Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Mënyra më e mirë për të shuar etjen

12:22 / August 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
How Much Water Should You Drink Per Day
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Uji është strategjia më e mirë për të siguruar hidratimin e duhur, veçanërisht në verë dhe të gjitha fushatat dhe udhëzimet kundër valëve të të nxehtit këmbëngulin që të pimë sa më shpesh ujë. Ka disa aspekte që lidhen me konsumin e tij që duhen “akorduar” për të përfituar maksimumin prej tij si opsioni i preferuar për të rihidratuar dhe freskuar trupin, siç thotë Guadalupe Blay, drejtuese e Endokrinologjisë dhe Ushqyerjes së Shoqatës Spanjolle e Mjekëve të Përgjithshëm dhe të Familjes (SEMG).

“Uji duhet të konsumohet në një temperaturë ndërmjet 15 dhe 20ºC (domethënë në temperaturën e dhomës). Pirja e tij shumë e ftohtë favorizon zbrazjen e stomakut dhe gjithashtu bën që trupi të përpiqet të përshtatet me temperaturën e arritur pas pirjes së ujit nëse është shumë i ftohtë. Pasoja e kësaj është se do të na duhet më shumë kohë për t’u hidratuar, sepse ai arrin në qarkullimin e gjakut më vonë”.

Lidhur me sasinë e ujit që duhet pirë, Dr. Bay shpjegon se kjo varet nga karakteristikat e çdo personi (nëse jeni burrë apo grua, pesha juaj trupore…), “por rekomandimi i përgjithshëm është afërsisht 8 gota ujë në ditë, edhe pse padyshim në raste të caktuara, siç janë gratë shtatzëna, nëse bëhen ushtrime fizike ose te personat që janë në një situatë vulnerabiliteti, konsumi duhet të jetë pak më i lartë. Në pjesën tjetër të popullsisë, mesatarja e përgjithshme është tre litra e gjysmë në ditë për burrat dhe dy litra e gjysmë për gratë”.

Uji i gazuar është një pije që preferohet shumë, me njerëz të cilët gjejnë një alternativë për pijet alkoolike, për shembull. Për Guadalupe Blay, është një zgjedhje shumë e rekomanduar: “Është një pije freskuese e cila prodhon ngopje, ndihmon në tretjen e proteinave dhe është një opsion i mirë kur doni të humbni peshë. Megjithatë, te personat me patologji gastrointestinale (sëmundja e Crohn, sëmundja celiac ose koliti ulceroz) uji i gazuar mund të favorizojë ënjtjen e barkut”.

water
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.