Author: tirana

Përgjatë 4 ditëve (16-20 gusht) në qytetin e Korçës do të zhvillohet “Festa e Birrës”. Aktiviteti do të zhvillohet në ambientet e brendshme të “Terminalit të Autobusave”, në lagjen nr. 17, si dhe në ambientet e Pazarit të Vjetër. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe strukturat në vartësi të saj, kanë marrë një sërë masash në drejtim të garantimit të rendit dhe qetësisë publike, për zhvillimin dhe manifestimin sa më të qetë dhe festiv të këtij aktiviteti. Këto masa konsistojnë në përforcimin e parametrave të sigurisë rrugore, disiplinimin e lëvizjes dhe menaxhimin e trafikut, parandalimin e aksidenteve automobilistike, parandalimin e…

Read More

Uji është strategjia më e mirë për të siguruar hidratimin e duhur, veçanërisht në verë dhe të gjitha fushatat dhe udhëzimet kundër valëve të të nxehtit këmbëngulin që të pimë sa më shpesh ujë. Ka disa aspekte që lidhen me konsumin e tij që duhen “akorduar” për të përfituar maksimumin prej tij si opsioni i preferuar për të rihidratuar dhe freskuar trupin, siç thotë Guadalupe Blay, drejtuese e Endokrinologjisë dhe Ushqyerjes së Shoqatës Spanjolle e Mjekëve të Përgjithshëm dhe të Familjes (SEMG). “Uji duhet të konsumohet në një temperaturë ndërmjet 15 dhe 20ºC (domethënë në temperaturën e dhomës). Pirja e…

Read More

Ish-të burgosurit ukrainas thonë se ata iu nënshtruan torturave, duke përfshirë rrahje dhe goditje elektrike, derisa ishin në paraburgim në Rusinë jugperëndimore. Në intervistat me BBC, disa ish të burgosur të liruar në shkëmbimet e të burgosurve pretenduan abuzim fizik dhe psikologjik nga oficerët dhe rojet ruse në objektin e paraburgimit numër dy në qytetin e Taganrog. Dëshmitë, të mbledhura gjatë një hetimi javor, përshkruajnë një model të vazhdueshëm të dhunës ekstreme dhe keqtrajtimit, në një nga vendet ku të burgosurit ukrainas të luftës janë mbajtur në Rusi. Pretendimet e tyre përfshijnë se burrat dhe gratë janë rrahur në mënyrë të…

Read More

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Flakë në det” u arrestuan shtetasit: Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në VlorëKyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë. Sipas policisë trafikantët sapo kanë pikasur policinë i kanë vënë flakën mjetit tip velierë. Ata që ndodheshin në velerie, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga Policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në…

Read More

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, kërkoi në emër të Partisë Demokratike që Ministria e Financave të ndalojë pagesat për inceneratorin e Tiranës. Ai shtoi se edhe pse pronarët e inceneratorit janë në kërkim, për ta janë kryer 103 milionë Euro paga për një punë që nuk e kanë kryer, pasi në impiantin e Sharrës plehrat nuk digjen. “Si është e mundur që pagesat janë kryer nga Thesari i Shtetit, ndonëse të gjithë, i madh e i vogël, e di që incenerim nuk ka? Si është e mundur që paska ende supervizore kaq kurajoze që sfidojnë kaq hapur…

Read More

Babë e bir kanë rënë në pranga për kultivim kanabisi në Lazarat. Policia bën me dije se bima narkotike ishte kultivuar në oborrin e banesës së tyre dhe ajo u pikas përmes filmimeve me dronë. Pas kontrollit në banesë, blutë dogjën 50 bimë kanabisi. “Si rezultat i përdorimit të dronëve, finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Kujdesi”. Kishin kultivuar dhe prodhuar cannabis sativa, në fshatin Lazarat, kapen në flagrancë teksa kujdeseshin për bimët narkotike dhe vihen në pranga 2 shtetas (babai dhe djali). Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimë narkotike dhe sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa që u gjet në…

