështetjen në sondazhet elektorale. Ndjekjet penale dhe aktakuzat ndaj ish-Presidentit po rezultojnë se nuk e dëmtojnë manjatin amerikan, por çuditërisht po sjellin më shumë përfitime financiare për të, në një vend ku fitoret elektorale arrihen me miliarda dollarë kosto për fushatën. “Departamenti i Drejtësisë i Biden-it po përpiqet të më fusë në burg përjetë pa prova”, shkruante ai përpara se t’u kërkonte “patriotëve” të tij të dhuronin 24 deri…

Read More