Një grua e moshuar është dhunuar rëndë nga një i afërm i saj në Vlorë. 82-vjeçarja Azbie Resulaj ka përfunduar në spital, pasi është goditur nga vëllai i nuses së djalit. Sipas të dhënave paraprake, e moshuara ka pësuar trauma në disa pjesë të trupit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet apo motivi i autorit për veprimin.
Author: tirana
Gjergj Xhuvani do të kujtohet si një ndër artistët më të spikatur të skenës shqiptare. Skenaristi dhe producenti i mirënjohur shqiptar u nda nga jeta më 14 gusht 2019. Ashtu siç do ta ëndërronte çdo artist të vdiste në skenë, regjisori Xhuvani, humbi ndjenjat duke xhiruar filmin e ri ‘Liqeni im’, një bashkëproduksion italiano-shqiptar. I diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë në degën e artit dramatik Xhuvani punoi si asistent regjisor në shumë filma nga viti 1986 deri në vitin 1990. Në vitin 1991 ai realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e Zi”. Ndërsa pas viteve ‘90 filmat…
Kuzhinieri i famshëm italian, Rocco Cannavino i njohur me emrin Zio Rocco ka replikuar me një nga komentueset e tij, ndërsa promovon bukuritë e bregdetit shqiptar. Një nga komentueset ka shkruar se Ksamili ka det të pistë dhe një çadër me dy shezlongë kushtojnë 50 euro. Ndërsa ka publikuar komentin e saj, Rocco e ironizon, duke treguar ujin e kristaltë dhe bukuritë e Ksamilit, ndërsa po pushon në rivierën shqiptare me familjen e tij. “E bukura e këtyre komenteve është se bëhen nga njerëz që ndoshta nuk udhëtojnë fare, këtë mëngjes erdhëm në një vend që quhet Ksamil në Shqipëri,…
Ndërsa shumë shqiptarë kanë tashmë shtëpinë e dytë në bregdet, apo edhe të tretë në periferi apo në zona qendrore të Kryeqytetit, Qeveria quan më se të drejtë taksimin e këtyre pasurive në mënyrë të diferencuar nga qytetarët që përmbushin vetëm nevojat për strehim. Projektligji që parashikon taksimin e diferencuar për qytetarët të cilët zotërojnë më shumë se një shtëpi tashmë është në fazën e konsultimit publik dhe do të hyjë në fuqi duke nisur nga viti 2026, por cilat janë specifikisht argumentet e Qeverisë për rishikimin e taksës së luksit për apartamentet. Scan Televizion ka zbardhur 5 argumentet që…
Presidenti rus, Vladimir Putin ka shfrytëzuar hapjen e një konference për sigurinë në Moskë, për t’i kritikuar fuqitë e Perëndimit, duke thënë se ato janë fajtore për nxitje të trazirave në botë. Konfliktet në pjesë të mëdha të botës janë shkaktuar nga “aventurat gjeopolitike dhe sjellja egoiste, neo-koloniale e Perëndimit”, u ka thënë Putin pjesëmarrëvesve përmes një video-mesazhi. Në mesin e tyre ka qenë ministri i ri i Mbrojtjes në Kinë, Li Shangfu. Putin, i cili e ka nisur luftën më të madhe në Evropë prej vitit 1945, kur ka vendosur ta pushtojë Ukrainën 18 muaj më parë, ka thënë…
Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë bërë që të përmbyten rrugët nacionale si dhe rruga që lidh Lagjen e Re me Lagjen e Vjetër duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve si dhe të banorëve. Përmbytje ka pasur edhe në pedonalen e qytetit, kjo për pasoje edhe e bllokimit të disa pusetave.
Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka përjashtuar nga strukturat e partisë Besnik Mujaecin. Ai së bashku me 4 të tjerë u arrestua pasi u kapën duke shitur ekstazi në lokalet e Tiranës. Pas kontrolleve të policisë u sekuestruan 11 mijë doza ekstazi gati për shitje. ‘Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë, Komisionin Diciplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast. Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Lëvizja VETËVENDOSJE!…
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Siar Kontin, autorin e djegies së automjetit tip “Ferrari” në pronësi të babait të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy”. Për 17-vjeçarin nga Vlora, që dyshohet se e ndihmoi Kontin duke hedhur benzinë në pjesën e parme të automjetit luksoz u vendos masa e sigurisë personale “Detyrim paraqitje” Ngjarja ka ndodhur më 6 gusht 2023 në Durrës. Më 11 gusht 2023, policia njoftoi arrestimin e shtetasit Siar Konti, nga Vlora, si autor i zjarrvënies në automjetin luksoz të markës Ferrari, me të cilin Noizy është shfaqur disa herë në…
Dhuna e paprecedentë që trondit Ekuadorin i ka marrë jetën një lideri tjetër politik, duke e çuar numrin e vrasjeve të lidhura me politikën në katër javët e fundit në tre, përfshirë atë të një kandidati presidencial. Vrasja fatale e Pedro Briones, një organizator i Revolucionit Qytetar, partia e ish-presidentit Rafael Correa, u konfirmua nga Luisa González, kryesuesja në zgjedhjet speciale presidenciale të së dielës dhe anëtare e së njëjtës parti. “Ekuadori po përjeton epokën e tij më të përgjakshme”, shkroi González në Twitter. “Një përqafim i përzemërt për familjen e kolegut Pedro Briones, të rënë nga duart e dhunës.” Vrasja e…
Pas pesë orësh kërkime, polumbarët e Shkodrës kanë gjetur në lumin Buna trupin e pajetë të 75-vjeçarit. Ai dyshohej se ishte vetëmbytur në lumë, ndërsa nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e të moshuarit. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen me prova rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Gjykata e Durrësit la të lirë emigrantin shqiptar që u kap me mbi 100 mijë paund në portin e Durrësit. Për Diafet Palushin 30 vjeç u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, ndërsa hetimet për mosdeklarim të të hollave në kufi vazhdojnë. Palushi u arrestua gjatë operacionit policor të koduar “Fluksi 3”, disa ditë më parë në portin e Durrësit. 30-vjeçari, i cili vinte nga Anglia u arrestua sipas policisë pasi kishte fshehur në çantën e dorës 100 460 paund, me qëllim futjen e tyre në Shqipëri, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi”. Ai ka deklaruar se sasinë e…
Pensionistët do të përfitojnë shpërblim me vlerë 5000 lekë në muajin shtator. Përveç tij, qeveria pritet të rrisë pensionet sipas nivelit të inflacionit në vend. Pensionet në muajin shtator do të pësojnë ndryshimin e radhës, që do të llogarititet me rritjen e çmimeve të këtij viti. Pra, ato do të indeksohen dhe nësë shohim inflacionin, ai rezulton në 7 muajt e parë të vitit në një nivel mesatar 5.2%. Por, do të jetë qeveria ajo që do të caktojë masën e përgjithshme të rritjes së përfitimit. Shqipëria numëron rreth 685 mijë njerëz që përfitojnë pensione pleqërie ose pensione të tjera.