Read More

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR informon se do të ketë lëvizje të shtuar të trupave dhe automjeteve të saj në territorin e Kosovës gjatë ditëve në vijim, për siç tha, të kryer “procedura normale”. Në një komunikatë për media më 16 gusht, Forca Ndërkombëtare Paqeruajtëse tha se “rritja e lëvizjes së trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda Kosovës është për shkak të procedurave normale të pranim-dorëzimit të kontingjenteve“. KFOR-i shtoi se do të mbajë edhe ushtrime për testimin dhe mirëmbajtjen e kapaciteteve operacionale, në mënyrë që të sigurohet niveli i njëjtë i stërvitjeve dhe gatishmërisë për të gjitha njësitë…

Read More

Neymar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Al-Hilal, nga e cila do të përfitojë 300 milionë euro në sezon, duke e kthyer atë në një nga lojtarët më të paguar në botë. Marrëveshja e brazilianit me klubin e tij të ri është me shifra marramendëse. Në një sekond, sulmuesi merr afro 4,8 euro. Neymar do të jetë gjithashtu edhe imazh i vendit që do ta mirëpresë. Në Arabinë Saudite ai do t’i bashkohet të tjerë yjeve të futbollit si Cristiano Ronaldo, Mahrez, Karim Benzema, Kante apo Mané.

Read More

Ambasada e SHBA nxit të gjithë magjistratët e kualifikuar për të shërbyer në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë të aplikojnë për vendet e lira në KLGJ dhe KLP. Përmes një postimi në rrjetet sociale ambasada nënvizon se, ky është një çast i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri për të siguruar përparim të vazhdueshëm dhe ruajtjen e parimeve përcaktuese të reformës në drejtësi. “Mos e humbisni mundësinë për të dhënë kontribut në një reformë në drejtësi që është efektive, transparente dhe e drejtë – në emër të kolegëve tuaj magjistratë dhe qytetarëve shqiptarë” thekson…

Read More

Në një deklaratë për mediat, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Sokol Bizhga ka dhënë detaje më shumë për operacionin ndërkombëtar të antidrogës në kuadër të cilit u bllokuan 4 gomone më 15 Gusht. Bizhga theksoi se droga e kapur në vendin ku trafikantët dogjën velierën kishte destinacion ndërkombëtar. Mësohet se 6 persona janë vënë (shqiptarë e të huaj) në pranga dhe janë sekuestruar: 28 kg kanabis, 2 armë, 200 fishekë luftarakë, një “Audi”, 45 mijë euro, 250 mijë lekë, 2 mijë lira turke, 500 paund dhe 25 celularë. “Do ju informojmë mbi një operacion i koduar “Flakë deti”,…

Read More

Mbretëresha e pop-it Madonna mbush 65 vjeç. Ylli i popit ka shpallur datat e riplanifikuara të turneut të saj botëror, pas shërimit nga një infeksion bakterial që e la atë për disa ditë në kujdes intensiv. Turneu Celebration tani do të nisë në Londër më 14 tetor, tre muaj pasi ishte planifikuar të fillonte në Vankuver të Kanadasë më 15 korrik. Shumica e datave në SHBA janë shtyrë në vitin 2024, me disa anulime. Turneu fillimisht ishte planifikuar për të festuar 40-vjetorin e single-it të Madonna-s, Holiday. I quajtur “Celebration Tour”, shënon rikthimin e saj në arena dhe stadiume pas…

Read More

Spartak Ngjela Sot shqiptari e ka lirinë për të jetuar ku të dojë nëpër botë. Në Shqipëri e kanë mendjen shumica e emigrantëve shqiptarë. Por, edhe neve këtu, gjatë dy dekadave të fundit, ata po na japin shumë. Emigracioni shqiptar në vitin që kaloi ka dërguar në Shqipëri rreth 3 miliardë euro. Historia do ta konsiderojë një akt mbijetese për shqiptarët emigrimin e tyre masiv në Perëndim. Dhe koha do t’ua shërbejë: se do të fillojë investimi masiv në Shqipëri, dhe ata, me kursimet e tyre, do të investojnë në atdheun e tyre, që nuk e ndajnë nga mendja për…

Read More