Author: tirana

Një grua nga Teksasi ka arritur të fitojë 1.2 miliardë dollarë dëmshpërblim, pasi juria në gjykatë vendosi se ajo ishte viktimë e një skeme hakmarrëse pornografike të ish të dashurit të saj. Ajo ngriti një padi për ngacmim kundër ish të dashurit të saj në vitin 2022, ku pretendonte se ai postoi foto intime të saj në internet për ta “turpëruar publikisht” pas ndarjes. Sipas dokumenteve të gjykatës, gruaja dhe ish i dashuri i saj filluan të takoheshin për herë të parë në vitin 2016. Me besim të plotë gruaja i ka dërguar ish të dashurit foto intime të saj…

Read More

Kim Kardashian i siguroi vetes biletat për një koncert të Drake, por nuk arriti të merrte një përshëndetje nga ana e tij. Reperi në një moment ishte shumë pranë saj, teksa dukej sikur nuk e vërejti fare. Ndërkohë që Drake afrohej më shumë, Kim i dha atij një buzëqeshje të madhe. Në pamjet që qarkulluan në internet, 36 vjeçari nuk dha ndonjë shenjë, t’ia ketë kthyer kunatës. Kjo ka lënë të nënkuptohet që ai e injoroi atë dhe se ky moment tani është bërë viral në rrjete sociale.

Read More

Vijojnë të dalin etaje në lidhje me operacionin ndërkombëtar të antidrogës, ku Guardia di Finanza, DEA amerikane dhe policia shqiptare goditën një grup kriminal në Kurbin. Mësohet se janë firmosur urdhër arreste vetëm për 6 persona, mes tyre Ardit Ismailuka, ish-zyrtar policie. Po ashtu mësohet se janë ushtruar kontrolle në një kompleks luksoz në Fushë-Kuqe ku janë gjetur dhe dy armë.

Read More

Në përvjetorin e katërt të ikjes nga jeta të historianit, studiuesit, shkrimtarit dhe publicistit të njohur Agim Musta, (24 Korrik 2019), ish – i burgosur politik, vajzat e tij Elizabeta dhe Suela, i dhanë të drejtën e ekskluzivitetin për botim, medias online Memorie.al, të një prej botimeve më të spikatura të autorit, siç është ‘Libri i zi i Komunizmit Shqiptar’. Kjo vepër, mban të dhëna, dëshmi, fakte, statistika dhe argumente të shumta e të panjohura për publikun e gjerë, mbi krimet dhe terrorin komunist në Shqipëri, veçanërisht ndaj intelektualëve, në periudhën 1945-1991. Botimi për herët të parë të pjesëve të…

Read More

Këtë të mërkurë vendi do të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të territorit gjatë orëve të paradites. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të shfaqen si fillim përgjatë gjithë shtrirjes Lindore të Shqipërisë dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendin por nuk priten reshje. Gjatë mbrëmjes dhe natës vranësirat nuk do të jenë më prezente.

Read More

Nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve 16 vjeçari i cili drejtonte një nga 2 jet skitë që u përplasën aksidentalisht ditën e martë në plazhin e Llamanit. 16-vjeçari K.XH u soll me helikopter në Tiranë por nuk mundi ti mbijetojë plagëve dhe konfirmohet se adoleshenti u nda nga jeta rreth mesnatës. Sipas policisë 16 vjeçari nga Tirana, dhe shoku I tij 17 vjeç po nga Tirana dhe me dy shokë të tjerë janë future në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski. Gjatë manovrave, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë u dëmtua rëndë…

Read More

Dashi Mbështetjen që ju nevojitet kaq urgjent do ta gjeni në grupin e miqve më të ngushtë, nuk duhet të shkoni më tej për të kërkuar ilaçe mrekullibërëse. Nëse jeni duke kërkuar punë, të mërkurën do të gjeni të paktën një ofertë. Nëse ka më shumë se një, përpiquni të gjeni atë, kushtet e të cilit ju japin më shumë kohë të lirë. Demi Ka ardhur koha të mendoni seriozisht nëse vërtet dëshironi të përparoni më tej në marrëdhënien tuaj romantike, sepse partneri juaj tashmë është duke e pritur atë. Të mërkurën do të pësoni një zhgënjim të madh. Ndoshta…

Read More

260 bimë narkotike të dyshuara kanabisativa janë zbuluar pasditen e sotme në fshatin Lundre të Matit. Në prangat e policisë ka rënë shtetasi B.S nga Mirdita. Policia ka arritur të zbulojë bimët e ndaluara në një zonë malore, ndërsa mësohet se është arrestuar edhe një person i cili ndodhej pranë parcelës.

Read More

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar shfaqjen e një varianti të ri të koronavirusit EG5, i cili ka të njëjtat simptoma si omicron. Për të pasur një pamje më të qartë të përhapjes së tij, OBSH bën thirrje për shtimin e numrit të testeve.Ky lloj koronavirusi është gjetur deri më tani në 51 vende.Ekspertët besojnë se këto shifra duhen marrë me rezervë, sepse vetëm gjysma e vendeve po testojnë për virusin dhe se përhapja e llojit EG5 është shumë më e përhapur sesa tregojnë testet.

Read More

Kujdesi që duhet të tregoni para, gjatë dhe pas depilimit me dyll është relativisht i njëjtë dhe i thjeshtë. Qëndroni larg diellit 48 orët e para pas depilimit, lëkura juaj tashmë delikate atje poshtë është edhe më e prekshme. Pra, ndërsa mund të jeni entuziast për t’i veshur bikinit sa më parë që dilni nga salloni, mbani në mend se lëkura është më e ndjeshme ndaj rrezeve U.V. Shmangni notinKy lloj shkon paralelisht me qëndrimin larg diellit, por vlen edhe për pishinat e brendshme – dhe veçanërisht për hapësirat e mëdha të ujit (si një oqean, liqen ose lum) që…

Read More

Vlerat kuruese të mjaltit njihen gjerësisht, duke e shndërruar në mbretin e vakteve. Pavarësisht kësaj, duhet ta pranojmë që shpeshherë abuzohet me cilësinë e tij dhe në treg, qarkullon mjaltë i përzier. Njihuni me katër truke të thjeshta dhe praktike që do t’i japin fund dyshimeve tuaja për origjinalitetin e këtij produkti.

Read More

Një operacion ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe DEA-n amerikane. Grupi i strukturuar kriminal tentonte trafikimin e kanabisit dhe shkëmbimin në det me trafikantë ndërkombëtarë me lënde narkotike të forta si heroinë dhe kokainë. Mediat raportojnë se grupi kriminal ndodhet me bazë në Fushë-Kuqe të Kurbinit. Mësohet se gjatë operacionit janë bllokuar 4 gomone, si dhe janë shoqëruar 10 persona.

Read More